• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bashkuan votat me Ramën”/ Berisha: Basha të regjistrohet “pentito” e “të zbardhë” të vërtetën për paratë ruse! Ndaj Metës, “gjueti shtrigash”

by Java News
24/10/2022 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se ish-kryedemokrati Lulzim Basha duhet të shkojë si i penduar para drejtësisë dhe të sqarojë të vërtetën për paratë ruse.

Berisha tha se ka të dhëna të besueshme se Basha ka marrë financime ruse gjatë fushatës.

Nga ana tjetër, sipas Berishës, bashkimi i votave të disa deputetëve demokrat në Kuvend me Edi Ramën është “gjueti shtrigash” ndaj Ilir Metës.

Ai shtoi se për këtë çështje duhet të vendosë gjykata, pasi asnjë ligj nuk mund të rrëzoi dy certifikatat e mëparshme që Meta ka marrë.

“Ky tren nuk ndalet dhe do çojë PD dhe opozitën në fitore. Lulzim Basha duhet të sqarohet pasi raportin ma solli vetë ish-ambasadori amerikan Donald Lu. Raporti që ka gjetur se PD është financuar me para ruse. Basha duhet të shkojë në polici e rë regjistrohet “Pentito”.

Vetëm të zbardhë të vërtetën. Sepse askush nuk mund ta besojë më. Eksponentë të diasporës më kanë thënë se ne kemi firmosur për hir të PD-së që kemi dhënë para. Kurse për Metën është gjah shtrigash. Personi që thuhet se është paditur nga Ilir Meta thotë se s’ka pasur asnjë diskutim me të.

Dokumentat duhet të çohen në Gjykatë. Qeveria ime ka bërë një gabim. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi, sepse nuk mund të të hiqet ty një e drejtë administrative në bazë të ligjit. Se cila është e vërteta e nxjerr gjykata. Siguria juridike nuk mund të cënohet kurrë në këtë mënyrë. Në këtë kontekst, në qoftë se Edi Rama ka materiale për Ilir Metën, le të shkojë në gjykatë.

Ne kemi në Parlament ligjin e Lustracionit. Çfarë bëri Edi Rama bashkë me këta që e votuan ligjin. Bënë një gabim. Të pretendosh se po mbron të drejtat e të përndejurve duke votuar amendament bashkë me Edi Ramën, do të thotë të tallesh me veten.

Rama u’a tha në sy: Nuk ka lustracion. Në qoftë se ti do të bësh dekomunistizim, të heqësh nga funksionet të gjithë ata që kanë qenë funksionar të asaj kohe unë jam dakord. Prandaj e përzunë Simon Mirakën. Një dokument që pashë unë që ishte firmosur nga pesë komisioner tregonte çvlerësimin e komisionit dhe atë që ai i bëri vetes së vetë. Demokratët janë për lustracionin dhe dekomunistizimin. Të bashkosh votat me Edi Ramën nuk besoj se tregon opozitarizëm.

Ata që besojnë se ligjin e kaluan vetë ata mendojnë se shohin veshin pa pasqyrë. Ata nuk mbrojtën ligjin për lustracionin. Ne kemi patur ligj për lustracionin në vitin 2008, ku çdo qytetar mund të shihte dosjen e tij dhe të merrte vendime të tjera”, u shpreh Berisha./m.j

Next Post
Alibeaj negociata “dopio”?! Noka: Dhimbje për demokratët nëse bën lojë me ne dhe është korrekt me Ballën

Alibeaj negociata "dopio"?! Noka: Dhimbje për demokratët nëse bën lojë me ne dhe është korrekt me Ballën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In