• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës shpall “Qytetar Nderi” Adem Demaçin. Veliaj: Adhurim për sakrificën e bërë për çështjen shqiptare

by A R
28/11/2016 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ka nderuar sot politikanin dhe shkrimtarin e njohur kosovar, Adem Demaçi, me titullin “Qytetar Nderi”. Në një ceremoni të posaçme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzuar Adem Demaçit titullin “Qytetar Nderi” si dhe “Çelësin e Qytetit” me motivacionin e intelektualit të shquar, simbol i rezistencës së gjithanëshme, për liri, pavarësi dhe prosperitet, për kontributin dhe sakrificat e tij ekstreme, dhe popullit të pavarur të Kosovës, si dhe për forcimin e lidhjeve tradicionale mes qytetarëve të të njëjtit Komb.

Në fjalën e tij të rastit, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i lumtur që i jepej mundësia që t’i dorëzonte këtë titull nderi një figure kaq të madhe të çështjes shqiptare, aq më shumë kur një ditë e tillë përkoi edhe me festën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Sot kemi një rast shumë të veçantë e nuk besoj se mund të kishte rastësi më të bukur se sa Ditën tonë të Pavarësisë ta kujtojmë duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi”, mikut, vëllait e patriotit të madh, Adem Demaçi. Sot është një ditë e shenjuar për të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri ku jemi sot, por kudo ku jetojnë ata në trevat tona në Ballkan apo në emigracion. Është shumë me vend që në një ditë si kjo të kujtojmë, jo vetëm ato figura që luftuan e shpallën pavarësinë tonë të parë, 104 vite më parë, por çdo shqiptar të mirë që ka luftuar për çështjen shqiptare”, u shpreh Veliaj.

Duke vlerësuar figurën e Adem Demaçit, Veliaj theksoi se ai është patriot i madh dhe një figurë qendrore në luftën për pavarësinë e Kosovës, dhe që tashmë, e ka siguruar vendin e tij të lavdishëm në historinë e gjithë shqiptarëve. Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi edhe sakrificën e madhe e të gjatë që Demaçi bëri gjatë regjimit ish-jugosllav, duke vuajtur një pjesë të mirë të viteve të tij në burgjet politike.

“Duke zbritur vitet e tmerrshme të burgut, pothuajse 28 vjet, e kupton realisht se çfarë çmimi të lartë ka paguar patrioti Adem Demaçi për Kosovën dhe çështjen shqiptare. Unë kam pak më shumë se 28 vjeç, por e di që 28 vite janë shumë, janë tmerrësisht shumë, kur krimi i vetëm që ke bërë është të ngresh zërin për të drejtat e popullit tënd dhe njerëzve të tu. Ishte ndoshta besimi te drejtësia e kauzës për të cilën po sakrifikonte, që e bëri Adem Demaçin, Mandelën e Ballkanit, të duronte aq shumë dhe pa u dorëzuar dhe pa asnjë kompromis. Ne jetojmë sot në kohë krejt të ndryshme, lavdi Zotit! Nuk na kërkon kush të bëjmë sakrifica të këtij kalibri, kaq të mëdha. Sot, shqiptarët s’i ndalon askush që të bëjnë punë e vepra konkrete, të modernizojnë shtetet e tyre”, theksoi Veliaj.

Ai shtoi se me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, “duam në fakt t’i shprehim atij mirënjohjen dhe adhurimin më të thellë të çdo qytetari të kryeqytetit të Shqipërisë, për gjithçka ka bërë dhe gjithçka ka sakrifikuar për çështjen shqiptare”.

Nga ana e tij, Adem Demaçi falenderoi Tiranën për këtë vlerësim, duke theksuar se ka qenë një dëshirë e tij e përhershme që të gjithë shqiptarët të festonin të lirë pavarësinë e tyre. “Ju falenderoj juve, vëllezërit e pamvarshëm të Shqipërisë, të cilën e kemi dashur të gjithë, se jemi edhe ne njësoj si ata. Prandaj, dhe kënaqësia është shumë e madhe, dëshira juaj ka qenë shumë e madhe për ne, e fortë. Kemi dëshiruar që të vijmë gjithmonë, e të jemi gjithmonë këtu me ju. Ne mendojmë se nuk jemi vetëm Shqipëri dhe shqiptarë, por dëshirojmë që të jemi edhe më të plotë. Prandaj, e duam vendin tonë këtu, që të mos ta harrojmë kurrë dhe të jemi aty ku kemi lindur”, tha Adem Demaçi.

Adem Demaçi ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare në kohën e ish-Jugosllavisë, duke luftuar për liritë dhe të drejtat e Kosovës dhe barazinë e saj me republikat e tjera. Për angazhimin e tij në lëvizjen politike në shërbim të çështjes kombëtare, Adem Demaçi u dënua disa herë nga regjimi jugosllav duke vuajtur 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë. Ai konsiderohet edhe si “Nelson Mandela i Evropës”. Nga viti 1990 deri 1995 ai drejtoi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ndërkohë për veprimtarinë e tij në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin “Saharov”.

Në vitet 1998-1999 ai ka qenë një nga përfaqësuesit më të lartë politikë të UÇK-së. Ndërkohë që 2005-2007 ai mbajti edhe pozicionin e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Gjithashtu, përveç veprimtarisë së tij të gjatë politike në shërbim të çështjes kombëtare, Demaçi njihet edhe si shkrimtar i disa tregimeve dhe romaneve, ku spikat “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist për t’u botuar vetëm në vitet 90. Dhënia e “Çelësit të Qytetit të Tiranës” vjen edhe në 80 vjetorin e lindjes së tij./a.m.

Next Post
“The Times” uron Shqipërinë për Pavarësinë: Një vend për t’u dashur

“The Times” uron Shqipërinë për Pavarësinë: Një vend për t’u dashur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

“Do mbahen më 18 ose 25 tetor”- Vuçiç flet për zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe jep dy datat e mundshme

August 21, 2026
“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

August 21, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

August 21, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Dy shifrat që tregojnë dështimin politik”- Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve!

August 21, 2026
“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

August 21, 2026
Rikthimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë në pikën e Qafë-Botës, radhë të gjata në hyrje drejt Greqisë!

Rikthimi i emigrantëve pas pushimeve, fluks i lartë në pikën e Qafë-Botës, radhë të gjata në hyrje drejt Greqisë!

August 21, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Lufta SHBA-Iran, nafta mund të shkojë deri në 3 euro për litër, çmimi do rritet brenda pak muajsh nëse kriza në Hormuz përkeqësohet

August 21, 2026
Siguroi mjetet dhe kushtet për vrasjen e 2 personave, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Pjesë e organizatës së Jetmir Papës, Greqia sjell nën pranga të kërkuarin Florian Vuka! Grupi akuzohet se trafikoi mbi 7 tonë kokainë

August 21, 2026
“Sokrat, jemi këtu o shpirt, o vlla!”- Vrasja e turistit portugez në Ksamil, dalin para Gjykatës 11 të arrestuarit, familjarët i mbështesin me thirrje! (VIDEO)

“Sokrat, jemi këtu o shpirt, o vlla!”- Vrasja e turistit portugez në Ksamil, dalin para Gjykatës 11 të arrestuarit, familjarët i mbështesin me thirrje! (VIDEO)

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com