• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkim Fino i “shpëtimit dhe stabilitetit”

by A R
20/01/2018 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Leonard Karaj

Nëse do kisha të drejtë vote në asamblenë zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk do hezitoja për asnjë moment që të mbështesja z.Bashkim Finon. Jo se kam ndonjë ndjesi pozitive ndaj personit në fjalë. Nuk kam asnjëlloj afiniteti dhe afrimiteti personal me të dhe nuk jam qoftë edhe mbështetës ose aderues në Partinë Socialiste (përkundrazi, e konsideroj veten konservator deri në palcë). Por, në një garë si ajo e 7 shkurtit, preferoj që më mirë “të bëhem” i majtë sesa të zgjedh “monarkinë” dhe diktatit futbollistik. Më mirë një figurë që vjen nga politika, pavarësisht dyshimeve dhe mënyrës së katapultimit të tij në këtë kandidim, sesa të jem përkrah sahanlëpirësve, krimbave, vehmjeve, e tyrifarë lloj njërëzve, të sportit ose jo (por sidomos të sportit), që në kësi rastesh lëshohen, si buçe në mbrojtje të “të madhit Duka”, me shpresën se ky i fundit, pas 7 shkurtit do tu japë mundësi të lëpijnë ndonjë kockë. Më mirë, rotacionin si moral dhe virtyt demokratik sesa vijimësinë nën të njëjtin batak ku është zhytur prej vitesh, topkëmba jonë. Pra, mes dy “të këqijave”, zgjedh të keqen më të vogël, mbështes politikën dhe jo diktaturën.

E di, do kishte qenë thuajse perfekte nëse përballë Dukës do kishim një figurë të futbollit në veçanti ose të sportit në përgjithësi. Një personalitet, që të mund të çbënte vetëm me karizëm çdo lloj zarfi nën dorë apo premtimi pasuror për votë. Dhe të tillë njerëz fatmirësisht ka ende në këtë vend, por “diktatura” 16-vjeçare e Dukës ka bërë të vetën, duke zbehur ose fshirë thuajse totalisht çdo lloj inisiative për afrimin e këtyre figurave në drejtim të FSHF-së. Aq sa edhe një personalitet (sidomos në fushën e administrim-menaxhimit), si Igli Tare, do ta kishte sot për sot, të vështirë, për të mos thënë gati të pamundur, që të rrëzonte nga froni “mbretin Duka”.

Kujtoj mirë zgjedhjen e parë të Dukës në 2002-in, kur përballë kishte Mehdi Bushatin (sipas meje, e vetmja garë reale për kreun e federatës së futbollit). Kujtoj balotazhin pas raundit të parë dhe allishverishet e turpshme (zarfa nën dorë për votuesit, e deri oferta marramendëse financiare, për tërheqje nga gara), që ndodhën në harkun kohor deri në votimin e dytë, aq sa si për “çudi” dhe me një të rënë të lapsit, njeriu i sportit (kupto z.Bushati), u tradhëtua edhe nga vetë anëtari/klubi që e kishte propozuar për kandidimin për kreun e FSHF-së. Se cila ishte kjo forcë madhore që e shtyu këtë klub (mos harroni se në atë kohë, klubet elitare, të superiores kishin nga tre vota në dispozicion dhe jo nga 1 votë sikundër aktualisht), që të ndryshonte votën brenda pak çasteve, këtë e kupton edhe më i vobekti në këtë vend. Nga aty nisi “epoka Duka”, e cili përtej disa risive pozitive, që i duhen njohur pa më të voglin hezitim (kujto faktin se me Dukën president federata mori realisht formë si institucion duke qenë se para 2002-it, nuk kishte qoftë edhe një faks dhe jo më takëme të tjera të nevojshme për një institucion normal dhe serioz, për të vijuar më pas me afrimin e trajnerëve të huaj dhe deri tek mbështetja e pakursyer ndaj kombëtares), nisi instalimi i diktaturës futbollistike.

