• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës miraton listën e tretë të bonusit të qirasë për 266 familje të prekura nga tërmeti

by Java News
10/12/2019 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme listën e tretë të bonusit të qirasë për 266 familje të tjera, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit, duke e çuar në total në afro 1200 qira.

Pas përgatitjes së dosjeve në kohë rekord, Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur kalimin e listës së familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që kanë aplikuar për bonus qiraje me kushtet e tregut. Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit dhe të gjitha këtyre familjeve shuma e akorduar do t’u kalojë në llogaritë e tyre bankare ose mund ta tërheqin përmes postës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi në mënyrë të veçantë strukturat që kanë mundësuar në një kohë shumë të shpejtë të përgatisin dosjet dhe t’u vijnë qytetarëve në ndihmë me bonusin e qirasë.

“Ndërkohë dua t’ju informoj që ka qenë një histori suksesi historia e sistemimit të qirave. Edhe mënyra e lehtësimit, ku vetëm me kartë identiteti tek sporteli, më është fiksuar sporteli 12 te Posta, merr pagesën me para në dorë, ekzaktësisht për sa dhoma e kuzhinë ke pasur”, tha Veliaj.

Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimet për shembjen e disa godinave në Universitetin Bujqësor të Kamzës, të cilat për shkak të amortizimit dhe tërmetit janë kthyer në një rrezik për jetën e familjeve dhe studentëve që strehohen to.

Bëhet fjalë për 8 godina që janë zënë nga familjarë gjatë viteve të tranzicionit, duke pësuar edhe ndërhyrje që e kanë dëmtuar në strukturë, si dhe dy godina të tjera ku strehohen studentë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme nga Këshilli Bashkiak i cili vendosi shembjen e tyre, pasi paraqiten ndërtesa të paqëndrueshme.

Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se ashtu sikurse familjet që janë të strehuara aktualisht në këto 8 godina, do të marrin bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës.

“Bëhet fjalë për godina të superamortizuara, të ndërtuara nga vetë studentët, me punë vullnetare. Pra dikush vinte për Inxhinieri, ose për Letërsi, apo në rastin atje, vinte për Hortikultorë apo Veterinari, dhe ndërtonte vetë edhe konviktin. Në Institut Bujqësor të dhjeta janë të amortizuara, nuk ka nevojë të marrim rrezik fare. Për familjarët në 8 godina do trajtohen me bonusin e qirasë”, tha Veliaj.

Ndërkohë, për dy konviktet studentore ai bëri të ditur do të bëhet rimbursimi plotë, duke qenë se as ato nuk ofrojnë garanci dhe siguri në godinat ekzistuese. Ai siguroi se studentët që jetojnë këtu do të kompensohen.

“Për dy konviktet studentore kam dhënë porosi që të bëhet i plotë rimbursimi, duke qenë se nuk ofrojmë këtë garanci dhe këtë siguri në godinat ekzistuese”, deklaroi Veliaj. /e.s/

Next Post
Çfarë do të ndodhë në Kosovë nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues

Çfarë do të ndodhë në Kosovë nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com