• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkitë e reja, kuota financimi jo mbi 30% për tremujor

by A R
26/01/2016 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkitë e reja duhet të tërheqin financimin e qeverisë në formën e një grantit të pakushtëzuar sipas kuotave me bazë tremujore që ka përcaktuar Ministria e Financave.

Kështu për bashkitë dhe qarqet në tremujorin e parë mund të disburësohen vetem 30% të fondeve, në tremujorin e dytë 25 %, në të tretin 23% dhe në të katërtin 22%.

Kur njësia e qeverisjes vendore kërkon avancim të limitit tremujor të transfertës së pakushtëzuar, duhet t’i drejtojë zyrtarisht Nëpunësit të Parë Autorizues një kërkesë të argumentuar për avancim fondi. Nëpunësi i Parë Autorizues pas marrjes së kërkesës nga njësia e qeverisjes vendore bën vlerësimin e kërkesës dhe vendos për avancimin ose jo të fondeve, sqaron Ministria e Financave.

Fondet e papërdorura të transfertës së pakushtëzuar të trashëguar nga viti 2015, janë regjistruar në një kapitull të veçantë, për t‟iu shtuar fondeve të transfertës nga qeverisja qendrore për vitin 2016.

Çdo njësi e qeverisjes vendore rishikon dhe përgatit buxhetin përfundimtar për miratim në Këshillin e saj. Buxheti i miratuar nga Këshilli, depozitohet në Ministrinë e Financave sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin e ministrit të Financave “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit”.

Në detajimin e planit për investime me projekte përdoret Kod i specifikuar me emërtimin e projektit përkatës.

Ministria e Financave ka ndarë 11.8 miliardë lekë kete vit në formën e grantit të pakushtëzuar për njësitë e reja të qeverisjes vendore (NJQV), ku pjesën më të madhe të fondit e kanë marrë bashkitë e mëdha për shkak të numrit të madh të popullsisë që administrojnë.

Sipas formulës se re që aplikoi Ministria e Financave këtë vit për ndarjen e grantit, ky financim nga buxheti qendror duhet t’u sigurojë NJQV-ve diferencën mes kostos së ushtrimit të funksioneve (nevojat për shpenzime) dhe të ardhurave që ato krijojnë në mënyrë të pavarur (kapaciteti fiskal).

Duke qenë se NJQV-të janë të ndryshëm për sa i përket nevojave dhe kapacitetit fiskal, në një sistem efikas dhe të barabartë të ndarjes së transfertës së pakushtëzuar duhet të merren parasysh diferencat tek të dy dimensionet.

Pjesa më e madhe e fondeve i ka takuar bashkisë së Tiranës, e cila ka marrë 12.9 për qind të grantit të 2016 ose mbi 1.5 miliardë lekë. Vlerat e larta të financimit shpërndahen edhe për bashkitë e tjera të mëdha. Njësia e re e Durrësit financohet me 4,8 për qind të fondit total ose me 573 milionë lekë, bashkia e Elbasanit ka marrë 489 milionë lekë ose 4.2 për qind të totalit dhe Bashkia e Fierit ka marrë 419 milionë lekë ose 3.5 për qind të totalit. Fondet më të ulta kanë marrë bashkitë e vogla, si ato të Delvinës, Cërrikut, Memaliajt etj.

MONITOR

Next Post

Di Caprion dhe Rihanna, zbulohen fotot me 'french kiss'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

Virusi ‘Nipah’ jo rrezik imediat për Shqipërinë, Bino: Nuk përhapet nga ajri

January 30, 2026
Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

Petro Luarasi “ngel” në bukurshkrim

January 30, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Pse “non grata” e Sali Berishës nuk hiqet me lobim

January 30, 2026
Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

Tragjedi në metronë e Hamburgut / Një burrë tërheq 18-vjeçaren para shinave të trenit, të dy të vdekur

January 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Bashkimi rreth Berishës e bën edhe PD-në, edhe opozitën më të vogël

January 30, 2026
Përplasje mes Komisionit Xhafaj dhe SPAK/ Prokuroria e Posaçme refuzon…

Përplasje mes Komisionit Xhafaj dhe SPAK/ Prokuroria e Posaçme refuzon…

January 30, 2026
Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike

January 30, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Kryedemokrati, misionar i Serbisë”/ Avokati: Berisha mbrohet nga 3 mijë kriminelët që ka në organizatën e tij në PD!

January 30, 2026
Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

Alibia e humbjes? Pse PD nuk tregon si e do ndarjen territoriale?

January 30, 2026
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 shkurt Forumin e Korridorit VIII, arteries strategjike të sigurisë europiane

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In