• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi doganor, Bregasi: Kosova, ndërhyrje klienteliste! Jaka: S’ka heqje barrierash

by Java News
27/11/2018 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i ‘Biznes Albania’ Luan Bregasi i ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’ teksa komentoi marrëveshjen doganore Shqipëri-Kosovë, theksoi se deri tani nuk ka lëvizur asnjë tarifë. Ai tha se nga qeveritarë kosovarë ka ndërhyrje klienteliste në politikat shqiptare.

“Kemi disa vite, u bë viti i 5 të mblidhen qeveritë tona. Ne si sipërmarrës i mbështesim këto iniciativa, për të lehtësuar nga pikëpamja burokratike bizneset tona, për të hequr barrierat jotarifore. 

Por unë mendoj se nuk ekzistojnë instrumente administrativ për të zgjidhur ato që firmosen nga pikëpamja politike. Ka vullnet politik, por kur mbaron mbledhja nuk bëhet asgjë. Nuk lëviz asnjë tarifë dhe nuk lëvizet asnjë barrierë. Në pikëpamjen time s’ka zgjidhje të vendimeve politike. 

Në pikëpamjen time, qeveria e Kosovës nuk është serioze në atë që vendos. Ne kemi vënë re shenja që disa qeveritarë (kosovarë) ndërhyjnë në politikat tona. Në rast se ka ndërhyrje klientesite, do të thotë se kemi zbatuar rregullat mes dy vendeve”, tha Bregasi.

Jaka: S’dëgjova për heqje barrierash

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, tha se, mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive mirëpriten nga bizneset, por në praktikë ato sipas tij nuk sjellin produkt. Po ashtu ai tha se nuk u dëgjua të flitej për heqje barrierash tarifore.

“Në normalitet ne i kemi pritur mbledhjet e qeverisë, por asnjëra nga ato s’kanë sjellë produkt. Nuk dëgjova heqje barrierash, por unifikimin doganor mes dy vendeve. Është hera e parë që bëhet. Por kemi një bashkim fizik, bashkim sportesh. Kemi dy çati, por dy sportele. Është diçka që akoma nuk e kuptojmë se çfarë është axhenda dhe objektivi. Ne e dimë që është hequr romingu, një kosto telefonike”, tha Jaka.

Ndërkohë, eksperti ekonomik, Adrian Civici deklaroi se me këtë marrëveshje u shpreh vullneti politik për bashkim doganor.

“Këtë herë barrierat doganore u lidhën me vendimin e qeverisë së Kosovës për të vënë 100 % taksë për mallrat serbe. Unifikimi i doganave është koncept i gjerë. Ne do bëjmë një doganë të përbashkët. Por nëse themi bashkim doganor, kërkon hapësirë të përbashkët ekonomike dhe eliminimi i doganës mes dy vendeve. Me bashkimin doganor fillon dhe elementi i bashkëpunimit ekonomi. 

Në këtë rast u bënë disa hapa lehtësuese. Po të kemi parasysh barrierat tregtare ne i kemi vuajtur. Shqipëria s’ka vuajtur në trageti me Kosovën. Por ka vuajtur në rastin e qumështin, që kanë të bëjmë me standarde të produktit. Ne në disa raste kemi edhe standarde ndërkombëtare. Në kuadrin e këtyre barrierave, tarifore, administrative, në këtë rast kishte vullnet politik. Mu duk më shumë reagim për atë që ndodhi me Serbinë”, tha Civici.

Next Post
Berisha flet si zëdhënës i PE: Tronditje nga Yaris, Bego, Hoxha, Gjura, Jaupllari

Pas sulmit ndaj Ramës, tërhiqet Berisha: Ja si bëhet bashkimi Shqipëri-Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In