• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia Tiranë: Ndëshkim për ndotësit & zaptuesit e ambienteve

by Java News
24/08/2015 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të publikojë një listë me penalitete për individët apo bizneset që hedhin plehra në rrugë, që vandalizojnë objektet publike apo që zaptojnë hapësirat dhe ndërtojnë pa leje. Gjatë prezantimit të administratorit të Njësisë nr. 10, Arian Hamiti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vuri sot theksin në vendosjen e sistemit të ndëshkimeve, sipas të cilit ai që dëmton paguan faturën e dëmit.

“Duke filluar nga nesër, Bashkia e Tiranës do të botojë një listë me sanksione për të gjithë ndotësit e qytetit. Do të ketë një sistem gjobash për individët dhe bizneset që ndotin, si dhe për të gjithë ata që urinojnë në vende publike apo që ndërtojnë pa leje”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se do të marrë fund koha kur qytetarët paguajnë edhe për ata që dëmtojnë dhe vandalizojnë hapësirat publike të qytetit apo për rehabilitimin e zonës ku është ndërtuar pa leje.

“Nëse dikush hedh plehra në rrugë, duhet ta paguajë ai faturën. Nëse dikush vandalizon objektet publike, artistike apo kulturore, si Monumenti i Pavarësisë, duhet të paguajë dëmin. Nëse dikush ndërton pa leje, do të paguajë prishjen e saj, por edhe rikthimin në gjendjen fillestare”, sqaroi Veliaj. Ai tha se Bashkia e Tiranës do të jetë transparente duke komunikuar masat e gjobave. “Po kush hedh plehra në tokë, kush vandalizon objektet publike dhe kush zapton ose ndërton pa leje aty ku territori është publik, do ta paguajë 100% të kostos”, paralajmëroi Veliaj.

Një tjetër çështje e prekur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte dhe aksioni për lirimin e hapësirave publike që shumë shpejt do të pasojë në këtë njësi. “Njësia nr. 10 do të jetë njësia e dytë pas njësisë nr. 5 ku do të fillojmë një aksion për lirimin e territoreve, trotuareve e të gjitha hapësirave publike”, deklaroi Veliaj. Sipas tij, vetëm në një javë aksion në njësinë nr. 5 janë 6-fishuar të ardhurat e tatim-taksave të të gjithë qytetit të Tiranës.

“E konsideroj sukses aksionin në Njësinë nr. 5. Liroi territor për qindra dhe mijëra banor, por shtoi me 6-herë të ardhurat ditore të Bashkisë”, deklaroi Veliaj. Më tej, kryetari i Bashkisë vuri theksin në aksionin e paralajmëruar më 4 shtator për pastrimin e Tiranës. “Do u drejtoj një letër të gjithë qytetarëve të Tiranës, ku do t’ju kërkoj të na bashkohen në këtë aksion. Do jetë detyra e çdo njësie që ta koordinojë aksionin  me administratën, me kontraktorin që ka përsipër pastrimin e zonës, me shkollat e institucionet e tjera publike”, tha Veliaj.

Pas borxhit miliona dollarë të trashëguar, kryetari i Bashkisë së Tiranës solli në vëmendje një tjetër aksion të suksesshëm për rregullimin e 31 çerdheve që do të mirëpresin të vegjlit në muajin shtator. “Gjetëm një situatë ku borxhi i faturave të prera të Bashkisë është 30 milionë dollarë. Ndaj dhe lançuam nismën “Adopto 1 çerdhe” dhe u jam shumë mirënjohës që 31 kompani kanë adoptuar 31 çerdhe, ndaj do të doja shumë që edhe njësia të kishte një rol aktiv”, deklaroi Veliaj. Sipas tij, kjo është arsyeja pse të shtunën tjetër u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të japin kontribut me disa orë punë në çerdhet e “adoptuara”.

Next Post

Telekom Albania sjell Anastacia në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

Dy të rinj u vranë për një kafe, dorëzohet 31-vjeçari në kërkim për ngjarjen e Manzës

February 21, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha kërcënon Ramën: Do t’i djegim selitë e PS në çdo qytet!

February 21, 2026
Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

Një luftë e parashikuar: Si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk u besoi atyre

February 21, 2026
Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

Protesta e PD, Avokati i Popullit: Kemi dokumentuar çdo tejkalim kompetence e abuzim me pushtetin

February 21, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Gënjeshtrat djallëzore të Sali Berishës dhe lapsuset me ‘kryengritës të armatosur’

February 21, 2026
VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

VIDEO | Aksion në Unazën e Madhe, policia pritë 42-vjeçarit me drogë

February 21, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

February 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Shkurt 2026

February 21, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Kryeministri trampist mes dafinave dhe rrokullimës

February 21, 2026
Qëlloi me automatik drejt të miturës, flet 22-vjeçari: E bëra se refuzoi të lidhej me mua

Ndodh edhe kjo: 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin në Gjirokastër

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In