TIRANE- Qindra familje që trajtohen me bonus qiraje prej 4 muajsh nuk po marrin lekët nga Bashkia e Tiranës. Bllokimi është konfirmuar dhe nga zyrtarë pranë drejtorisë së strehimit në Bashkinë e Tiranës, të cilët e kanë justifikuar vonesën, thjesht si procedurale dhe se në fillim të muajit maj të gjithë përfituesit që janë miratuar në Këshillin Bashkiak, do ti marrin lekët. “Bonuesi i qirasë do të merret është aty, janë Njësitë Bashkiake ato të cilat bëjnë shpërndarjen, në dijeninë tonë fondi është miratuar por vonesat janë te njësitë”, – thotë Bashkia e Tiranës.