• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Bashkia: Ata që lejuan kafenetë buzë Liqenit, janë kundër këndeve të lojërave

by Aalison Pearse Stevens
20/02/2016 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen që Partia Demokratike vazhdon të kundërshtojë hapur krijimin e këndeve të lojërave për 200 mijë fëmijët e Tiranës, si dhe të hapësirave të reja publike për qytetarët.

Në një njoftim për shtyp, Bashkia Tirane, sqaron se, pasi në 4 vjet nuk ndërtuan qoftë edhe një kënd të vetëm lojërash për fëmijët e kryeqytetit, por në vend të tyre dhanë me dhjetra leje abuzive ndërtimi, mes të cilave edhe ndërtimin e një pallati 17 katësh nën digën e Parkut të Liqenit Artificial, sot zyrtarët e Partisë Demokratike kërkojnë të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të Tiranës.

Sot këshilltarët e PD-së ngrejnë zërin kundër një parku lojërash për fëmijë, ndërkohë që deri dje kur ishin në krye të punëve të Tiranës, lejuan ndërtimin e mbi 30 kafeneve rreth e rrotull Liqenit Artificial, të cilat janë formuar si çibanë e po i zënë frymën zones përreth. Ky standard i dyfishtë i Partisë Demokratike është një sjellje e turpshme e një force politike, e cila synon vetëm pengimin e zhvillimit të qytetit.

Për transparencë ndaj qytetarëve, Bashkia e Tiranës po publikon edhe lejen e dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për nisjen e punimeve për ndërtimin e parkut fantastik të lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial, i cili brenda pak muajve do mund të frekuentohet e shijohet falas nga të gjithë fëmijët e qytetit.

Gjithashtu, për t’i shkuar deri në fund transparencës tonë, do të publikojmë edhe fotografitë e dhjetra kafeneve që Lulzim Basha dhe këshilltarët e PD-së lejuan e ndërtuan rreth e rrotull Liqenit Artificial, ndonëse qytetarët e Tiranës e dinë mirë se kush e shkatërroi qytetin në 4 vitet e fundit.

Bashkia e Tiranës dëshiron të sigurojë qytetarët e Tiranës se do të vazhdojë punën për realizimin e një sërë projektesh madhore për qytetin, të cilat deri dje kishin mbetur peng i përtacëve që e drejtuan këtë qytet nga viti 2011 në 2015.

a286b695-fe25-448f-a50d-e4182feeb06c

Next Post

Tre llojet e puthjeve që një çift duhet t'i provojë patjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

“Toronto Star”: Shqipëria në kulmin e bumit turistik: Nga izolimi te destinacioni “must-see” i Evropës

August 24, 2026
Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

Vrasja e babë e bir në Dukagjin/ Autorët zbrazën kallashnikovin ndaj automjetit të viktimave, gjenden 50 gëzhoja në rrugë

August 24, 2026
Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

Shtyhet vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë, përshkallëzohet përballja Rusi–Ukrainë

August 24, 2026
Në aksion për inspektimin e lidhjeve të paligjshme, qëllohen me armë zjarri punonjësit e ujësjellësit në Mitrovicë

E rëndë në Kosovë, vritet gruaja shtatzënë, plagoset rëndë një person

August 24, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Mesazhi i unitetit në një kohë përçarjesh

August 24, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Kursi i këmbimit, sa shiten dhe blihen euro, dollari dhe monedhat e tjera sot

August 24, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e hënë 24 gusht 2026: Peshqve u zgjohet sërish pasioni

August 24, 2026
Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

Gati 32% e shqiptarëve në pasiguri ushqimore? Çfarë tregon raporti i FAO-s

August 24, 2026
E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi, videoja tregon lëvizjet e Altinit para se t’i merrte jetën Luljetës

August 24, 2026
Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

Biznesmeni rrëzohet nga varka në detin Jon, nuk gjendet. Gruaja e tij e dëgjoi duke bërtitur “fikeni motorin!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com