• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Baste, alkool e drogë në burgje, zbardhet skema e aktivitetit të paligjshëm në sytë e gardianëve

by A R
03/02/2022 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dosja e mega-operacionit që u zhvillua në Elbasan ku ranë në pranga 28 persona mes tyre policë të burgjeve, biznesmenë dhe të dënuar. Në dokumente janë të zbardhura fakte se si të dënuarit në burgun e Drenovës gjatë fundit të vitit 2020 dhe 2021, ata vendosnin baste sportive, organizonin festa me alkool dhe drogë. Festa është organizuar nga i burgosuri Leo Osmani, që kishte arritur nëpërmjet korrupsionit të punonjësve të policisë së burgjeve të fuste alkool dhe dogë në qeli.

Në dokumente theksohet se edhe pse gardianët përgjegjës në atë sektor kanë parë çdo gjë, nuk kanë vepruar për të ndërprerë festën. Sendet e paligjshme, përfshirë edhe ato për zhvillimin e basteve sportive, i ka futur në burg Aleksandër Alibashi, një biznesmen në Vlorë që merrte urdhrat nga Aleksandër Llanaj. Alibashi i ka futur sendet e paligjshme në burg me ndihmën e punonjësit të policisë së burgjeve Ilia Beshollari. Po ashtu sipas dosjes Alibashi i vendoste baste sportive në lokalin në pronësi të tij në qytetin e Vlorës. Llanaj komunikonte më shpesh me të dashurën e tij.

Ajo kujdesej për të vendosur bastet sportive të të dashurit, por edhe shokëve të tij të burgut. Komunikimi, sipas dosjes hetimore, bëhej nëpërmjet numrave telefonikë të ndryshëm. Po ashtu në dokumente thuhet se Veli Bici, kur ushtronte detyrën në burgun e Peqinit, ai bisedon me të dënuarin Arben Grori, ku të cilit dyshohet se i jep informacione në lidhje me kontrollin e dhomave.

Gazment Braka ose Gaxhai, Aleksandër Sinani dhe Arben Grori, nëpërmjet lidhjeve që kishin me gardianët dhe po ashtu nëpërmjet ryshfetit, kanë mbajtur celularë në qelitë e tyre.  Sipas dosjes hetimore, punonjësit e policisë në burgun e Peqinit i ndihmonin të dënuarit që të fusnin sende të kundraligjshme dhe t’i fshihnin ata në momentin që kryhej kontroll.

Po ashtu, organi i akuzës në Elbasan bën me dije se punonjësit e policisë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, nuk kanë zbatuar rregulloren dhe nuk kanë kontrolluar qelitë e të dënuarve. Gjithashtu greva e urisë nisi nga Genci Balla, i cili ka shumë ndikim tek të dënuarit e tjerë. Nëpërmjet celularëve të jashtëligjshëm ata dhanë informacion edhe në burgjet e tjera. Ndërsa për sa i përket paraburgimit të Elbasanit, personi kyç ishte Gentjan Gjata cili kishte biznesin brenda këtij institucioni.

Ai kishte kontakte me të paraburgosurit dhe merrte nga ata porosi për të ndryshuar qelitë apo për t’i favorizuar në paraburgim. Gjata në bashkëpunim me Hysni Ndreun me detyrë Shef i Paraburgimit Elbasan, u dërgonin të dënuarve sende që ju duheshin dhe alkool. Shumat e parave sipas përgjimeve varionin nga 200 mijë Lekë osë 300 Euro për të ndryshuar qelinë. 28 të prangosurit pritet të përballen me gjykatën për caktim të masës së sigurisë.

/a.r

Next Post
Replikat/ Shtatë taksat e përfshira në çmimin e naftës? Rama sqaron qytetarin

Replikat/ Shtatë taksat e përfshira në çmimin e naftës? Rama sqaron qytetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com