• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia e Tiranës rikthen projektin për lyerjen e fasadave: Artistët do të sjellin propozimet

by Java News
14/10/2015 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti i Bashkisë së Tiranës për riparimin e fasadave ekzistuese do të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit dhe do të ftohen artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që do të aplikohen mbi sipërfaqen e godinave. Gjatë inspektimit të ndërhyrjes që po bëhet në fasadat e pallateve në Zogun e Zi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se bashkia i rikthehet projektit të fasadave për të freskuar pamjen ekzistuese të pallateve dhe për t’u siguruar që qyteti ka ngjyrat për të cilat u bë shumë i njohur në vitet 2000.

“Më pas projekti do të kalojë në një fazë të dytë, ku do të ftojmë artistë lokalë të cilët do të konkurrojnë në projektet e Bashkisë për të propozuar fasadat e reja dhe për t’u siguruar që projekti i fasadave, nga rrugët kryesore shkon në të gjitha lagjet e Tiranës”, deklaroi Veliaj. Më tej, ai sqaroi se gjatë kësaj ndërhyrje do të preken edhe bizneset në katet e para të ndërtesave që do të unifikohen me mënyrën e vendosjes së tabelave të reklamimit.

“Në këtë ndërhyrje të radhës do të kërkojmë të kemi një unifikim të mënyrës të vendosjes së tabelave në të gjitha sipërmarrjet në katet e para të ndërtesave për të krijuar idenë e një qyteti të rregullt, sistematik dhe që respekton normat estetike. Duam sërish që ngjyrat dhe fasadat e Tiranës të jenë kartolinë e qytetit”, përfundoi Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e fasadave pas katër vitesh mungesë dhe që nuk ishte ndërhyrë në asnjë godinë, të cilët kishin degraduar duke prishur estetikën e qytetit.

Next Post

Lirimi i Fullanit, Braçe: Prokuroria të zgjerojë hetimet ndaj ish-Guvernatorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com