• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës drejt zhvendosjes, Veliaj njofton çeljen e garës për godinën e re

by A R
23/01/2020 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës do të ketë një “shtëpi të re”. Godina e Bashkisë do të zhvendoset në Bulevardin e Ri të Tiranës, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar çeljen e garës për projekt idenë.

Numri një i kryeqytetit ka bërë me dije se kjo ndërtesë e re do të jetë pa gjenerim karboni (carbon neutral) dhe tërësisht e pavarur nga energjia e rrjetit (net-zero energy building). Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ndërtimi i kësaj godine në Bulevardine ri shënon dhe fillimin e zhvillimit të Tiranës në veri të saj.

“Ky është një qytet ku do bashkëjetojmë edhe me nostalgjinë, por edhe me ëndrrat dhe aspiratat për t’u bërë një qytet modern. Ndaj shumë I lumtur sot që në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet ne shpallim një konkurs për një ndërtesë të re të Bashkisë së Tiranës, një ndërtesë administrative me rreth 1200 vetë apo 1200 poste pune dhe një ndërtesë që besoj do hedhë spirancën e zhvillimit në veri të Tiranës që është ky bulevard ku jemi ne sot””, tha Veliaj ndërsa bëri të ditur se godina e vjetër do të ruhet dhe do të ketë një karakter ceremonial.

“Për të gjithë ata që kanë merak nuk do të humbim ndërtesën e vjetër, pra ajo do të vijojë të jetë selia e kryetarit të Bashkisë. Është ndërtesa klasike dhe ndërtesa në zemër të qytetit, kilometri zero o Shqipërisë nga ku fillojnë e maten të gjithë distancat. Ndërtesa klasike ajo që quhet city-holl, pra bashkia ceremoniale do të vijojë të mbetet në zemër të qytetit dhe bëhet fjalë për të ngritur në bulevardin e ri një ndërtesë e cila siç thamë duam të jemi të parët në Shqipëri, ndoshta edhe në rajon me një ndërtesë që I ka emetimet zero, do të thotë një ndërtesë 100% ekologjike që ndoshta do të vendosë një standard edhe për ndërtimet në të ardhmen””, bëti të ditur Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se në këtë bulevard do të vendosen edhe shumë prej institucioneve të tjera shtetërore. “Jemi në negociata me qeverinë, që edhe në lagjet e reja të ketë institucione publike, si te “5 Maji”. Të çojmë edhe atje disa institucione. Do të hapim konkursin për Kinostudion dhe Kombinatin për të gravitur disa institucione. Një nga gjërat që parashikoj është rritja demografike e qytetit. Deri dje e quanim tabu ndërtimin me dru. Ne mendojmë se nuk ka status që digjet dhe është kasolle por teknologjia ka evoluar” tha Veliaj.

Ndërtesa e re e Bashkisë propozohet të ndërtohet përgjatë zgjatimit të bulevardit ”Zogu i Parë” dhe pritet që të zgjidhë përfundimisht unifikimin e administratës së Bashkisë Tiranë në një ndërtesë të vetme duke plotësuar kushtet dhe kërkesat e nevojshme të një ndërtese bashkëkohore.

/a.r

Next Post
VIDEO / Rama pritet nga Conte: Italia mike po na mbështet për rindërtimin

VIDEO / Rama pritet nga Conte: Italia mike po na mbështet për rindërtimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

August 25, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Braçe pas takimit në Pogradec: Socialistët nuk duhet të votojnë një njoftim si kandidat për Bashkinë e Tiranës

August 25, 2026
Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

Rrufetë gjatë verës, si të mbrohemi dhe cilat vende duhet të shmangim

August 25, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

31 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike

August 25, 2026
Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

Arabia Saudite, projekt 7 miliardë dollarë në Francë. Synon të ndërtojë një “Disneyland”

August 25, 2026
Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

Studion jashtë Shqipërisë? Sigurimi shëndetësor është pjesë e rëndësishme e udhëtimit tënd

August 25, 2026
Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
Aksident i rëndë në Divjakë, 62-vjeçari në rrezik për jetën

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

August 25, 2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

August 25, 2026
Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com