Si fillim u barazua vota e të gjithë anëtarëve (vota e Tiranës, pluri-kampione u bë e njëjtë me votën e Këlcyrës apo Veleçikut, që nuk kishin futboll thuajse fare). Më pas mandati i kryetarit të FSHF-së u bë i pakufishëm (deri në atë kohë, një person kishte të drejtë të zgjidhej vetëm dy herë në krye të federatës). Dhe në fund, u krijuan edhe disa shoqata rajonale, të cilat edhe sot e kësaj dite janë jolegjitime (kolegu Fation Shehu ka publikuar edhe vendimin e Gjykatës ku thuhet se këto shoqata nuk janë të rregjistruara), sa për të plotësuar ambamblin e qokave ndaj kreut të FSHF-së. Dhe çudia më e madhe është se ishin pikërisht këto klube, këta anëtarë të federatës, këtë aktualët, të cilët do votojnë edhe më 7 shkurt, që me një naivitet ose më mirë në injorancë totale, ngrinin dorë në çdo asmble duke “i gozhduar” kolltukun z.Duka, aq sa sot është arritur në një pikë që më parë prishet kolltuku sesa lëviz që aty, prapanica e këtij të fundit.

Në këto kushte ndodhemi sot, dhe në mungesë të një alternative, figure sportive, gjithëpërfshirëse, si në çdo fushë të jetës, e gjejmë shpëtimin tek politika. Po, sepse vetëm politika, me ato “mekanizmat” e veta mund ta kthejë FSHF-në nga një monarki gati trashëguese në demokraci, qoftë edhe hibride ose kalimtare. Në një vend ku për shkak të varfërisë futbolli mbahet ende me pará të taksapaguesve dhe ku pjesa më e madhe e kryebashkiakëve janë presidentë klubesh (sidomos në kategoritë infoeriore), vetëm politika mund të ndërhyjë për të lëvizuar sadopak ujërat në një liqen (kupto futbollin), që qelbet baste, tolerime, korrupsion, allishverishe, etj, etj.

Në një vend ku edhe pse në shumë raste ndërhyrja e politikës ka qenë me kosto të paimagjinueshme, përsëri shpëtimi mbetet kjo e fundit, pikërisht për faktin se është ajo që ngre dorën për ndërtime stadiumesh, ambiente sportive, miratime buxhetesh, etj, duke dhënë fonde në zhvillim të këtij sporti. Na pëlqen apo jo, është politika ajo që si në çdo fushë tjetër të jetës së këtij vendi, ndikon direkt (nuk është e thënë, gjithnjë për mirë), në ndryshime rrënjësore, të nevojshme, që në rastin konkret, në futbollin tonë janë thuajse të domosdoshme. Futbolli, si sporti elitar hë për hë në vend, duhet të jëpë shembullin se jo vetëm që tranzicioni i gjatë ka marrë fund, por edhe se koha e “mbretërve”, e atyre që janë gati të shesin edhe b…., për karrrigen që mbajnë, mbaroi.

Dhe tani imagjinoni sikur mes futbollit dhe politikës të nisë një “kohë mjalti” sa shumë do të përfitonte topkëmba nga kjo gjë…. Në këtë kontekst, ashtu si në atë vit të mprapshtë 97-të, ku Fino u soll në Tiranë në krye të qeverisë së stabilitetit dhe shpëtimit kombëtar, uroj që e njëjta gjë të ndodhë 21 vjet më vonë, këtë herë për shpëtimin e futbollit shqiptar.

(TemA)

Next Post
FOTOT/ Plot 22 vite në kështjellën e rërës, ‘mbreti’ i Rios që ka tërhequr vëmendjen e miliona turistëve

FOTOT/ Plot 22 vite në kështjellën e rërës, 'mbreti' i Rios që ka tërhequr vëmendjen e miliona turistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

February 17, 2026
“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

February 17, 2026
“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

February 17, 2026
“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

February 17, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In