• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Shkodër, më e rëndësishmja elektoralisht deri më 2027

by Eduard Zaloshnja
08/09/2025 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Më 11 maj 2025, PS-ja pati një epërsi elektorale që renditej nga e madhe në gjigande në territorin e 55 bashkive (nga 61 gjithsej). Me përafërsi, mund të parashikohet qysh sot se PS-ja do të ketë kryebashkiakët e saj më 2027 në 54-56 bashki. Por Bashkia Shkodër do të jetë më e rëndësishmja ndër to – për arsye historike të mirëditura…

Më 2023, Benet Beci mori 34.5 mijë vota në Bashkinë Shkodër, përkundër 22.8 mijë votave të Bardh Spahisë. Por ndërkohë, Beci u përkrah nga pothuaj 13 mijë votues të PSD-së atje.

Më 2025, PS-ja mori 22.8 mijë vota në territorin e Bashkisë Shkodër – pa llogaritur votat e emigracionit. Nga ana tjetër, PD-ASHM mori 24.2 mijë vota. Kurse PSD mori rreth 6700 vota. Gjë që tregon se përkrahja e PSD-së mund të jetë vendimtare numerikisht për një mandat të dytë të Benet Becit.

Nuk dihet se çfarë pozicioni politik do të ketë PSD-ja deri më 2027, por në qoftë se kjo parti nuk e përkrah Becin, rezultati elektoral në Bashkinë Shkodër mund të varet nga fillimi i autostradës Milot-Shkodër (me start Milot-Balldren, por me theksin që do të përfundojë eventualisht në Shkodër). Berisha e filloi rrugën Qukës-Qafë Plloçë me synimin që të fitonte në Qarkun Korçë më 2013 (e dimë si përfundoi ajo histori), në vend që të fillonte autostradën Milot-Shkodër (zonë që e konsideronte se e kishte në xhepin e vet elektoral).

Gjithashtu, rezultati elektoral në Bashkinë Shkodër mund të varet edhe nga suksesi i shtetit në luftën kundër krimit të organizuar atje. Atentatet mafioze si këto të fundit duhet të mos përsëriten më, që elektorati i atjeshëm ta ndjejë se jeta e qytetit do të ketë vetëm shqetësimin e rrugëve të pastra, furnizimin me ujë, gjelbërimin e lulishteve, etj…

Next Post
Delegacioni shqiptar në Rambuje/ Zbulohet letra që i dërgoi Rexhep Meidani: Barrë të madhe keni marrë mbi supe..

Delegacioni shqiptar në Rambuje/ Zbulohet letra që i dërgoi Rexhep Meidani: Barrë të madhe keni marrë mbi supe..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

“Groenlanda as nuk blihet dhe as nuk shitet!”/ Kryeministri i ishullit i prerë ndaj SHBA-së: S’jemi vetëm!

February 2, 2026
Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shitja fillon më 9 mars, zbulohen kategoritë e biletave dhe çmimet përkatëse për ndeshjen Poloni-Shqipëri

February 2, 2026
“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

“Shikojini këta ‘trimat’ që sjellin rrezik aksidentesh!”, Balla ndan pamjet nga parkimet dysh në rrugët e Tiranës

February 2, 2026
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

February 2, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Qeveri teknike, ose vdekje? Gërdeci, prova e parë!

February 2, 2026
“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

February 2, 2026
Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

February 2, 2026
Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

February 2, 2026

SPAK po tenton të konsiderojë krim përpjekjen e Veliajt për t’u mbrojtur me avokatë të huaj

February 2, 2026
“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In