• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi nuk mbeti në llum

by Frrok Çupi
23/11/2020 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

Dera e zyrës së madhe, thuajse sallë mbledhjesh, kërciste në çdo dy minuta, por ata nuk po vinin. Liderët e rinj të politikës thuajse nuk prisnin asgjë tjetër. Që në mëngjes, dy të dërguar special të PD, ishin dërguar në Shkodër. Kishte të dhëna se atë ditë Shkodra do të mbytej në gjak; ishe fillm i vitit 1991. Nata e ftohtë i kishte kapluar në lodhje të gjithë anëtarët e udhëheqjes së PD, në atë zyrë të madhe në Rrugën e Kavajës. Pritej të vinin ata të dy, nëse nuk vinin edhe pak- nuk do të vinin kurrë më; atëherë puna do të ishte keq në Shkodër.

Por papritur dera ra me një trokitje tjetër, më të kujdesshme. Ata erdhën. I pari hyri Blerimi (Çela). Ndërsa Bashkim Kopliku u ul në një nga karriget, Blerimi mbeti më këmbë dhe nisi të flasë: “Ça të them!…”, tha. “Më mirë të ishim vrarë ne!”- tha Blerimi, dhe lëshoi një lum psherëtimash.

-Kurrë nuk ia shpërblejmë partisë, kurrë! Çfarë i kemi bërë ne Partisë, nuk ia shpërblejmë kurrë!-, fliste ai e qëndronte më këmbë.

-Fol pra- i tha Gramozi, me zërin që i bëhej më shumë si ndërhunë kur bëhej nervoz apo kur ia shpifte dikush. ‘Çfarë partie na thua, prapë në Partinë e Punës je ti!?’

-… Makina!- tha Blerimi, duke e lëshuar frymën si të ishte një kacek.

Makina e PD me të cilën po udhëtonin Bashkimi dhe Blerimi, ishte përplasur nga treni te ‘ shinat e Kamzës’. Makina ishte copëtuar, por të dy shpëtuan pa asgjë. ‘Ishte makina më e mirë e PD!’, qante e i lutej Partisë, Blerimi. PD sapo kishte marrë dhuratë 7 makina të vjetra nga biznesmeni kosovar në Zvicër, Hajdin Sejdia; dhe vërtet ajo ishte makina më e mirë që ruhej për kryetarin e PD.

Po ndërsa Bletimi i falej partisë si një komunist i devotshëm, të tjerët në kryesi, ‘kopilë’, e morën në dorë situatën komike. Merr fjalën Shahini, Shahin Kadare, vëllai i të vëllait dhe bir mençurie:

-Blerim, a nuk gëzohesh se sot ka shpëtuar Shqipëria?!

Blerimi u mahnit komplet

‘Po, po!, ka ahpëtuar Shqipëria, se po të ishit vrarë ju, këtu do të niste lufta civile. Ne demokratët do të thonim ‘na i vrau Sigurimi’, ndërsa komunistët do të thonin ‘i vrau Demokratikja’

-Mooos! Kurrë nuk ia bëj Shqipërisë këtë gjë, le të vdes unë!- tha Blerimi,- ndërsa plasi e qeshura me kokë ulur në atë sallë…

Bashkim Kopliku kishte gjetur një karrige në cep dhe përpiqej të futej sa më thellë që të mos e shikonte njeri me atë çfarë po thoshte bashkudhëtari i tij.

Gjithë jetën e tij politike, Bashkimi qëndroi me zor, shumë ngushtë, në pisllëkun e partisë. Nuk i kreu disa detyra shumë të rëndësishme që i caktoi Partia:

Nuk i rrahu as i vrau kundërshtarët e Berishës brenda në PD, as Gramozin, as Azemin, as mua… kurrë, megjithë presionin që do të kishte pasur. Kjo e para, por që e shembi politikisht saqë sot PD nuk i bën një kurorë fjalësh në ditën e  vdekjes.

E dyta, nuk doli në fshatrat e Veriut në mars 1997 për të mbledhur militantë, t’i armatoste dhe t’i dërgonte në luftë kundër popullsisë në Vlorë.

Po kot! Më mirë ta kishte bërë Bashkimi pisllëkun se ata që e bënë.

Gjithmonë ka a të tjerë që e bëjnë punën e pistë. ‘Kopilëve’ në PD dhe popullit në Jug iu sulën Tritani, Safeti, Gazidede, Spahia…, nuk e gjeti gjë ‘makinën’ e PD që ushtroi dhunë dhe bëri pis njerëz, pse nuk desh Bashkimi.

Next Post
Ndërron jetë 25-vjeçari nga Covid, ishte shumë i fizikshëm

Ndërron jetë 25-vjeçari nga Covid, ishte shumë i fizikshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In