• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës internshipe me pagesë për të rinjtë, Veliaj: Mos e dëgjoni korin e sharësve të divanit

by A R
07/08/2024 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fillo me një ide – Fito një internship” është projekti i Bashkisë së Tiranës, që fton të rinjtë në fillim të karrierës së tyre profesionale, të grupmoshës deri në 28 vjeç, të fitojnë mundësinë e një praktike të paguar në institucion, përmes aplikimit për një koncept për projekt ose studim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nënvizoi se kjo është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, që kanë ide të reja, për të bërë punë të mira për veten dhe për qytetin.

“Nëse çdo ditë e trajtoni si 1% të projektit tuaj, të ëndrrës suaj, të idesë suaj, atëherë çdo ditë ka rëndësi, se është 1% e asaj ideje, e asaj ëndrre, e atij projekti. Çdo problem që mund t’ju dalë, mund të jetë edhe një mundësi shumë e madhe. Por, nëse e shikoni si problem, edhe kjo ju thyen, aty mbaron loja. Nëse e shikoni si mundësi, kjo ju bën vërtet lider sot. Unë jam duke kërkuar për çuna dhe goca që duan t’i bashkohen skuadrës sonë sepse do të vijë koha kur i kalojmë stafetën një brezi tjetër. Ndaj, do të doja shumë që nga kjo skuadër të kishim drejtorët e ardhshëm, drejtuesit e projekteve të agjencive tona, dhe sot po e nisim me një ide modeste, si një test për të kuptuar karakterin, forcën, zgjuarsinë dhe dëshirën për të bërë ca punë të mira për qytetin tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se vendin e ndryshojnë njerëzit që kanë ide dhe mendojnë për të çuar vendin përpara, dhe jo “kori i sharësve”, që bëjnë analiza nga divani.

“Vendin nuk e ndryshojnë njerëzit që bëjnë analiza nga divani dhe Facebook, apo komentatorët që shajnë kryesisht punën e të tjerëve. Nuk i ndryshon gjërat ‘kori i sharësve’, por kori i njerëzve që duan të bëjnë gjëra. Kush ka qenë pjesë e historive të viteve të fundit në Tiranë, e di që debati për Teatrin e Ri kapërceu nivelin e histerisë, u bë pjesë e fushatës, vazhdon të jetë pjesë e politikës, e djegies së gomave dhe molotovit javor te bashkia, por tani që kemi hapur themelet e teatrit, kur ti shikon që është një hapësirë e madhe, – do të jetë padyshim teatri më i madh në Ballkan – ti kupton se në 3 muaj punë kemi bërë më shumë se në 30 vite sherr”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Më tej, ai shtoi se shumë punonjës të Bashkisë së Tiranës, madje disa prej tyre edhe në pozicione drejtuese, e kanë nisur me prezantimin e një ideje, nga një internship. Ai inkurajoi të rinjtë të aplikojnë sa më shumë në këto programe. “Fakti që e keni kaluar këtë fazë, keni aplikuar, pra keni hedhur diçka në letër, ju bën krejt ndryshe nga pjesa e llafologëve, që nuk kanë ndonjë kontribut për shoqërinë, përveçse të kritikojnë punën që bëni ju”, përfundoi Veliaj.

Projekti “Fillo me një ide – Fito një Internship” tashmë është në vitin e 6-të, dhe për këtë vit ofron mundësinë që, nëpërmjet një praktike 3 mujore pune, të rinjtë të kenë mundësinë të shprehin idetë e tyre krijuese dhe inovative.

Next Post
BSH/ Kriza e çmimeve në tregjet botërore, Sejko: Inflacioni në vend do të mbetet i lartë, lufta në Ukrainë ngadalëson rritjen ekonomike

“Ekonomia u rrit me 3.6% gjatë tremujorit të parë”, Sejko: Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi rënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com