• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkimi Evropian, 3.2 milionë euro për Serbinë

by Java News
20/08/2015 00:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian në gjashtë muajt e ardhshëm deri në një vit do t’i ofrojë ndihmë Serbisë për pranimin e emigrantëve dhe për këtë do të ndajë 3,2 milionë euro, ka thënë të mërkurën në Preshevë zëvendës shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Oskar Benedikt.

“BE veç sot ka bërë hapin e parë në Bruksel duke i ndarë 150 mijë euro për sigurimin artikujve ushqimor dhe higjienik në Qendrën e pranimit, të cilat do të jenë të mjaftueshme për rreth 70.000 emigrantë të cilët pritet në tre muajt e ardhshëm”, i ka thënë Benedikt gazetarëve, pas vizitës së bërë në Qendrën për pranim të emigrantëve, duke shtuar se kjo ndihmë do t’u ofrohet përmes Kryqit të Kuq, transmeton Titulli.com.

Veç kësaj, është vendosur që një ndihmë t’i drejtohet edhe vetëqeverisjes lokale dhe Qendrës për pranim në Preshevë, mjete këto që do të shfrytëzohen vetëm për grumbullimin e mbeturinave, ka shtuar ai.

Gjithashtu, sipas Benedikt, BE në bashkëpunim me organizatën për migrant IOM dhe UNHCR-në, është duke përgatitur projektin me vlerë prej 8 milionë eurosh, i cili i dedikohet Serbisë dhe Maqedonisë në lidhje me migrantët.

“Vetëm javën e kaluar 21.000 emigrantë kanë kaluar përmes Serbisë, që tregon se numri i njerëzve që vijnë nga vendet ku luftohet është në rritje”, ka shtuar Benedikt, duke nënvizuar se në Gjermani numri i emigrantëve pritet të arrijë deri në 750.000.

Zëvendës shefi i Bashkimit Evropian në Beograd, ka thënë se BE i është falënderuese autoriteteve dhe vetëqeverisjeve lokale për mënyrën përmes së cilës menaxhohen emigrantët, duke thënë se është i vetëdijshëm se asnjë nga ata nuk dëshiron të qëndrojë në Serbi.

Ai ka thënë se sot ka marrë informacionin se përmes Qendrës për pranim në Preshevë, vetëm muajin e kaluar kanë kaluar 30.000 emigrantë.

Gjatë qëndrimit në Preshevë, Benedikt i ka bërë thirrje Qeverisë së Serbisë që të bëjë përgatitjet e duhura me kohë për motin e ftohtë, pasi situata do të rëndohet edhe më shumë.

Next Post

Edhe milingonat në protestë për mbrojtjen e pyjeve në Amazonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com