Pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të presidentit Ilir Meta për alunimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Bashkia Kukës ka nisur punën për zbatimin e dekretit te presidentit.
Përmes një shkrese drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kukësit Bashkim Sheshu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.11 pranë qendrës kulturore ‘Hasan Prishtina’ si edhe palestrës sportive të shkollës së Mesme të Përgjithshme ‘Havzi Nela’.
Gjithashtu në shkresë kryebashkiaku i Kukësit kërkon nga KQZ heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore. /a.r










