• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bashkia e Tiranës hap forumin rinor për nxitjen e bizneseve të agroturizmit të Shëngjergj

by Java News
08/05/2016 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujqësia, blegtoria dhe natyra përbëjnë një potencial të madh për zhvillimin ekonomik të zonave rurale të Tiranës nëpërmjet zhvillimit të agroturizmit, veçanërisht përmes produkteve bio aq shumë të kërkuara në treg. Bashkia e Tiranës është e vendosur të rikthejë vëmendjen e të rinjve, për ta parë këtë potencial si një mundësi edhe për biznese të mirëfillta. Këtij qëllimi i shërbeu takimi i sotëm i zhvilluar në Shëngjergj, një nga zonat më tipike rurale të Tiranës, ku të rinj të zonës dhe të ardhur nga Tirana diskutuan mbi mundësitë e promovimit të zonave rurale dhe zhvillimin e bizneseve me bazë agroturizmin.

Në hapjen e aktivitetit dy ditor morën pjesë nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali dhe Andi Seferi, si dhe qindra të rinj të cilët kërkojnë të ngrejnë një biznes. Nënkryetarja Paskali vlerësoi natyrën dhe produktet bio të zonës, si dhe theksoi se zona rurale e Tiranës ka mundësitë e duhura për të zhvilluar biznese duke shfrytëzuar pikërisht këto potenciale.

“Shija e produkteve tona bujqësore është origjinale, bio. Kjo na ka mbledhur sot këtu, pra krijimi i një ferme për prodhimin dhe përgatitjen e produkteve bio të vendit tonë dhe kjo jo thjesht për konsumin tonë, por edhe për t’i eksportuar. Duhet të konsumojmë produktet tona sepse natyrisht janë më të mira, kanë një kosto më të lirë dhe nga ana tjetër, ndihmojnë ekonominë tonë, e cila ka nevojë që këto para të qëndrojnë këtu. Të rinjtë tanë duhet të shohin mundësitë e krijimit të fermave të tilla në vendin tonë”, tha nënkryetarja Paskali.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës vuri në dukje se është e rëndësishme që sipërmarrësit shqiptarë, sidomos të rinjtë që duan të investohen në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, të mund të trajnohen për të aplikuar dhe përfituar nga fondet e BE-së.

“Më shumë se gjysma, gati 60% e fondeve të BE-së, shkojnë në favor të bujqësisë dhe për këtë të rinjtë tanë, përveç mbështetjes që mund të gjejnë brenda vendit nga fonde të ndryshme që ofron pushteti qendror apo ai lokal, mund edhe të kenë akses në fondet që BE ofron për ta. Kjo është ajo që ne duhet të përgatisim dhe në shkollat e universitetet që të rinjtë të kenë mundësi të dinë se si të aksesojnë fondet e BE për të ndërtuar një fermë apo një sipërmarrje agroturizmi”, shtoi Paskali.

Nga ana e tij, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, theksoi se Bashkia e Tiranës e ka prioritet të veprimtarisë së saj promovimin e produkteve dhe zonave rurale, pasi ka vlerësuar se bujqësia, blegtoria, apo edhe agroturizmi janë elementë tepër të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të zonës.

“Çdo nismë që mund të marrë bashkia apo organizatat e ndryshme, nuk mund të funksionojë nëse në thelbin e tyre nuk do të jetë rinia, pra pjesëmarrja e rinisë është vendimtare. Është rinia ajo që do të bëjë promovimin e këtyre zonave përmes mbështetjes si të organizatave të ndryshme, donatorëve, por mbi të gjitha duke krijuar edhe lehtësirat nga pikëpamja administrative që Bashkia është gjithmonë prezente”, tha Seferi.

Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i zonave rurale dhe ngritja e debateve tek të rinjtë si një mënyrë e re e të bërit biznes në këto zona, ngritja dhe promovimi i një inkubatori i cili do të prodhojë dhe promovojë sipërmarrje me bazë agron dhe artikulimi te të rinjtë se fermat janë një mënyrë shumë e mirë angazhimi në biznes. Gjatë këtyre dy ditëve të pranishmit do të shfrytëzojnë edhe kohën për të parë nga afër potencialet e zhvillimit të agro-turizmit në këtë zonë, duke prekur nga afër mikpritjen në familjet e zonës, produktet bujqësore dhe blegtorale, si dhe për t’u bërë pjesë e aktiviteteve që kanë si bazë shfrytëzimin e potencialit natyror të zonës. Javanews/ a.k

Next Post

Vendimi, kartëmonedha 500 euroshe nuk do të prodhohet më, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

Grabiti taksinë dhe dy karburante, identifikohet autori me dy mbiemra

January 5, 2026

SONDAZHI / Partitë e mëdha në rënie, por PS mbetet maxhorancë! 24 % do të votonin një parti të re

January 5, 2026
“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim

Kalaja: Politikanët shqiptarë spiunonin njëri-tjetrin në Ambasadën e SHBA-së

January 5, 2026
Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

Moti i keq, trageti Vlorë–Brindisi prej më shumë se gjashtë orësh në gjirin e Vlorës

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

Arrestimi i Maduros nga SHBA, ish-ministri i PD: Trump i shtroi tapetin e kuq Putinit dhe Netanyahut

January 5, 2026
“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

“Diktatorë ka plot, por…”/ Gjinishi: Presidenti i një shteti ka imunitet, nuk është si Bin Laden

January 5, 2026
“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

“Maduron e kapën për zverku sepse…”/ Hila: Nuk ka të drejtë ndërkombëtare me Perandoritë!

January 5, 2026
Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

Superheronj, ‘kapituj’ vijues dhe një “Oddyssey” epik… Filmat më të shumëpritur të 2026

January 5, 2026
Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

Groenlanda, pse këmbëngul Trump? Lëndët e para, rruga arktike (dhe Europa). Çfarë synojnë SHBA-të

January 5, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In