Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka lidhur Akt-Marrëveshjen për shfrytëzimin nga Bashkia e Tiranës, si stacion provizor të mjeteve të linjave ndërqytetëse me itenerar hyrës-dalës në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe rrugës interurbane dytësore Tiranë-Kavajë, sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”.
Bashkia e Tiranës njofton të gjithë udhëtarët e transportit ndërqytetës se, duke filluar nga dita e Dielë, më datë 20.12.2015, stacioni i përkohshëm i nisjes nga Tirana të linjave për/nga:
“Patos-Ballshi, Përmet-Tri Urat, Buz-Përmeti, Vlora, Durrësi, Fieri, Poliçani, Saranda, Himara, Lushnja, Çorovoda, Shijaku, Kuçova, Berati, Kakavija, Gjirokastra, Libohova, Delvina, Tepelena, Konispoli, Kavaja, Rogozhina, Selenica, Roskoveci, Orikumi, Sukthi, Ballshi, Manëz, Divjaka, Këlcyra”
Vendqendrimi do të jetë në sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”.