• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkim Rama i vjen rreth Ballkanit

by Frrok Çupi
15/11/2021 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Bashkim Rama është diplomat dhe profesor i ndritur i Diplomacisë… Sa më shpesh që po e përdor këto kohë fjalën ’është’, miqtë më korrigjojnë: ‘ishte!, thuaj’; mendojnë se gabova. Nuk ka, veçse pak ditë, që Bashkimi shkoi, por unë e kam përjetuar ‘ikjen’ e tij disa herë më parë… Dhe tani nuk e quaj më.

Hera e fundit ka qenë në dimër. Isha mbledhur te një sobë në shtëpi, jashtë frynte si dreq e sillte fjolla bore; në Kukës e në Kosovë kishte bërë akull. Më duket se ishte edicioni i fundit i lajmeve kur nxjerr kokën një lajm i keq, por i turbullt: ‘Në fshatin Nangë të Kukësit një makinë tip Golf ka dalë nga rruga për shkak të ngricave. Drejtuesi i mjetit Bashkim Rama në gjendje të rëndë…’, tha lajmi. E dija se Bashkimi ishte në Kosovë, e dija edhe se ngiste një makinë të vjetër e të vogël si shkrepëse, por nuk e mbaja mend ‘Golf’ a diçka tjetër. Shkonte e vinte, me atë copë veturë- nga Struga, nga Tetova e Prishtina. Jepte leksione në Universitete atje. Në Strugë ishte rektor i Universitetit Ndërkombëtar. Jepte leksione edhe në Tiranë e në Prishtinë  mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Teorinë e Praktikën Diplomatike si dhe Teorinë e Sigurisë. (Kur ishim në humor të mirë, e cytsha: ‘ç’ne ti me Marrëdhëniet Ndërkombëtare? ‘Marrëdhëniet’ m’i ka dhënë Sofo Lazri, s’ka profesor tjetër…’.  Ai hiqte pak syzat, i fshinte ashtu kot pse ndihej si i zënë në faj para profesorit të madh të ‘Marrëdhënieve’). Ndërsa në Prishtinë kishte qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë për disa vite dhe nuk i ndahej shpirti…

Dy dekada në shërbim diplomatik të Republikës së Shqipërisë, nga Gjermania në Sofje e në Prishtinë.

… Por kështu endej, sa për leksione, aq edhe për arsye të mbijetesës, diplomati Bashkim Rama. Atë natë që dëgjova lajmin e frikshëm, atë natë për ca kohë harrova që ai kishte telefon me vete. Pastaj e mora… e mora prapë… Përgjigjej vetëm asistentja e kompanisë celulare se ‘abonenti i kërkuar…’. Në asnjë rast nuk e lashë asistenten ta çonte fjalinë klishe deri në fund… Kjo ka qenë hera e fundit që kam përjetuar ‘ikjen’ e Bashkimit. E pastaj nuk e quajta më ‘ikjen’ e tij.

Po ajo pasmesnatë ishte kur Bashkimi më del në telefon  nga Prishtina e më thotë ‘Jo, nuk jam unë ai Bashkimi’. Edhe atij i kishte thënë asistentja e kompanisë celulare se e kisha kërkuar atë natë, më e ftohta e dimrit…

Bashkim Rama, një diplomat karriere, e kishte përjetuar e vizituar cep më cep Ballkanin në acarin e tij të ‘Luftës së Ftohtë’. Në botimet e tij, Bashkimi e ka quajtur Ballkanin ‘një ngricë të shumëfishtë’ të Luftës së Ftohtë. Ndërsa gjithë bota e përjetonte si ‘luftë mes kampeve’, në Ballkan ai perceptoi edhe si ‘Ballkani kundër Ballkanit’. Bosnjë- Hercegovinën i pikasi si ‘syrin e ciklonit’ të të ftohtit të Luftës së Ftohtë. Ja, siç shfaqet Bosnja edhe sot, kur diplomacia botërore ka përqendruar vëmendjen në zonën ende të ftohtë të Ballkanit. “Bosnja dhe Hercegovina është ‘një compositum mixtum’, ka shkruar Bashkimi në librin e tij ‘Ballkani pas rënies së Murit të Berlinit’. Kosovën dhe lëvizjet në vitet ’90, Bashkim i gjeti si ‘casus’-in e ndëshkimit të Serbisë për shkeljen e të drejtave kushtetuese të krahinës. Mali i Zi ishte në udhëkryq, dhe do të mbetej ‘pengu shumëvjeçar i politikës së Serbisë në Kosovë’, shkruan Bashkimi. Maqedonia pas 90- ës do të ishte ‘varianti i zhvillimit të vetëvendosjes nacionale brenda të njëjtit territor’. Atëherë shqiptarët nuk ishin dhe nuk pranoheshin si element kushtetues i shtetit maqedonas. ‘Problemi shqiptar’ në Maqedoni shfaqej vetëm si një fantazmë mbi krye të të gjallëve të rajonit…

