• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës & Fondacioni “Lorik Cana” nisin projektin për ndërtimin e infrastrukturës sportive në kopshtet publike

by Java News
05/06/2017 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është qyteti i parë në Shqipëri që nis zbatimin e një programi sportiv për të gjithë fëmijët që frekuentojnë kopshtet publike. Pas rehabilitimit dhe ndërtimit të kopshteve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me fondacionin “Lorik Cana”, ka nisur zbatimin e projektit për ndërtimin infrastrukturës sportive në kopshtet publike, me synim masivizimin e pjesëmarrjes në sport për një jetë më të shëndetshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ish kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, lorik Cana, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të një prej këtyre fushave sportive në Kopshtin “Xixëllonja” në Tiranë, e vendosur falë donacionit të fondacionit “Lorik Cana”.

Kryebashkiaku Veliaj tha se ky është vetëm investimi i parë, i cili do të kontribuojë edhe në edukimin e brezit të ri. “Thirrja e Lorikut është të vazhdojë të kontribuojë për sportin, ndaj Bashkia e Tiranës iu bashkua nismës së fondacionit “Lorik Cana”, i cili në fakt sot po mbjell filizin e parë të një pune fantastike që ndoshta do ia shohim hajrin disa vite më vonë. Nuk i referohem vetëm futbollistëve të vegjël, të cilët që në moshën 3-4 vjeç mësojnë si të luajnë në skuadër, do mësojnë si të humbasin me dinjitet, do mësojnë edhe si të fitojnë me përulësi. Këto janë disa karakteristika bazë që shumë prej nesh të rriturve nuk i kemi dhe kur humbasim e trajtojmë si tragjedi, kur fitojmë bëjmë sikur kemi çliruar botën, qoftë kjo në politikë apo në fusha të tjera”, tha Veliaj.

Ai shprehu bindjen se falë këtij projekti dhe investimeve që po ndërmerr bashkia për përmirësimin e infrastrukturës sportive, Tirana do të fitojë edhe qytetarë të jashtëzakonshëm. “Kemi bërë disa investime në çerdhet dhe kopshtet fantastike në Tiranë, kurse kjo është pa dyshim qershia mbi tortë. Ne besojmë se infrastruktura është e rëndësishme, por më e rëndësishme është kultura dhe tani besoj se i kemi të dyja bashkë, investojmë edhe në infrastrukturë, edhe në kulturë”, tha ai.

Ish-kapiteni i ekipit tonë kombëtar në futboll, Lorik Cana, vlerësoi përkushtimin e kryebashkiakut Veliaj për zbatimin e këtij projekti, i cili do të shtrihet edhe në qytete të tjera të trevave shqipfolëse. “Është diçka e duhur, që i nevojitet gjithë shoqërisë tonë. Fondacioni do të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë dhe shpresojmë në të ardhmen edhe në Maqedoni, për t’ua mundësuar të gjithë fëmijëve tanë, të rriten me vlerat e duhura. Dua të falenderoj Erionin. Ky program ka qenë i vështirë për t’u realizuar dhe zbatuar, por e ndjej veten me fat sepse kisha përballë një person i cili pa folur fare, vetëm me mendime e kupton dhe i ka kuptuar qëllimet që kemi me fondacionin dhe na ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme”, tha Cana.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se ky është një projekt afatgjatë që do të shtrihet edhe në kopshtet e tjera publike, ku krahas infrastrukturës, një vëmendje do t’i kushtohet edhe zbatimit të programit të duhur didaktit dhe pedagogjik. “Duam që në një kohë rekord, siç punuam për rregullimin e gjithë kopshteve e çerdheve, të vijojmë me vendosjen e gjithë fushave të vogla sportive. Bashkë me drejtorin e Fondacionit do të kemi një program didaktik dhe pedagogjik për mësuesit që do të përfshihen. Do të bëjmë një garë edhe me MAS, se ashtu siç janë rikthyer mësuesit e shumësportit nëpër të gjithë shkollat e Tiranës, të njëjtën gjë ne, Bashkia dhe Fondacioni “Lorik Cana”, ta bëjnë për të gjitha kopshtet e Tiranës për të pasur një plejadë të re mësuesish që të sigurohemi që Tirana e ka të ardhmen e sigurt”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, masivizimi i sportit te brezi i ri, është garanci për rritjen e tij në mënyrë të shëndetshme, larg basteve dhe kafeneve. “Më vjen mirë që kjo përkon, një ditë pas hapjes së Parkut Olimpik dhe shumë prej sportistëve elitarë u ndjenë të shpërblyer. Por unë besoj se përtej sportit elitar, na duhet sporti masiv dhe garancia që ata fëmijë nesër nuk do jenë klientët e ardhshëm të pikave të basteve, llotove, bingove dhe të kafeneve është në fakt ky investim që po bëjmë sot”, tha Veliaj teksa garantoi për mbështetjen që Bashkia e Tiranës do të japë për investime të tilla.

