• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bashkimi” që kërkon të fshehë humbësin

by Mero Baze
18/10/2022 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Opozita më në fund ka gjetur qetësinë e saj. Nuk është qetësi që vjen nga ndjenja e bashkimit për fitore, por e fshehjes së humbësit. Të dy palët ndjehen të lehtësuar që tani askush nuk do fajësojë tjetrin kur të humbasin, pasi “u bashkuan”.

Loja e “bashkimit” që po luajnë të dy palët kundër njëra- tjetrës, në të vërtetë është një lojë e nisur nga Berisha. Ai e nisi me shpresë që pala tjetër do refuzonte të fliste me të dhe ai e kishte kësisoj gati armikun e humbjes.

Por pala tjetër ca nga mungesa e qartësisë politike dhe të ardhmes së saj, ca nga komplekset që kanë ndaj Berishës, tani u përfshinë në lojën e “bashkimit”. Dhe ngjajnë kaq të lumtur të dy palët.

Por problemi që ka PD është se bashkimi nuk e zmadhon elektoratin e saj, por e bën më të dobët. Për gati një vit, Sali Berisha ka helmuar mjedisin politik në PD për interes të vet, dhe njerëzit janë përleshur me njëri- tjetrin për shkak të tij.

Në bazë, atje ku duket sikur “bashkimi” po ndodh, në fakt ndarja është më e madhe. Paloka me Gaz Bardhin mund të pinë kafe bashkë, por ai demokrati që ka mbështetur Bardhin në Elbasan, me atë që ka mbështetur Berishën, janë në armiqësi tanimë.

Njësoj është në shumicën e qyteteve në vend. PD është një çift në divorc, por që nuk ka bërë akoma gjyqin e ndarjes.

Kjo fushata e “bashkimit’ i ngjan asaj seancës paraprake në gjykatë që do të pajtojë çiftin, por që nuk funksionon. E vetmja vlerë e kësaj është se një ditë pas zgjedhjeve, të dy palët do thonë, “ne e bëmë tonën”.

Dhe beteja do fillojë nga e para.

Madje ka gjasa që beteja të nisë nga kandidatët që do të zgjedhin, pasi do të duhet të ruhen dhe aty balancat mes dy palëve.

Sidoqoftë tani askush nuk do t’i japë tjetrit arsye për t’u fajësuar për humbjen. Dhe duke qenë se po shkojnë drejt zgjedhjeve me objektiv si të justifikojnë humbjen, “bashkimi” i tyre thjesht është një shpresë e Berishës për të fshehur përgjegjësinë e vërtet të humbjes. Ose ta ndajë bashkë me armiqtë e tij.

Next Post
“Shkollat për ibret, nga jashtë me bojë pink, brenda pa të mbathura”/ Deputeti i Lushnjës: Studentët s’kanë lekë as për një sufllaqe

Kush do e mbajë vulën në PD? Deputeti i Lushnjes: Fjala e burrit më e shtrenjtë sesa vendimet e gjykatës

Comments 1

  1. Selma Buçko says:
    3 years ago

    Kjo puna e PD-së, është si puna e burrit apo gruas, që kap partnerin në flagrancë, dhe mundohen të ndahen – mbasi janë rrahur e gjakosur nëpër publik – por janë futur avokatët në mes, për të bërë ndarjen të butë, sidomos kush do të marrë shtëpinë e kush do të marrë vulën dhe emrin….
    Si puna e Gridës që shkërdhehet me Sali-anën (fotokopje e keqe e Saliut origjinal) publikisht e pastaj e ndan burri, dhe këtej hiqet si shën Mëria, si virgjereshë duke ia lëpirë Saliut origjinal, çka ai ka, poshtë në mes të këmbëve…..

    Reply

Leave a Reply to Selma Buçko Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In