• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës do të mirëpresë më 26 nëntor kryebashkiakët e Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës

by Java News
25/11/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të Dielën mbahet Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon. Pas atmosferës së bukur që solli fundjavën e shkuar në Tiranë organizimi i Samitit të Diasporës, kryeqyteti është gati të mirëpresë në datat 26-27 Nëntor, Konferencën e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, një ide e propozuar para disa javësh nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në takimin e tij me homologun kosovar, Shpend Ahmeti, në Prishtinë.

Kryetarët e Komunave të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës do të mbërrijnë sot pasdite në kryeqytetin shqiptar, për të vijuar nga nesër me axhendën e përgatitur nga Bashkia e Tiranës, e cila kulmon ditën e Dielë me organizimin e Konferencës së parë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj do t’i mirëpresë ditën e Shtunë në orën 09.30 krerët e Bashkive Shqiptare të Rajonit dhe delegacionet që i shoqërojnë ata, ku edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi. Më pas, në orën 12:00, delegacionet nga Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva do të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet me familjet firmëtare te Monumenti i Pavarësisë, në Parkun Rinia, që i paraprin festimeve të 104 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit të tyre dy ditor në Tiranë, delegacionet do të vizitojnë në terren edhe disa nga projektet madhore që Bashkia e Tiranës ka nisur të zbatojë, si rehabilitimi i Sheshit “Skënderbej”, i cili është konceptuar që të përfaqësojë të gjitha trevat shqiptare, apo rindërtimi i stadiumit “Qemal Stafa”.

Ndërkaq, ditën e Dielë, duke nisur  nga ora 10:00, nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, do të mbahet Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit në Hotel Plaza.

Me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të mbajë fjalën e mirëseardhjes, e cila do të pasohet më pas edhe nga fjalët përshëndetëse të kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, kryetarit të Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi, kryetares së Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, si dhe nga kryetari i Bashkisë së Ulqinit, z. Nazif Cungu.

Mandej, konferenca do të vijojë me prezantimin dhe shkëmbimin e eksperiencave të bashkive shqiptare në rajon, si dhe në fund të saj do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes 5 kryetarëve të bashkive shqiptare.

Next Post
Rrezikohen 25 mijë vende pune në Shqipëri pas rregullave të reja për call center në Itali

Rrezikohen 25 mijë vende pune në Shqipëri pas rregullave të reja për call center në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com