• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkëthemeluesi i “Facebook” befason me deklaratën e tij: Zuckerberg ka “fuqi të pakontrolluar”, duhet mbyllur

by Java News
10/05/2019 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Chris Hughes e ndihmoi Mark Zuckerbergun të transformojë Facebook-un nga një “projekt i dhomës së fjetjes” në një biznes të vërtetë. Tani, ai po bën thirrje që kompania të “shpërbëhet”.

Në një artikull të gjatë si opinion, të botuar të enjten në “New York Times”, njeriu që llogaritet si bashkëthemeluesi i Facebook-ut, thotë se Zuckerberg ka “fuqi të pakontrolluar” dhe ndikim “shumë më të madh se të gjithë të tjerët në sektorin privat apo në qeveri”.

Sipas tij, “Marku është një person i mirë”, por shton se ai është “i zemëruar që fokusi i tij në rritjen e platformës e bëri atë të sakrifikojë sigurinë dhe civilizimin për klikimet”.

“Mark është ende i njëjti person që e shihje dikur duke përqafuar prindërit e tij kur ata largoheshin nga dhoma e përbashkët e konviktit, në fillim të vitit të dytë. Ai është i njëjti person i cili zvarritet duke studiuar, ra në dashuri me gruan e tij të ardhshme, si dhe fjeti në një dyshek në dysheme në një apartament të vogël vite pasi ai mund të kishte shumë më tepër. Me fjalë të tjera, ai është njeri. Por është njerzillëku i tij që e bën fuqinë e tij të pakontrolluar aq problematike”, ka shkruar Hughes.

“Unë jam i zhgënjyer në veten time dhe në ekipin e parë të Facebook-ut për të mos menduar më shumë se si algoritmi i Facebook-ut mund të ndryshojë kulturën tonë, të ndikojë zgjedhjet dhe të fuqizojë udhëheqësit nacionalistë”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi. “Dhe unë jam i shqetësuar se Marku e ka rrethuar veten me një ekip që përforcon besimet e tij, në vend që t’i sfidojë ato”.

Në një opinion të publikuar në Washington Post në mars, drejtori ekzekutiv i Facebook-ut u përpoq të skicoi zonat ku mendonte që rregullimi duhet të fillonte.

Por në pikëpamjen e Hughes, thirrjet e Facebook-ut për rregullim janë një mënyrë për të shmangur një moment të mundshëm antibesimi.

Hughes, i cili ka punuar në Facebook në më shumë se një dekadë, argumenton se lëvizja konkurruese e Zuckerbergut dhe kërkimi për dominim e kanë udhëhequr kompaninë për të kontrolluar rreth 80% të të ardhurave të rrjetit social në botë.

Si rrjedhojë, sipërmarrësi thotë se Facebook tani është një “monopol i fuqishëm”.

Prandaj, mendon Hughes, qeveria e SHBA-së duhet të krijojë një agjenci të re për të rregulluar kompanitë e teknologjisë.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ “Dëshmore e Atdheut”/ Krerët e shtetit homazhe për nëntetaren, Zafire Hasanaj, Meta: Nderim e mirënjohje e thellë

FOTO/ “Dëshmore e Atdheut”/ Krerët e shtetit homazhe për nëntetaren, Zafire Hasanaj, Meta: Nderim e mirënjohje e thellë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore

September 21, 2026
“Drejtësi për Egli Progën”, motra e tij fton qytetarët në marshim: Stop kriminelëve!

Pas dy vitesh hetime, çështja për vrasjen e Egli Progës dërgohet për gjykim

September 21, 2026
Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

Kryeministri i Katarit: Lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit shkaktoi ‘tërmet’ në rajon

September 21, 2026
VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

VIDEO / Përfundon Loti 2 i aksit Elbasan–Papër, Rama publikon pamjet

September 21, 2026
Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

Pse vendet e BE po përplasen për projektligjin për akoolin

September 21, 2026
Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

Punësimi në shtet rritet sërish për tremujorin e dytë, mbi 186 mijë kontribuues

September 21, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 21 shtator 2026

September 21, 2026
Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin -

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Dera është e hapur për negociata me Iranin –

September 21, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Putini nuk ka nevojë të fitojë në Ukrainë për të fituar në Evropë

September 21, 2026
Trump dhe Macron takohen sot në Nju Jork. Çfarë do të diskutojnë të dy udhëheqësit -

Trump dhe Macron takohen sot në Nju Jork. Çfarë do të diskutojnë të dy udhëheqësit –

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com