• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bashkia e Tiranës: Pronat publike do zhvillohen nga privatët

by Java News
25/04/2018 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vjen me një ide inovative për të shfrytëzuar edhe ato prona të saj që janë amortizuar e minimizuar me kalimin e viteve. Sipas një projektvendimi që pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, pronat që do të zhvillohen sipas kësaj nisme, më pas do të merren sërish në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, për t’u shfrytëzuar për programe të ndryshme sociale, si banesa me bonus qeraje për familjet në nevojë apo pika shërbimi për qytetarët.Këshilli Bashkiak i Tiranës do të diskutojë nesër projektvendimin “Për përcaktimin e procedurës për negocimin me partnerët privatë që shprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës nëpërmjet marrëveshjeve të sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”.

Kjo nismë do të bëjë që pronat në pronësi të Bashkisë së Tiranës, por që aktualisht janë ngrehina apo objekte të pashfrytëzuara, do të mund të zhvillohen se bashku me ato private kufitare si cdo pronar tjeter qe merr pjese ne zhvillim, të cilët në përfundim të projektit, do t’ia kalojnë sërish të njëjtën sipërfaqe prone Bashkisë së Tiranës, por tashmë të zhvilluar dhe të gatshme të përdoret për banesa sociale, biblioteka zyra pune, pika shërbimi për qytetarët etj.

Përmes kësaj formule, Bashkia e Tiranës do të marrë mbrapsht të njëjtën sipërfaqe të pronës së mëparshme, para se ajo të zhvillohej, por njëkohësisht do ta shfrytëzojë pronën e saj pa asnjë kosto.

Bashkia e Tiranës zotëron një numër të madh pasurish të paluajtshme, ku një pjesë e tyre kanë nisur të degradohen dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë komunitetit dhe interesit publik të qytetit dhe qytetarëve, por janë kthyer në një potencial rreziku për jetën e tyre, për shkak të amortizimit të madh që kanë pësuar ndër vite.

Pavarësisht faktit se Bashkia e Tiranës është pronarja më e madhe në qytet, për çdo vit buxhetor ka një faturë financiare tejet të konsiderueshme në lidhje me programet sociale që ajo ofron në ndihmë të qytetarëve që e kanë të pamundur që të sigurojnë një ambient banimi për vete dhe familjen e tyre, sipas kushteve të tregut.

Hyrja në këtë marrëdhënie kontraktuale me zhvilluesit privat, në ato prona që ofrojnë potencial zhvillimi në kuadër të përfitimit të sipërfaqeve ndërtimore në favor të Bashkisë së Tiranës, është një mjet i mirë që këto sipërfaqe më pas të vendosen në dispozicion të programeve sociale dhe plotësimit të nevojave të Bashkisë Tiranë për mjedise.

ma.me

Next Post
Kur të mbetet droga në derë 8 muaj para zgjedhjeve

A duhej të ishte dhe Basha në Gjermani? Ja si përgjigjet ish presidenti Nishani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In