• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia nis ndërtimin e këndit të lodrave te “Ali Demi”, Veliaj: Në Bashkinë e Tiranës ka vetëm një stinë: Stina e punës!

by A R
17/12/2016 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës mban një tjetër premtim me nisjen e punës për ndërtimin e këndit të 11 të lodrave për fëmijë te “Ali Demi”, duke përmbushur angazhimin për të ndërtuar një kënd lojërash në çdo njësi administrative të qytetit të Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se edhe ky kënd lodrash do të shërbejë në të njëjtën kohë edhe për argëtimin e fëmijëve, por edhe si një hapësirë çlodhese për më të rriturit, e në mënyrë të veçantë për të moshuarit.

“Ky është këndi i lojërave numër 11 dhe besoj që teksa të gjithë janë futur në stinën e dimrit dhe të festave, dua të garantoj qytetarët se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm një stinë, që është stina e punës. Pavarësisht nëse ka festa apo është fundi i vitit, për ne është gjithmonë një fillim i ri dhe një mundësi e re për t’i bërë gjërat për së mbari. Në këtë zonë kemi një hapësirë, e cila fatmirësisht është ruajtur dhe shpallur park; është një hapësirë fantastike sidomos për moshat e treta, por ajo që bëjmë sot është se rehabilitojmë dhe e plotësojmë me një hapësirë ekskluzive për fëmijët”, tha Veliaj. Ai theksoi se puna e nisur me këtë kënd është përgjigja më e mirë ndaj të gjitha debateve dhe një ogur i mirë për vitin e ardhshëm.

“Pas këndit të lojërave te liqeni, besoj se mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur gjithë histerisë dhe paranojës është vetëm puna; puna ka qenë përgjigja jonë këtë vit dhe me punë duam ta mbyllim. Besoj se hapja e këtij fronti të ri, i cili do të mbarojë për një muaj, do të jetë një nisje e mirë e vitit tjetër për fëmijët”, u shpreh Veliaj. Ai theksoi se ndërtimi i këndeve të lojërave ka për qëllim jo vetëm të krijojë mundësi argëtimi për fëmijët, por edhe për t’i krijuar atyre kushte për t’u marrë me aktivitete fizike.

“Kemi dëshirë që viti tjetër të na gjejë me të rinj e fëmijë të shëndoshë, aktivë, që merren me sport dhe aktivitet fizik, dhe jo që kalojnë shumë kohë nëpër platformat elektronike”, shtoi Veliaj. Ai informoi gjithashtu se Njësia Nr.1 do të jetë përfituese e të tjera investimeve publike që Bashkia e Tiranës ka parashikuar të bëjë edhe për vitin e ardhshëm, siç është edhe ai për ndërtimin e 20 shkollave.

“Më vjen mirë që njësia 1 do të preket nga projekti i 20 shkollave të reja që do të financojmë vitin tjetër. Sigurisht, edhe njësia shpresoj të jetë pararojë në procesin e administratorëve të pallateve. Është një proces kyç, çdo qytetar i njësisë dhe i Tiranës ka marrë një letër personale nga unë, që shpjegon me detaje se si do të funksionojë ky proces. Detyra e administratorëve do të jetë sigurisht që të krijojë një harmoni dhe të ndihmojë me logjistikën në pallat, por sigurisht të mbajë edhe një sy hapur për terrene të tilla, që të sigurohemi që nuk vandalizohen, nuk prishen dhe kanë një jetëgjatësi sa më të madhe”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku falenderoi për mbështetjen e dhënë në këtë rast nga Raiffaisen Bank, por edhe të gjithë donatorët e tjerë të cilët kanë qenë partner të Bashkisë së Tiranës edhe në një sërë punësh të tjera publike të realizuara gjatë këtij viti. “Dua të falenderoj shumë Raiffesisen dhe të gjithë ata punonjës që janë përfshirë në këtë filantropi dhe në këtë bashkëpunim, tregon që kompanitë shqiptare sot kanë një përgjegjshmëri të korporatës. Unë besoj që mënyra më e mirë se si reklamojmë vlerat tona, është se si i kthejmë ato në komunitet”, përfundoi Veliaj./a.m.

 

Next Post
Shoqata e të zhdukurve i reagon Thaçit: Asnjë zyrtar serb nuk u përkulë para varreve të shqiptarëve të vrarë

Shoqata e të zhdukurve i reagon Thaçit: Asnjë zyrtar serb nuk u përkulë para varreve të shqiptarëve të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

Ish-drejtori i kompanisë farmaceutike nominohet për Ambasador të SHBA-ve në Kosovë, emri i kalon Senatit!

November 11, 2026

Krimet e Epstein mund të ishin parandaluar, raporti i republikanëve zbulon dështimet e drejtësisë: Veproi i mbrojtur dhe i ndihmuar nga…

November 11, 2026
Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

Ethet Presidenciale/ Kush do i marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë pas Trump? Ja emrat që po përgatiten për “betejën” e vitit 2028

November 11, 2026
Kalaja e Gjirokastrës e preferuar nga turistët, mbi 70 mijë vizitorë nga janari deri më sot

Tirana e vështirë për familjet e reja, lindjet janë në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare!

November 11, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In