“Siç punuam me kopshtet, kur në një pjesë të madhe shumë biznese private që u bashkuan me Bashkinë, për të bërë këto investime, ashtu dua t’u bëj një thirrje të gjithë sipërmarrjeve që ende duan të vazhdojnë të ndihmojnë Bashkinë e Tiranës, nëse do ishin të gatshëm që të sponsorizonin një të tillë në kopshtin pranë biznesit të tyre apo lagjes së tyre”, tha ai.

Projekti Ka2al (KAZAL) startoi për herë të parë në Hungari në vitin 2010 me 2 projekte pilot. Në vitin 2011, Jenő Buzánszky, legjendari i mbrojtjes së ekipit kombëtar hungarez të futbollit krijoi fondacionin për përfitim publik të fëmijëve të kopshteve për zbatimin e një programi kombëtar sportiv për këtë grupmoshë. Projekti Ka2al në vetvete nuk është vetëm ndërtimi i fushës sportive. Ai përmban fushën, por edhe setin e mjeteve didaktike që do të demonstrohet më vonë nga fëmijët, dhe metodologjinë e punës me fëmijët. Metodologjia u krijua duke marrë në konsideratë nevojat e veçanta të moshës së kopshtit dhe përfshin edukimin e mësuesve të kopshteve për disa lloje sporti. /ma.me

Next Post
Besnik Hasi, zyrtarisht, afër nënshkrimit me Olympiakosin

Besnik Hasi, zyrtarisht, afër nënshkrimit me Olympiakosin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“21 janari”, Berisha: Po përdoret për propagandë, zbatoj çdo thirrje të organeve të drejtësisë

“21 janari”, Berisha: Po përdoret për propagandë, zbatoj çdo thirrje të organeve të drejtësisë

November 13, 2025
Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

November 13, 2025
Balluku takohet me Fratin: Linja nënujore Shqipëri-Itali, kapitull i ri në bashkëpunimin energjetik

Balluku takohet me Fratin: Linja nënujore Shqipëri-Itali, kapitull i ri në bashkëpunimin energjetik

November 13, 2025
SPAK jep detaje: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

SPAK jep detaje: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

November 13, 2025

6 persona morën pjesë në atentat, dyshimet e reja dhe marrja e kamerave në aeroport

November 13, 2025
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

Propozimi i Celibashit: Administrata zgjedhore të mos dominohet 100% nga partitë

November 13, 2025
Hakerimi i SPAK, merret nën hetim ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Hakerimi i SPAK, merret nën hetim ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

November 13, 2025
LIVE! Nis mbledhja e qeverive Itali-Shqipëri, Rama pritet nga Meloni me ceremoni zyrtare

LIVE! Nis mbledhja e qeverive Itali-Shqipëri, Rama pritet nga Meloni me ceremoni zyrtare

November 13, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Reforma territoriale s’duhet të ketë lidhje me llogaritë elektorale

November 13, 2025
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Kur lufton për çështjet shqiptare. Esad Pasha dhe Shote Galica – dy anët e një medaljeje

November 13, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com