• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Tiranë marrëveshje me agjencinë e ujësjellës-kanalizimeve, Veliaj: Rrisim investimet

by Java News
13/02/2018 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës është institucioni i parë vendor që nënshkruan marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve për të rritur cilësinë e shërbimet ndaj qytetarëve. Kjo marrëveshje, e cila u firmos nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe drejtori i AKUK, Arben Skënderi, në prani edhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, synon të sjellë përmirësim të mëtejshëm të performancës së UKT-së në furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve, si dhe grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

“Jam shumë i lumtur që jemi bashkia e parë që firmosim një marrëveshje të tillë. Pas suksesit të stabilizimit të situatës energjetike në vend dhe të llogarive financiare të sistemit, po bashkojmë forcat për një sfidë tjetër, atë për rehabilitimin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve. Sigurisht, qytetarët duan shërbim, po sigurisht që shërbimi vjen përmes një malli i cili kërkon duhet paguar”, tha Veliaj, duke shtuar se përmes marrëveshjes Bashkia e Tiranës përkushtohet të rrisë arkëtimet, modernizuar shërbimin, rritur investimet dhe të disiplinojë kundërvajtësit. “Kemi filluar me bizneset e mëdha, që ndonjëherë janë edhe abuzuesit më të mëdhenj, duke qenë se kanë edhe më shumë të ardhura, e më pas do të kalojmë në nivelin familjar”, tha ai.

Veliaj, i cili është njëherësh edhe kreu i Shoqatës së Bashkive për Autonomi Vendore, u bëri thirrje dhe kolegëve të tij në bashkitë e tjera, që të marrin të gjitha masat e nevojshme për disiplinimin e ujit të pijshëm. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës ka marrë masa që punonjësit e saj të jenë korrektë me pagesën për këtë pasuri të përbashkët, në mënyrë që ky shembull pozitiv të ndiqet edhe nga qytetarët e tjerë. “Falenderoj ministrin Gjiknuri, kolegët e ministrisë dhe të atyre të ujësjellës-kanalizimeve, dhe në emër të shoqatës se bashkive u bëj thirrje kolegëve kryetarë bashkiakë, që të jenë ata të parët që japin shembullin. Ne si bashki jemi siguruar që të paguajmë detyrimet, që stafi ynë i paguan detyrimet. Asnjë staf i Bashkisë së Tiranës nuk vazhdon dot punën dhe nuk merr rrogën nëse nuk ka paguar faturën e ujit. Besoj kjo është një mënyrë për të drejtuar me shembull dhe pastaj për të kërkuar që ky shembull të ndiqet edhe nga qytetarët e tjerë”, deklaroi ai.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, falenderoi kryebashkiakun Veliaj që Bashkia e Tiranës është e para që përqafon këtë nismë të rëndësishme. Ai kërkoi që edhe bashkitë e tjera të marrin masa për suksesin e reformës së ujit. “Falenderoj kryetarin e Bashkisë, si kryetari i parë që iu bashkua kësaj nisme kaq të rëndësishme për kontratën e performancës që duam ta kthejmë në një model sjellje për të gjithë kryetarët e bashkisë dhe operatorët e ujësjellës kanalizimeve në të gjithë Shqipërinë. Bashkitë janë pjesë integrale e kësaj reforme. Nuk mund të ketë sukses nëse vetë kryetarët e bashkive dhe ndërmarrjet mos ta marrin seriozisht këtë gjë. Uji, sa pasuri lokale, është edhe pasuri kombëtare. Është një pasuri e cila i kushton buxhetit të shtetit. Vetëm me nismën dhe vullnetin e plotë të të gjitha bashkive të Shqipërisë ky aksion do të ketë sukses. Dua ta falenderoj Erionin se edhe kësaj radhe ishte në avangardë”, theksoi Gjiknuri.

Ministri u shpreh se rritja e arkëtimeve, shëndoshja financiare e të gjithë sistemit të ujësjellës-kanalizimeve do të sjellë më shumë investime në këtë sektor të rëndësishëm.

Ndërkaq, duke u shprehur optimist për rezultatet e arritura deri më tani, për mënyrën se si ka shkuar fushata për formalizimin e lidhjeve të paligjshme dhe kryerjen e pagesave të prapambetura të ujit të pijshëm, Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të shfrytëzojë maksimalisht afatin e mbetur deri më 28 shkurt, që të gjithë qytetarët të  kthehen në kufijtë e ligjit. “Jemi shumë entuziastë nga mënyra se si ka nisur fushata. Do të shfrytëzojmë maksimalisht deri në datën 28 shkurt për t’u siguruar që në mënyrë vullnetare, pra pa përdorur forcën e ligjit, ky mall të paguhet dhe kush ka bërë evazion me këtë mall në 27 vitet e fundit, të kthehet në binarët e ligjit. Mesazhi më i fortë që japim për gjithë ata qytetarë që pavarësisht kushteve ekonomike janë korrekt, respektojnë këtë mall që është një e mirë publike, sigurisht që do ta bëjmë këtë betejë me këtë minorancë që gjithmonë vjen duke u zvogëluar, por që duhet t’i shkojmë deri në fund”, theksoi kreu i Bashkisë.

Veliaj theksoi se beteja për ujin e pijshëm nuk është vetëm një sfidë shqiptare, por botërore me të cilën përballen mjaft qytete.

a.ç

Next Post
Ish-zëdhënësja e PD-së: Dy skandalet që po trondisin opozitën; ai erotik dhe ai parlamentar

Ish-zëdhënësja e PD-së: Dy skandalet që po trondisin opozitën; ai erotik dhe ai parlamentar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In