• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi Europian, Vlahutin: Vetting-u, çelësi për zbatimin e ‘Reformës në Drejtësi’

by Java News
09/12/2016 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Romana Vlahutin, ambasadorja e BE në vendin tonë theksoi sot se ligji i Vetingut është çelësi i suksesit të reformës në drejtësi.

“Vetingu është çelësi për një reformë të suksesshme në gjyqësor. Ajo çka duhet të siguroj është që Vettingu të shohë faktet dhe efektet do të jenë të justifikuara. Do të jetë i bazuar vetëm mbi aftësitë profesionale. Pra është duke u shqyrtuar kushtetutshmëria e ligjit”.

Deklarata u bë në një forum që u mbajt sot me rastin e Ditës Ndërkombëtarë Kundër Korrupsionit.

“Komisioni i Venecias është pika kryesore  e referimit për të dhënë përgjigjen përfundimtare për Gjykatën Kushtetuese lidhur me ligjin e Vettingut, sepse reforma në gjyqësor duhet të implementohet dhe Shqipëria të bëjë hapin e radhës në BE dhe ky progres do të jetë në të mirë të qytetarëve”.

Lidhur me korrupsionin, ambasadorja duke kujtuar rekomandimet e Komisionit Europian tha se Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin në nivele të larta, duke përfshirë edhe politikanët. Kryetarja e delegacionit të BE tha gjithashtu se një rol në luftën kundër korrupsionit kanë qytetarët dhe media.

“Lufta kundë korrupsionit duhet të jetë brenda çdo qytetari. Media investigative duhet të bëjë raportime, kërkime mbi fakte dhe të dhëna. Ne duhet të mësojmë fëmijët se çfarë është korrupsioni dhe si ta luftojmë atë. Pra nëpërmjet edukimit ne duket të raportojmë pasojat e korrupsionit dhe të krijojmë një mjedis të ligjshëm.
Në raportin e fundit KE ka hartuar disa kushte të vecantë për Shqipërinë. I kërkon Shqipërisë të tregojë progres, duhet të luftojë korrupsionin në nivelet më të larta. Ky ka qenë një nga rekomandimet. Të  bëjë investime mbi prokurorë që kanë marrë çështje të caktuara.
I kërkohet Shqipërisë që të zbatojë ligjet e hartuara, të bëjë investigime edhe të korrupsionit në nivele të larta, pra edhe te politikanët. Gjithashtu i rekomandon Shqipërisë që partitë të bëjnë publike financimet e partive gjatë fushatës elektorale
”.

Romana Vlahutin, ambasadorja e BE

Kurse Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi njëherësh edhe koordinator për luftën kundër korrupsionit ka deklaruar se Vettingu përbën një mekanizëm të paprecedentë në historinë e institucioneve shqiptare.
“Shqipëria po përjeton një reformim të sistemit të drejtësisë. Krijimi i strukturave të posacme  për luftën kundër korrupsionit si SPAK dhe BKH është një lajm shpresëdhënës. Ndryshimet kushtetuese dhe miratimi i Vettingut përbën një mekanizëm të paprecedentë në historinë e institucioneve shqiptare dhe një realitet të ri në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Vetë fakti që segmente të politikës dhe të gjyqësorit kanë ushtruar një rezistencë të pamoral do të thoja tregon rëndësinë e këtyre ndryshimeve të cilat sfidojnë në mënyrë frontale status quonë e pandëshkueshmërisë në vendin tonë
Janë këto përpjekje të maxhorancës dhe të qeverisë që kanë ndikuar pozitivish në perceptimin e qytetarëve të anketuar si pjesë e barometrit të korrupsionit që e renditi venditn tonë ndër 4 vendet kanë bërë punën më të mirë
”.

ma.me

Next Post
(FOTO) Seksi dhe inteligjente, peruania Lisseth i bën të gjithë për vete

(FOTO) Seksi dhe inteligjente, peruania Lisseth i bën të gjithë për vete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

February 8, 2026
Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

Kishte fshehur 10 “Beretta” në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari

February 8, 2026
Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

Deklarata e Ramës për GJK, flet Berisha: Ai kërcënoi edhe Europën, të martën protestoni për atdheun

February 8, 2026
BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

February 8, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Gjykata Kushtetuese si parkim

February 8, 2026
Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

Nga Durrësi në Spanjë, vihet në pranga shqiptari i shpallur në kërkim prej më shumë se 20 vitesh

February 8, 2026
Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

Irani sfidon SHBA-në: Nuk heqim dorë nga pasurimi i uraniumit

February 8, 2026
Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

Vendimi për Ballukun, Meksi: Kur gjykata zgjedh barazimin, alarm serioz për reformën në drejtësi

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In