Në këto vise e në këto humnera nocionalizmash ballkanike është përpëlitur e ka ‘ikur’ disa herë Bashkim Rama.

… ‘Pse janë gjithë këto raketa këtu?” e pyeti Albi kur po udhëtonin rrëzë fshatrave për në Kërçovë. Bashkimi më ka thënë se zëri i të birit iu bë se e zgjoi nga bota tjetër. Bashkimi kthehej nga Gjermania ku shërbente si sekretar i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, dhe shkonte në fshatin e tij në Peshkopi. Djali ishte i vogël, minaret e xhamive iu bënë si raketa që kishte parë në filma për fëmijë, dhe pyeti… Por bëri atë pyetje që babain diplomat e kishte munduar tërë jetën. Sa e kishte munduar ajo pyetje, edhe e kishte çuar në ‘një botë tjetër’ mendimesh teksa ngiste makinën rrëzë fshatrave shqiptarë të Maqedonisë.

Babai qeshi dhe s’dinte si të tregonte.

Në atë vend paqja kishte qenë një përjashtim, jo një rregull. Maqedonasit etnikë kishin gjetur fjalorin e tyre ndarës, por edhe shqiptarët gjithashtu. ‘Maqedonasit’ etnikë betoheshin se në atë tokë ‘raketash’ ishin fshehur e shikonin nga lart ‘28 mijë sy bizantinësh’. Në ato përleshje të pas viteve ’90, kush nuk ishte përlyer në konflikt e në gjak…; edhe vetë fotoreporteri i Reuters kishte vrarë njeri. E kam njohur dhe kam folur me Bashkimin rreth tij.

‘Ai iku nga Maqedonia, iku, edhe pse nuk ishte i vetëm… Të tjerët që vranë- askush nuk ndjeu ndonjë gjë të madhe’. Kur u kthye fotoreporteri në fshatin e shkatërruar nga lufta, aty gjeti mure të varur nëpër qerpiç dhe lëndë druri si dinozaurë të vdekur në pre- histori. U ul mbi skelete shtrati dhe iu duk se po shtrihej në një apartament në Londër. Kockat ia kishte marrë malli për shtëpinë…

Ku ishin të tjerët në atë luftë?..

Bashkim Rama, diplomat e studiues, ia ka prekur kockat asaj historie dhe me to ka ngritur leksionet e Universitetit të Strugës. Pajtuesit e konfliktit sa kishin nisur të kapërcenin fshatin e tyre; vend për varre nuk kishte më…, ndërsa ata të Kombeve të Bashkuara vinin javën më vonë vetëm për varrimet. Lufta ishte një virus brenda popujve të Ballkanit, ballkanasit e gjejnë kurdo herë një arsye për luftë mes tyre, qoftë edhe sikur një vajzë shqiptare të dashuronte një maqedonas…

U deshën vite sa njerëzit ta kuptonin se lufta nuk u jepte asgjë të mirë. U desh aq kohë sa të kuptonin se vetëm vetë ata- njerëzit, do ta ndërtonin paqen. Edhe vetë fotoreporteri i agjencisë së lajmeve fotografonte viktima e gjak për lajmet e botës, por edhe vetë kishte vrarë dikë…

Këtej shkonte e vinte Bashkim Rama, duke kërkuar jo thjesht ‘rastet’ për tezat e teorisë së diplomacisë dhe sigurisë. Ai ishte diplomati me ‘duar në brumë’ ku u gatua paqja ballkanike.

Next Post
Vendimet e KLP/ Shkarkohet kryeprokurori i Sarandës, zëvendësohet! Ndërpritet procedura e verifikimit të pasurisë për dy prokurorë

Gara për KED/ KLP publikon listën e prokurorëve kandidatë, mes tyre dhe Olsian Çela. Kush përjashtohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com