• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia nis rikonstruktimin e shkollës së ‘Baletit’, Veliaj: Do të ketë standarte, prishim disa ndërtime pa leje përreth

by Java News
10/11/2016 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla e Baletit do të jetë shumë shpejt në dispozicion të nxënësve që studiojnë në Tiranë, tërësisht e rikonstruktuar dhe me kushte më të mira. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet kjo shkollë dhe lajmëroi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e saj, ku studiojnë 226 nxënës të moshave 10-18 vjeç. Aktualisht, për shkak të gjendjes së mjeruar të godinës, nxënësit e kësaj shkolle po vijojnë normalisht mësimin në shkollën “Migjeni”.veliaj-te-shkolla-e-baletit-9

Duke vlerësuar kontributin e kësaj shkolle në nxjerrjen e talenteve, kryebashkiaku Veliaj tha se bashkia dhe institucionet shtetërore mbajnë përgjegjësi për investimet që janë publike dhe që duhet të jenë me standardet më të mira.

“Në kohë të tilla me shi, furtunë e stuhi, ndoshta nuk mbajmë dot përgjegjësi për pallatet e ndërtuara në vitet ’90, kundër gjithë kushteve urbanistike, pa kanalizime, as për zonat informale apo ata që kanë ndërtuar buzë lumenjve. Por, sigurisht që bashkia duhet të mbajë përgjegjësi për investime që janë publike dhe që duhen bërë sipas standardeve. Ndaj dhe e kemi marrë përsipër që, siç punuam me cilësi dhe prodhuam produkt të shkëlqyer tek Liceu Artistik, një tjetër shkollë kombëtare elitare, ashtu duam të punojmë edhe këtu, te Shkolla e Baletit”, tha Veliaj.veliaj-te-shkolla-e-baletit-7

Kryebashkiaku i Tiranës shprehu bindjen se, deri në pranverë, do të ketë përfunduar i gjithë rikonstruksioni i shkollës.

“Ajo që kemi në dorë është të krijojmë kushte fantastike mësimi. Besoj se deri në pranverë do të kemi mbaruar të gjithë rikonstruksionin e Shkollës së Baletit. Ashtu siç punuam në kohë rekord me Liceun Artistik, ashtu do të mbarojmë edhe këtë shkollë”, tha ai. Kreu i bashkisë deklaroi se do të lirohen të gjitha hapësirat publike rreth e qark shkollave të zëna nga ndërtimet informale. Veliaj u kërkoi qytetarëve që kanë zaptuar oborret e shkollave t’i lirojnë ato.veliaj-te-shkolla-e-baletit-6

“Kemi marrë disa propozime se si mund të bëjmë hapësirat më të bollshme. Do të na duhet të prishim disa ndërtime pa leje rreth e qark shkollës. Më vjen keq për këtë, por secili duhet ta mendonte që festa e ndërtimeve pa leje do të merrte fund një ditë dhe nuk mund të vazhdojë më shumë se 26 vjet. Madje, shumë ka zgjatur, ndaj dhe do të kërkojmë që të gjithë qytetarët që kanë zaptuar oborret e shkollave t’i lirojnë vullnetarisht. Nëse nuk do ta bëjnë këtë vullnetarisht, fadroma e bashkisë do ta bëjë këtë, por koha kur zaptojmë për të zgjidhur një interes të vogël të momentit duke zaptuar talentin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, ka mbaruar”, tha Veliaj.veliaj-te-shkolla-e-baletit-8

Drejtoresha e Shkollës së Baletit, Blerina Arbana, vlerësoi investimin e Bashkisë së Tiranës për ndryshmin e gjendjes në të cilën ndodhet shkolla, ku shirat hynin tërësisht brenda. “Shkolla e baletit është e vetmja shkollë në Shqipëri, e cila ka një specifikë të veçantë, pra i pajis nxënësit me diploma, ku nxënësit janë të aftë që të studiojnë në shkollat më prestigjioze. Por do të doja të falënderoja në emër të stafit, në emër të nxënësve, sepse përsa i përket kushteve, sikurse ju e patë, lënë për të dëshiruar. Prej shumë vitesh kemi punuar në këto kushte. Të mendosh që janë 226 nxënës të cilët janë në këtë shkollë dhe që kanë punuar pa kushtet më minimale”, tha Arbana.veliaj-te-shkolla-e-baletit-3

Godina ka patur disa shtesa dhe rikonstruksione ndër vite, por ndërhyrja e fundit daton që në vitin 2006. Ndërhyrjet në këtë shkollë parashikojnë rikonstruksionin e fasadës, hidroizolimin e tarracës, rikonstruksion total të nyjeve sanitare, rrjetit hidraulik, dhomat e zhveshjeve. Gjithashtu, për t’u ardhur në ndihmë nxënësve që studiojnë në këtë shkollë, do të vendosen 2 piano të reja në sallat e baletit, si dhe do të bëhet shtrimi me parketin e përshtatshëm për sallat e kërcimit, si dhe do të vendoset sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes./a.kveliaj-te-shkolla-e-baletit-2 veliaj-te-shkolla-e-baletit-1veliaj-te-shkolla-e-baletit-5

Next Post
Përmbytjet e Vjosës, shembet ura në Selenicë (FOTOT)

Përmbytjet e Vjosës, shembet ura në Selenicë (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In