• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia e Tiranës marrëveshje me BERZH për infrastrukturën

by Lorenc Vangjeli
03/12/2015 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­ Bashkia e Tiranës dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë vendosur të bashkëpunojnë për të përmirësuar infrastrukturën bashkiake, për ta bërë kryeqytetin shqiptar më miqësor me mjedisin dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm. Memorandumi i Mirëkuptimit (MiM) u nënshkrua sot në Tiranë nga Zëvendës Presidenti i Parë i BERZH, Phil Bennett dhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes MiM, palët rendisin fushat strategjike të bashkëpunimit siç janë transporti urban, infrastruktura e rrugëve urbane, uji dhe shërbimet e ujërave të zeza, mbetjet e ngurta, ndriçimi i rrugëve dhe përmirësimi i përgjithshëm i efikasitetit të energjisë. Krahas kësaj, BERZH dhe Bashkia do të punojnë për krijimin e një plani veprimi me qëlllim adresimin e sfidave që vijnë nga ndryshimet klimaterike globale.

Zëvendës Presidenti i Parë i BERZH, Phil Bennett tha se “Ne besojmë se infrastruktura e qëndrueshme bashkiake është parakusht për një zhvillim urban miqësor me mjedisin, i cili është në zemër të nismës tonë, Ekonomia e Gjelbër. Në bashkëpunim më qytetin e Tiranës ne kemi identifikuar fushat kyçe ku BERZH mund të ofrojë ekspertizën e saj për një zbatim efektiv dhe të qëndrueshëm të projekteve bashkiake. Ne e mbështesim fuqimisht iniciativën e Tiranës për t’u kthyer në një kryeqytet të gjelbër” Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shtoi se ky është një hap shumë i rëndësishëm për qytetin tonë. “Ne jemi të lumtur që kemi mbështetjen e BERZH në këtë nismë të rëndësishme. Zbatimi i projekteve të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të besueshëm bashkiak , që do të nxitë rritjen ekonomike të kryeqytetit, do të përmirësojë kushtet e jetesës për shumë qytetarë të Tiranës dhe do të shënojë një kontribut pozitiv në Ekonominë e Gjelbër”, tha Veliaj.

Në veçanti, BERZH do të mbështesë përgatitjen e projekteve, zhvillimin institucional dhe trajnimin, asistencën në zbatimin e projekteve dhe prokurimeve si dhe auditimet e energjisë me qëllim vlerësimin e efikasitetit të energjisë në ndriçimin e rrugëve dhe ndërtesave në kryeqytetin Shqiptar. Që prej fillimit të aktivitetit të saj në Shqipëri, BERZH ka investuar 1 miliardë euro në 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.

Veliaj-me-BERZH-2 Veliaj-me-BERZH-3

Next Post

Ja dëmet që i shkakton trurit përdoimi i kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In