• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia, shtëpi druri për romët e Shkozës

by A R
30/01/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për sistemimin dhe rehabilitimin e familjeve të komunitetit rom në Shkozë, të cilëve pak ditë më parë iu dogjën shtëpitë. Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, Besjona Dede, ishte sot e pranishme në këtë zonë për të ndjekur punimet për ndërtimin e banesave provizore prej druri për komunitetin rom.

“Duke përllogaritur motin e ftohtë dhe shiun, Bashkia e Tiranës mori masa për t’i strehuar familjet e komunitetit rom në Qendrën Sociale të Bashkisë, të cilëve iu ofruan çadra për strehim, ushqim dhe veshmbathje”, u shpreh Dede. Sipas saj, bashkia po punon me partnerët privatë dhe me shoqërinë civile për t’i ofruar në mënyrë të vazhdueshme këtij komuniteti mbështetje me ushqim dhe veshmbathje, duke u siguruar kushtet e jetesës.

Ndërkaq, Bashkia po sheh mundësitë edhe për t’i dhënë një zgjidhje afatgjatë strehimit të këtij komuniteti në javët në vijim.

“Me rindërtimin e barakave, të cilat do të jenë një strehim provizor për këto familje dhe për të gjithë komunitetin, pasi për një periudhë të shkurtër kohore ky komunitet do të ketë mundësi të jetojë në kushte më të mira jetese, si pasojë e aplikimit të një plani për sistemimin e jetesës së komunitetit rom”, tha Dede. Ajo sqaroi se ky plan do të synojë,jo vetëm përmirësimin e kushteve të jetesës, por edhe fuqizimin e familjeve, krijimin e mundësive për arsimim dhe shërbim shëndetësor.

“Punimet vazhdojnëdhe brenda ditës së sotme këto familje do të largohen nga Qendra Sociale e Bashkisë për t’u strehuar në këto struktura druri, të cilat do të shërbejnë si mënyrë provizore deri në sistemimin e përhershëm të këtyre familjeve”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës.

Komuniteti rom i prekur nga zjarri e ka mirëpritur zgjidhjen e dhënë nga Bashkia e Tiranës për sistemin e tyre. Kryetari i degës së komunitetit rom, Hasan Sula, thotë se gjatë kësaj kohe ata kanë marrë të gjitha trajtimet e nevojshme nga strukturat e bashkisë. “Po shikoj me sy që po bëhet një mrekulli, që të jetojmë edhe ne si njerëz. Falenderojpërfaqësuesite bashkisë dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, që na ka dhënë ndihmë ushqimore. Në radhë të parë, na ka mbrojtur fëmijët, na ka ndihmuar me ilaçe, me batanije, me ushqime, me dyshekë, si dhe na ka futur në qendrën e strehimit në pallatet e reja”, tha Sula.

Tre ditë më parë në komunitetin romn ë Shkozë, si rrjedhojë e një zjarri,11 familje ngelën pa strehë dhe në kushte të vështira jetese.Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për sistemimin e familjeve të komunitetit rom, të cilave iu dogjën shtëpitë nga zjarri, si dhe për rehabilitimin e zonës. Për përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre familjeve, Bashkia e Tiranës po ndërton strehime provizore prej druri për këtëkomunitet, ku punimet kanë nisur gjatë paradites së sotme.

Next Post

Korrupsioni mban larg investitorët e huaj në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

Pse Shqipëria po e humbet shkëlqimin turistik?

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In