• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës merr çmim për transparencën

by Java News
02/10/2017 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vlerësohet si një nga njësitë vendore që ka shënuar treguesit më të lartë sa i takon transparencës dhe respektimit të së drejtës për informim. Në ceremoninë e prezantimit të gjetjeve të Monitorimit 2017, organizuar nga INFOCIP dhe mbështetur nga The Olof Palme Center dhe Qeveria Suedeze, Kryetari Erion Veliaj mori çmimin për modelin më të mirë që ka implementuar Bashkia e Tiranës duke shënuar rritjen më dinamike nga 2016 në 2017 për implementimin e ligjit 119/2014 në nivel të Qeverisjes Vendore.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se krahasuar me dy vite më parë, situate në Bashkinë e Tiranës ka ndryshuar pozitivisht duke siguruar transparencë dhe zgjidhje për qytetarët.

“Kur erdha vitin e parë thanë, kryetar suksese, more notën 4 për vlerësimin. Unë sa kisha ardhur në Bashkinë e Tiranës, sigurisht viti ynë i parë, s’punonte faqja e internetit jo më që të ruhej një protokoll për pyetje-përgjigjet, jo më që të mbarohej ndonjë punë, jo më që të ëndërronim që të hapnim një portal opendata që është përtej këtyre 5 karakteristikave që janë vlerësuar, apo një aplikacion si “Tirana Ime” që e ka çuar në një nivel krejt tjetër mënyrën e komunikimit dhe të zgjidhjes së problemit. Ne mund ta kishim harxhuar gjithë këtë energji duke i nxjerrë sytë njëri-tjetrit ose siç bëmë që e shpenzuam këtë energji ku bashkia më skandaloze nga nota 4 ,mori notën 9.9. Duhet të marrim ende 10 por ndoshta kjo do të jetë sfidë për vitin tjetër”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar punën e kryer nga stafi i punonjësve të Bashkisë së Tiranës në shërbim të qytetarëve, Veliaj theksoi se vetëm  në 6-mujorin e parë ka pasur 55 mijë kontakte të drejtpërdrejta.

“ Vetëm në numrin tonë 0800 0888, që nuk është një nga treguesit që maten, por është një tjetër instrument, kemi vetëm për këtë 6 mujor 4700 ato që ne i quajmë raste. Vetëm nga posta 1663, vetëm nga uebi kemi 50 mijë në javë vizitorë unikë”, tha ai.

Veliaj u shpreh se një standard i ri është vendosur edhe përmes aplikacionit “Tirana Ime”, ku qytetarët mund të raportojnë për çdo problematikë.

“Në vit ne kemi 11 mijë raportime dhe zgjidhje të problematikave vetëm nga aplikacioni “Tirana Ime”, që tani ka shtuar edhe opinione si pagesa e parkingut apo edhe të tjera, kjo ishte në 2016. Vetëm në gjysmën e parë të 2017 mbi 5 mijë kërkesa. Do ishim shumë të gatshëm, që platformën që tashmë një bashki e ka bërë dhe e ka testuar, të mund të përdoren falas, edhe nga gjithë bashkitë e tjera”, u shprej Veliaj.

Tirana është dhe qyteti i parë në Shqipëri me një bazë të dhënash për punët publike dhe shërbimet që ofron Bashkia e Tiranës, në funksion të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve, por edhe menaxhimit më të mirë të kohës dhe parave të taksapaguesve. Kryetari I Bashkisë Veliaj vlerësoi se portali “opendata.tirana.al”, u ofron qytetarëve të dhëna të ndryshme për punët, investimet dhe çdo shërbim që kryhet në qytet. “Unë besoj që me PNUD-in po bëjmë realisht një revolucion, me portalin tonë Open-data.tirana.al.

‘Ne sot jemi në një situatë ku Kryetari i Bashkisë apo kushdo tjetër mund të dikë ekzaktësisht sa fëmijë kanë munguar në çerdhe një muaj më përpara, sa pllaka kemi shtruar, sa metra asfalt, sa pemë janë mbjellë, sa kontrata ujësjellësi janë lidhur, si janë shpenzuar paratë për të kuptuar fare mirë që asnjë prej nesh nuk ka një instrument që pret para në zyrë. Në fakt janë para të taksa-paguesve që meritojnë raportim si janë mbledhur dhe pastaj sigurisht si janë shpenzuar”, theksoi kreu i Bashkisë.

Bashkia e Tiranës është renditur në krye për Programin e Transparencës me 29 nga 30 pikë të mundshme. Nga vlerësimi i ndërmarrë nga INFOCIP në shkallë kombëtare, rezulton se vetëm 24 bashki nga 61 gjithsej kanë të afishuar në faqen zyrtare të internetit regjistrin e pyetje përgjigjeve, ku Bashkia Tiranë e mban dhe e përditëson këtë regjistër online, ndërkohë që vendimet janë të publikuara në një platformë online në faqen e saj zyrtare dhe konsistenca e kontrolli sigurohet përmes VENDIME.AL.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Shumë i vogël për FIFA-n, ja si rusët e zmadhojnë stadiumin, bëjnë një shtesë të çuditshme

VIDEO/ Shumë i vogël për FIFA-n, ja si rusët e zmadhojnë stadiumin, bëjnë një shtesë të çuditshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com