• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Tiranë rrëzon akuzat për Begon: Basha të lirojë ashensorin e pallatit

by Java News
19/12/2018 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike s ai përket ndërtimeve tek “Unaza e Madhe”.

Ditën e sotme, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi denoncuan ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës, për të favorizuar sikundër u shprehën ata, pallatet e biznesmenit Edmond Bego.

PD akuzoi kështu kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se kanë favorizuar pronën 60 milionë euro të Begos.

Por Bashkia e Tiranës shprehet se ndërtuesi në fjalë nuk ka asnjë leje.

Reagimi i plotë:

Bashkia e Tiranës hedh poshtë akuzat qesharake të opozitës në këto ditë të vështira për Partinë Demokratike. Në zonën që përmend Lulzim Basha NUK KA ASNJË LEJE NDËRTIMI TË LËSHUAR NGA BASHKIA TIRANË. Plani i Përgjithshëm Vendor i çdo qyteti nuk përcakton gjurmët e rrugëve apo vijave ujore, por konceptet dhe drejtimet kryesore të këtyre zhvillimeve. Për përcaktimin e gjurmës së saktë të një rruge apo vije ujore duhet një analizë e mirëfilltë inxhinierike e bazuar në rilevimin e terrenit të zonës si dhe në analiza shkencore hidroteknike.

Vetëm pas punës përgatitore inxhinierike mund të hartohet projekti teknik dhe projekti i zbatimit të cilët përcaktojnë me përpikmëri vendndodhjen e rrugës apo vijës ujore. Bashkia e Tiranes ka kontraktuar hartimin e projektit të kësaj rruge, projekti i hartuar nga inxhinierë, pasi ka kaluar dhe oponencën teknike, është miratuar si projekti teknik i cili përcakton me saktësi gjurmën e rrugës pavarësisht orientimeve të Planit të Përgjithshëm Vendor. Është ky projekt që merr parasysh të gjithë analizën inxhinierike dhe hidroteknike të zonës i cili përcakton saktësisht gjurmën e rrugës e vijës ujore.

Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi kryetar i Bashkisë Tiranës në qindvjeçarin e fundit që firmosi leje ndërtimi për shtesë kati mbi apartamentin e vet në kat të 13. Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve tek pallatit i tij me pamje nga Liqeni. Për t’i kujtuar atij dhe qytetarëve pamjen e një leje ndërtimi bashkëlidhur planvendosja ku Lulzim Basha firmos për Lulzim Bashën, në shkelje flagrante të ligjit të konfliktit të interesit dhe Kodit Civil mbi bashkëpronësinë.

Vlen të theksohet se për çështjen e permendur as NUK KA LEJE NDËRTIMI, as NUK PREKET NGA UNAZA E RE. Pra, zona në fjalë nuk preket nga projekti i rrugës të Unazës së Re, pasi ndodhet në Njësinë Administrative nr. 7 dhe është një tentativë e mërzitshme për të ngatërruar një çështje me një tjetër.

Njëkohësisht si në shumë zona të tjera të Tiranës Plani i Përgjithshëm Vendor hartuar nga një nga arkitektët më në zë të Europës i lejon të gjithë individëve që nuk e kanë banesën të legalizuar të përfitojnë një apartament në çdo zhvillim që bëhet në tokën e zaptuar – dhe gjithashtu koncepti që nëse një pronë preket nga rruga ajo humb të drejtat e zhvillimit gjithashtu është zhdukur dhe metrat e zëna nga rruga përfitohen të plota nga çdo pronar.

Me këtë rast i bëjmë thirrje Lulzim Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon- gjithashtu hapësirë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit që ai ka zaptuar ilegalisht me qëllim që të ngjitet me ashensor personal në pallatin me shtesë të paligjshme me pamje nga liqeni artificial.

I bëjmë thirrje Lulit të ndalojë gjobat ndaj ndërtuesve – praktikë e njohur e mandatit Basha – pasi që prej 3 vitesh zhvilluesit e qytetit paguajnë një taksë rreth 8 herë më të lartë se ajo që paguanin gjatë mandatit Basha e nuk kanë takat të sajdisin edhe Jamarbërin, Joridën apo shokët e tjerë të partisë.

/a.rada

Next Post
Manchester United merr frymë pas shkarkimit të Mourinhos

Manchester United merr frymë pas shkarkimit të Mourinhos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com