• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia e Tiranës: 2 milionë dollarë për rikualifikimin e Njësisë 11

by Java News
27/01/2016 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 9 mijë banorë të Njësisë Administrative nr. 11 do të përfitojnë nga investimi i Bashkisë së Tiranës për më shumë hapësira publike, rrugë të reja, mure dekorative, sinjalistikë rrugore dhe zhvendosje të linjave elektrike dhe telefonike.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në bllokun e banimit prej 30 hektarësh në njësinë nr. 11, ku është investuar për rikonstruksionin e rrugëve, si dhe infrastrukturën mbitokësore dhe nëntokësore të kësaj zone.

“Investimi që përurojmë sot është një investim që i ka kushtuar 2 milion dollarë Bashkisë së Tiranës, në një zonë informale, e cila njihet si blloku i Shinave, pranë Bregut të Lumit, në zonën administrative të Laprakës. Më vjen mirë për 9 mijë banorët e zonës që përfitojnë nga ky investim, i cili përfshin sinjalistikë, trotuare, hapësira publike, rrugë të asfaltuara etj”, u shpreh Veliaj.

Sipas tij, njerëzit nuk jetojnë vetëm me asfalt, por kanë nevojë edhe për institucione sociale. “Për herë të parë, në këto zona po pilotojmë një koncept të ri, ku jemi duke ulur muret rrethuese, në mënyrë që njerëzit të ndjejnë se jetojnë në komunitet. Në qytet kemi nevojë për hapësira për sytë dhe fëmijët tanë, si dhe për hapësira publike për të liruar trotuaret ku kalojnë familjarët e secilit prej nesh”, tha Veliaj.

Po ashtu, krahas  investimeve në infrastrukturën rrugore, kryetari i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se janë duke vijuar punimet në zonën e Bregut të Lumit, për të forcuar të dy anët e lumit, me qëllim për të shmangur përmbytjet e së kaluarës.

“Duke kryer investime të tilla, i tregojmë çdo qytetari që ato pak taksa modeste që paguan për Bashkinë e Tiranës po i administrojmë me korrektesë dhe po rrisim ndjeshëm cilësinë e jetës në këtë zonë”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Veliaj theksoi se qytetarët përfitojnë nga këto investime edhe me rritjen e vlerës së pronës së tyre. “Nga ky investim i fundit për 9 mijë banorë që jetojnë në këtë zonë, të gjitha agjencitë e pasurive të paluajtshme thonë se vlera e pronës është rritur nga 50-70%”, tha Veliaj. Ai ftoi të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë për të ruajtur investimet. “Duke ruajtur investimet e përbashkëta, secili prej nesh rrit edhe vlerën e pronës së tij, duke bashkëpunuar me bashkinë”, u shpreh Veliaj.

Projekti i zbatuar nga Bashkia e Tiranës solli ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugëve, si edhe infrastrukturën mbitokësore dhe nëntokësore, duke e kthyer këtë zonë në kushte optimale jetese.

Next Post

Virusi “zika” përparon në Evropë, konfirmohet rasti i parë në Danimarkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In