• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës ndihma për familjet që mbetën të pastreha nga zjarri në Gramsh

by A R
23/02/2017 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës i bashkohet solidarizimit të qytetarëve të Gramshit për familjet që u dëmtuan rëndë nga djegia e banesave të tyre prej zjarrit të pak ditëve më parë. Në emër të Shoqatës për Autonominë Vendore dhe të stafit të Bashkisë së Tiranës, u nisën drejt qytetit të Gramshit ndihma me ushqime dhe veshmbathje, ndërkohë që kontributi i qytetarëve të Tiranës do të vijojë edhe në një fazë të dytë, për të lehtësuar dëmet materiale që familjet pësuan nga rënia e zjarrit. Në nisjen e paketës së parë të ndihmave, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, njëherësh edhe Kryetar i Shoqatës për Autonominë Vendore, shprehu solidarizimin dhe gatishmërinë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

“Jemi ndjerë shumë të keqardhur nga ajo çfarë ndodhi në Gramsh. Shprehëm solidaritetin tonë në emër të Shoqatës për Autonominë Vendore, kemi mbështetur mikeshën tonë Luljetën, e cila është përballur me një situate, fatmirësisht pa pasoja njerëzore, por me dëme të mëdha në humbjen e pronës për familjet që u prekën nga zjarri. Unë besoj se mënyra më e mirë për të shprehur solidaritetin nuk janë fjalët, por është një vepër konkrete. Ndaj më vjen mirë që edhe shoqata jonë e bashkive, por edhe stafi i Bashkisë së Tiranës, ka mbledhur ç’ka mundur, ushqime, tesha, veshmbathje, batanije, për të lehtësuar sadopak kalimin e kësaj situate të vështirë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi si tepër të rëndësishëm solidaritetin për ata që kanë nevojë, pavarësisht distancave mes njëri-tjetrit. “Do të jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë në Gramsh, edhe për një fazë të dytë, nëse do ketë nevojë për pajisje elektro-shtëpiake për të zëvendësuar ato që humbën. Besoj se thelbi i të qenurit Kryetar Bashkie, nuk është vetëm te solidariteti me qytetarët tanë, por ashtu siç treguam edhe në Kukës dhe sot në Gramsh, është edhe solidaritet me njëri-tjetrin, pavarësisht distancave që na ndajnë, teksa kryejmë këto funksione”, shtoi ai.

Duke uruar për kalimin sa më të shpejtë të kësaj situate të vështirë, Veliaj shprehu besimin se anëtarët e Shoqatës për Autonominë Vendore do të kontribuojnë në kohë për kapërcimin e gjendjes. “Uroj shumë kjo fazë të kalojë shpejt dhe besoj se ashtu si edhe deputeti i zonës, Taulant Balla, po edhe bashkitë e tjera që po shprehin solidaritet, do të ndihmojnë për këtë. Besoj se të gjithë anëtarët e tjerë të shoqatës do të përgjigjen në kohë për çdo nevojë që mund të ketë secili. Parimi ‘një për të gjithë dhe të gjithë për një’, vlen sidomos në raste të tilla të vështira. Ndaj, duam t’i urojmë koleges tonë në Gramsh një kalim të shpejtë të kësaj situate dhe t’iu gjendemi pranë familjeve në Gramsh, por edhe kudo në Shqipëri, ku mund të jemi sadopak të dobishëm”, u shpreh Veliaj.

Pak muaj më parë, Bashkia e Tiranës ndihmoi me pajisje shkollore një shkollë në Morinë të Kukësit, pas letrës për ndihmë që drejtori i saj i kishte drejtuar kryebashkiakut Veliaj./a.m.

Next Post
Ish-drejtori i Doganave në Kosovë në kabinetin e Ramës, ja posti ku u emërua

Ish-drejtori i Doganave në Kosovë në kabinetin e Ramës, ja posti ku u emërua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In