• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia nis urbanizimin e fshatrave, Veliaj: Më shumë investime në zonat rurale

by Java News
20/08/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i suksesshëm “Rilindja urbane” e qyteteve të Shqipërisë po shtrihet edhe në qendrat e fshatrave të Bashkisë së Tiranës. Rehabilitimi i sheshit të fshatit Qeha në Njësinë Administrative Petrelë është projekti i parë pilot i Bashkisë së Tiranës, nga i cili përfitojnë rreth 900 banorë të kësaj zone, që tashmë kanë një mjedis çlodhës për aktivitete të ndryshme social-kulturore.

Pasi inspektoi përfundimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se krahas rregullimit të qendrave urbane do të punohet edhe për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. “Sot kurorëzojmë një projekt pilot, i cili është frymëzuar nga projekti i kryeministrit për Rilindjen Urbane. Menduam se mund të kishim një mini-rilindje urbane brenda Bashkisë së Tiranës, ku siç kemi bërë me sheshin “Skënderbej”, mund të punojmë me të gjitha sheshet e fshatrave tona. E filluam në Qeha, një fshat simbol, me një klimë fantastike, që gjithashtu po popullohet nga qytetarë të rinj që zgjedhin të jetojnë në fshat për t’iu larguar trafikut dhe zhurmës së Tiranës”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se ky projekt i suksesshëm do të shtrihet edhe në fshatrat e tjerë të kryeqytetit. “Kjo na inkurajon që të vazhdojmë me projekte të tilla në të gjithë fshatrat e Tiranës. Siç patëm këtë eksperiment të parë të suksesshëm, shpresoj të vazhdojmë në fshatra të tjerë. Ashtu si qeveria qendrore ka punuar me qendrat e qyteteve, të shohim si mund të riprodhohet ky sukses në të gjithë qendrat e fshatrave të Tiranës”, theksoi ai. Kryebashkiaku u shpreh se investime të tilla synojnë që të rikthejnë jetën në fshat edhe në ato zona, të cilat ndodhen larg rrugëve kryesore.

“Do të investojmë me të njëjtën cilësi si në sheshin “Skënderbej”. Ndërtimi i autostradave i kthen në xhepa disa prej fshatrave ku më parë kalonte rruga e vjetër. Do të thotë se na duhet të gjejmë arsye të tjera pse duhet të rikthejmë jetën në fshat. Investime në qendra të tilla, në ekonominë e bujqësisë, në restorante, në qendra të hipizmit si ajo që është pranë këtij fshati, na sigurojnë arsye të ndryshme për t’u larguar nga jeta e Tiranës me zhurmë e me trafik dhe me ndotje për të ardhur në jetën e fshatit”, deklaroi Veliaj.

Duke siguruar se projekti i radhës do të jetë rehabilitimi i fshatrave të tjerë të njësisë administrative të Petrelës, Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do të garantojë shanse të barabarta për të gjithë të rinjtë, si në qëndër, ashtu edhe në zonat rurale të kryeqytetit. “Ëndrra ime është që çdo djalë, çdo vajzë që rritet në fshat të ketë të njëjtin shans për t’ia dalë me sukses si çdo djalë dhe çdo vajzë tjetër. Besoj se detyra e bashkisë është t’u ofrojë të gjithëve një fillim të barabartë, duke rregulluar çerdhet, kopshtet, shkollat, por edhe një qendër urbane në territorin e fshatit”, tha Veliaj.

Duke falenderuar Bashkisë e Tiranës për realizimin e këtij projekti, deputeti i PS, Xhemal Qefalia deklaroi se falë investimeve, gjithnjë e më shumë po zbuten diferencat që ekzistojnë midis fshatit dhe qytetit. “Përditë e më shumë po zvogëlohet ndryshimi midis qendrës së Tiranës dhe zonave të ashtuquajtura periferike dhe kjo është meritë e Bashkisë Tiranës. Unë ndihem krenar si deputet i kësaj zone, ndaj u them banorëve të tjerë se shumë shpejt do t’u vijë radha për të pasur një zonë të ngjashme në fshatrat e tyre”, tha Qefalia. Për rehabilitimin e sheshit “Qeha” Petrelë, është bërë sistemimi dhe asfaltimi i rrugës ekzistuese, ndërtimi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, të cilat mungonin totalisht, si dhe kompletimi me rrjetin e ndriçimit. Gjithashtu, janë ndërtuar zona me gjelbërim dhe pemë të larta dhe ambiente çlodhëse./a.ç
thumbnail_35773853163_9177598779_h

thumbnail_35748126954_9d762effc4_h

thumbnail_35748125534_bf0a2a8173_h

 

Next Post
Sherr me thika në “Don Bosko”, i riu dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Sherr me thika në "Don Bosko", i riu dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

Gazetari rus që zbuloi lidhjen e Putinit me Kabaevën, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

June 22, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Popullariteti i protestës ka forcuar më shumë antisemitizmin se sa opozitarizmin në Shqipëri

June 22, 2026
Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona

Qitje luftarake në bregdetin e Vlorës, Bashkia: Ndalohet lundrimi e peshkimi në këto zona

June 22, 2026
Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

Pretendime për “komplot” zgjedhor në Kolumbi, hidhen akuza mbi Izraelin

June 22, 2026
24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

24 vite burg për ish-ministrin, skandali i korrupsionit gjatë Covid-19 trondit politikën e Madridit

June 22, 2026
Bido, tjetër përplasje me kolegun Muçi: Proteston për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione

Bido, tjetër përplasje me kolegun Muçi: Proteston për zonat e mbrojtura, por jo në Arameras ku ke aksione

June 22, 2026
Platini nuk ka dyshime: Franca, favorite për të fituar Kupën e Botës

Platini nuk ka dyshime: Franca, favorite për të fituar Kupën e Botës

June 22, 2026
KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

KE vlerëson ecurinë e Shqipërisë, Costa: Negociatat mund të mbyllen brenda vitit 2027

June 22, 2026
AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

AGSH ngre alarmin për sigurinë e gazetarëve në protesta, kërkon masa nga Policia e Shtetit

June 22, 2026
Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

Tragjike nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In