• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës do vendosë monumentin e Heroit tonë Kombëtar në sheshin “Skënderbej” në Paris, Veliaj: Bëjmë realitet ëndrrën e shumë shqiptarëve

by Java News
04/05/2024 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në nisje të vizitës së tij dy ditore në Paris, takoi homologen e tij, kryetaren e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo. Veliaj vlerësoi punën e bërë nga kryetarja e Bashkisë Hidalgo për mbarëvajtjen e Lojrave Olimpike, të cilat këtë vit do të zhvillohen në Paris. Përgjatë takimit me kryetaren Hidalgo, kryebashkiaku Veliaj gjeti rastin të ndajë edhe lajmin e mirë të restaurimit të sheshit “Skënderbej” në kryeqytetin francez, si një shenjë e lidhjeve të forta që ekzistojnë mes dy popujve tanë, në momentin kur Shqipëria synon integrimin në Bashkimin Evropian.

“Parisi është gati për Lojrat Olimpike dhe kryetarja Anne Hidalgo ka bërë një punë fantastike për të pritur gjithë skuadrën. Sigurisht, skuadra e Shqipërisë është ndër skuadrat e para sepse edhe alfabetikisht hap Lojrat Olimpike. Mezi presim që në këtë bashkëpunim mes Parisit dhe Tiranës, edhe skuadra jonë Olimpike të shkëlqejë. Lajmi më i mirë është që kemi një shesh “Skënderbej” në Paris dhe më në fund, sheshi është restauruar tortalisht. Jemi gati për të pasur një monument të Skënderbeut në Paris, që ka qenë një ëndërr e shumë shqiptarëve dhe një lidhje e fortë mes popujve tanë. Kur Evropën e ëndërronim, kur në Evropë ishim dhe tani që në Evropë po integrohemi, statuja e Skënderbeut në Paris është një ndër lajmet më të mira që kemi marrë nga kjo vizitë”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e saj, kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo u shpreh entuziaste për takimin me kryebashkiakun Veliaj, duke theksuar se është i mirëpritur në çdo kohë në kryeqytetin francez.

Vizita e kreut të Bashkisë, Erion Veliaj në Paris zhvillohet në vazhdën e forcimit të bashkëpunimit mes dy kryeqyteteve dhe raportit të veçantë me Bashkinë e Parisit.

Në shkurt të këtij viti, Veliaj priti në Tiranë nënkryetaren e Bashkisë së Parisit, Anouch Toranian, së cilës i dhuroi në mënyrë simbolike “Sahatin e Tiranës” dhe bisedoi për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve. Një tjetër tregues i ldhjeve të ndërsjellta mes dy vendeve ishte edhe nënshkrimi para disa ditësh i një marrëveshjeje bashkëpunimi në fushën dixhitale dhe inovacionit me ambasadën franceze, që sipas kryebashkiakut Veliaj do të sjellë një frymë dhe energji të re sa i përket bashkëpunimit mes Tiranës dhe Parisit./m.j

Next Post
Prezantohet raporti i ekspertëve “Bashkëpunimi Kinë-BE për mjedisin dhe klimën: arritjet dhe perspektivat”

Prezantohet raporti i ekspertëve "Bashkëpunimi Kinë-BE për mjedisin dhe klimën: arritjet dhe perspektivat"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com