• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi një iluzion/ Zëdhënësja e PD: Kompania e Kapllanajt ka fituar miliona euro nga regjimi i Ramës! I kujtojmë atij dhe Alibashës se…!

by Java News
13/07/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka publikuar disa dokumente, që sipas saj tregojnë se kompania e Agron Kapllanajt, ish-kryebashkiakut të Mallakastres ka fituar shumë tendera.

Sipas dokumenteve, kompania e Kapllanatj renditet nder 11 kompanitë e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti.

“Me këtë rast, i kujtojmë Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojmë me poshtë, gjenden dhjetëra e dhjetëra tendera me vlere dhjetëra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama”, shkruan Garo.

REAGIMI I FLORIANA GAROS

“Lidhur me mohimin e tenderave te fituar nga firma e Kapllan Pallatit nga regjimi i Edi Rames!

Dje, me nje status si te shkruar nga Alibasha, Kapllan Pallati reagoi ndaj deklaratës se Kryetarit te PD ne emisionin Open, ne te cilin ai akuzoi Alibasho-opoziten, ne rastin konkret Kapllan Pallatin, si opozite tendermenesh te qeverise Rama.

Ai jo vetem mohoi dhjetra e dhjetra tendera qe kompania e tij familjare ka fituar si shperblim per opozitarizmin e forte nga regjimi i Edi Rames, por kercenoi edhe me padi ne gjykata.

Me kete rast, i kujtojme Kapllan Pallatit dhe Alibashes se tij se ne fotot e faqeve qe po postojme me poshte, gjenden dhjetra e dhjetra tendera me vlere dhjetra miliona euro te fituara nga firma e tij familjare nga regjimi Rama. Gjithashtu, me poshte do te gjeni edhe tabelen e nje studimi ne te cilen kjo kompani renditet nder 11 kompanite e klienteles se Rames ne raport me tenderat e fituar nga pushteti”.

REAGIMI I KAPLLANAJT

Nje dite me parë, ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj iu  përgjigjur akuzave te bera nga ish kryeministri Berisha në emisionin “Open” në News24, i cili tha se ka fituar 97 tendera dhe para me thasë nga tenderat dhe inceneratorët.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Kapllanaj e quan kreun e PD, mashtrues, ndersa i drejtohet me fjalët “Dëgjo këtu ti, Sali Berisha! Mua do të më kesh përballë, deri ditën që ti do të shporresh dhe të çlirosh nga pengmarrja Partinë Demokratike!”

AKUZAT E BERISHES

Sali Berisha ka akuzuar ish-kryetarin e degës së PD në Mallakastër, Agron Kapllanajn se ka fituar me kompaninë e tij, para nga inceneratorët. Sipas Berishës, Kapllanaj është njeri shumë i besuar i Enkelejd Alibeajt.

“Një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, “Kapllan pallati” ka fituar 97 tendera. Ka fituar para me thasë nga inceneratorët. Njeriu më i afërt në botë i Alibeajt pas të shoqes. Ka marrë para me thes nga inceneratorët. Ti tregon se nuk ke asnjë lloj principi. Si mund të përdoresh si përfaqësues opozite. A ke minimumin e njerëzisë. Qytetarët shqiptarë shkojnë blejnë 30% më lirë se këtu. Albin Kurti është i majtë, por borde nafte dhe ushqimesh nuk ka vendosur. Maqedonia s’ka borde”, tha Berisha ne emisionin “Open”./m.j

 

 

 

Next Post
“Albin rrenci”/ Haradinaj: Kam besuar se Kurti do të ishte zgjidhja e duhur, por jam i zhgënjyer

"Albin rrenci"/ Haradinaj: Kam besuar se Kurti do të ishte zgjidhja e duhur, por jam i zhgënjyer

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In