• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Basir Bushkashi, poeti që u ndëshkua se kritikoi komunizmin

by A R
13/01/2024 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sa kalon koha unë bindem se Basir Bushkashi është një poet i veçantë i natyrës, dashurisë dhe marrëdhënieve njerëzore në shoqëri. Poezia e tij impresioniste është një gërshetim i traditës me modernen dhe reflekton me çiltërsi artistike shqetësimet e njeriut të kohës”

Kështu shkruante Dritëro Agolli, për aq sa mund të njihte rreth këtij personazhi. Një personazh me rol të fuqishëm në lexuesin shqiptar. Të imponon të bukurën në vargje dhe edukimin në bankat e shkollës. Një mësues, shkrimtar.

Njohja ime e parë me Basirin, ishte përmes shkollës time. Ishte ‘Dita Ndërkombëtare e Librit’, ai vjen dhe për të do të lexoheshin vetëm poezi të shkruara prej tij.

E kisha njohur më parë përmes ekranit kur ai promovonte ndonjë prej librave me poezi.

Mbaj mend atë ditë, mori mikrofonin, dhe me krenarinë prej matjani u drejtohej të ftuarve: “E dini që xhami i parë ka mbërritur në Mat, prej Stambolli? Po, e sjell dikush dhe e vendos në dritaren e tij dhe t’gjithë habiten. Hapet fjala.. ‘filani’ ka sjellë diçka të re që kur bie shi s’futet brenda, kur fryn erë s’ futet brenda, por dritën e depërton.”

Njerëzia qeshte. Qeshte me paditurinë e njerëzve të asokohe.

Kësaj radhe vendosa ta takoj vetë. Dhe sigurisht ashtu bëmë. Më kishin thënë që i pëlqente shumë rakia. Ulemi dhe sigurisht vendosi një ‘teke’ para.

Është koha të them se doja të dija disa gjëra të thjeshta mbi të. Ku lindin poetët?

Duke lënë mënjanë modestinë, dhe me maft thjeshtësi më thotë se, poetët lindin kudo, mjafton shpirti të kërkojë të bukurën. “Nëse ti po del në konstatimin, a kërkoj unë të bukurën? Po kë të drejtë. Poezia lind me shpirtin.”

1 Mars 1953, i lindur me pranverën, më rrëfen se kreu një arsim si çdo nxënës i asaj kohe, në Mallunxë, një fshat mbi qytetinn e Burrelit, e më tej në Burrel vetë.

Përciptazi më tregon se si mbaroi studimet e larta në fakultetin Histori-Filologji, në degën Gjuhë-Letërsi. E pas diplomimit më 1976, nisi punën e tij në shkolla të ndryshme. Kurdoherë, një fshat i ri, duke ndryshuar kështu disa deri në 1922-in, ku përfundimisht u vendos në një nga gjimnazet më të rëndësishme të qytetit të Burrelit.

Megjithatë, duket se poezia i intereson mjaft sepse vazhdon ma shpjegon se nuk e mësoi në shkollë.

Poezitë e para i përkasin periudhës së vogëlisë së tij.

Gjatë bisedës, më referohet gjithnjë me vargje. Edhe për këtë që do rrëfej tani.

Zëdhënës i njeriut të thjeshtë, dhe kur them këtë mbani parasysh, se përvoja e hidhur e tij lidhej me sistemin komunist.

Basiri shprehte pakënaqësime gojë dhe shkrim. Këtë ma kishin rrëfyer të tjerë, e kur e pyes për konfirmim, nuk bën asgjë tjetër veçse më rradhit disa vargje:

Xhepashpuar,

Shpresashuar,

Mbetëm,

Si shumicë

Eh!

Mbi zverkun tonë,

Majmet një pakicë…

Në këtë mënyrë dukë shprehur pakënaqësi të tillla, jo fshehurazi por hapur tij, e çoi drejt ndëshkimit. Kritika të tilla i kushtuan edhe degëdisjen drejt minierave të Kromit.

Por, kjo s’do ta ndalonte aspak të merrej me poezinë, publicistikën në fushë e prozës, me tregimet.

Vetëm në 1986, Basiri hodhi vëllimin e parë poetik, “Kur nisim udhët”. Poezitë e tij të përfshira në antologji të ndryshme, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Maqedoninë e Veriut.

Më tej kur e pyes për jetën pedagogjike shprehet: “Përgjatë 42-viteve, ruaj mbresa të shkëlqyera nga puna, bile këtë e kam shprehur kështu:

Fëmijëria ime e shkuar,

Rinia ime e ardhshme,

Nxënësit e mi.”

Nxënësit, thotë ai, i kanë dhënë dekoratën më të lartë të punës.

E kur kthehet sërish tek jeta e tij si një arsimtar më thekson tri parimet e rëndësishme të jetës së tij:

1-Mësuesi, vërtetë duhet të jetë i përgatitur për më të mirën e mundshme në lëndën e tij,

2-I komunikueshëm me nxënësit dhe objektiv në vlerësim, sepse mësuesi i vërtetë nuk është tregtar notash.

Kur përmend parimet, i penduar më thotë që ka patur raste që petku i arsimtarit i është hequr para tabelës. Ç’ka do të thotë që ka ndodhur edhe ta humbase ekuibrin pedagogjik.

Nëse do e njihnit Basirin nga afër në një kafene, s’do e kishit bërë kurrë lidhjen me shpirtin e tij poetik. Ndër ato vargje ai shfaqet më rinor se ç’mund të ketë qenë vërtetë.

Duke qeshur më thotë se ai përpiqet të zhbirojë sekretet e vetë jetës, si një biologji në vargje. Duke më folur për poezinë, më premtoi dhe një libër me shënimin e tij. Më dhuroi “Mimozat e Kujtimeve” në fund.

2019-ta kishte ardhur me një muzë për të. Në këtë mënyrë më tregon me lëvdata se ka hedhur në treg botimin e 12-të.

Mbaroi tekeja parë. E ftoj të marrë një të dytë, dhe refuzimi ishte jashtë çdo alternative.

Duke folur për artin e tij poetik, duke më treguar shkrimet e tij të fundit, kuptoj se është një ndër rastet e rralla që shprehet tridimensional, edhe në letërsinë botërore. Kam dëgjuar dhjetra histori që përkonin me respektin e ish-nxënësve të tij për.

Ndër këto biseda u detyruam ta linim tavolinën tonë dhe u nisëm drejt “Mimozave te kujtimeve.”

Nga Bionelda Skonja

Next Post
Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje/ SHBA paralajmëron anijet: Qëndroni larg Detit të Kuq

Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje/ SHBA paralajmëron anijet: Qëndroni larg Detit të Kuq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com