• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bashkëshortë dhe prindër që çojnë drejt vdekjes gratë dhe fëmijët e tyre

by Java News
04/12/2023 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy gra, dy vajza shqiptare u vranë brutalisht gjatë ditëve të fundit. Ngjarjet kanë tronditur opinionin publik, pasi vrasjen e tyre e kanë organizuar vetë familjarët, për përfitime monetare.

Rasti i parë u shënua më 29 nëntor në Prishtinë, ku Liridona Ademaj Murseli u vra me një plumb në qafë teksa ndodhej në makinë së bashku me bashëkshortin dhe dy fëmijët e saj të mitur, të cilët panë t’i ekzekutohej e ëma para syve.

Bashkëshorti Naim Murseli, raporti në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje dhe Liridona kishte bërë rezistencë ndaj grabitësit.

Për këtë arsye, sipas Naimit, gabitësi i mori jetën Liridonës 30 vjeçare, shkruan vizionplus.tv.

Por, policia e Kosovës nuk u mjaftua me këtë version.

Sipas medive në Kosovë, hetuesit kishin instaluar kamera në vendin e krimit. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, pas ceremonisë mortore, Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit u vu në pranga, pasi dyshohet se është ai organizatori i vrasjes së nënës së fëmijëve të tij.

Në pranga ra edhe “grabitësi” Granit Plava si dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Granit Pllava deklaroi para hetuesve se Naimi  i kishte premtuar 30 mijë euro për vrajsen e gruas.

Sipas tij, 15 mijë ia kishte dhënë para krimit dhe 15 mijë pasi të “kishte mbaruar punën”.

Kamerat në vendin e ngjarjes kishin filmuar Naimin, i cili kishte zhvilluar takime me Plavën. Kjo ishte dhe arsyeja që policia e Kosovës i vuri prangat.

Nga ana tjetër, familja e Liridonës zhvarroi trupin e së ndjerës nga varrezat e familjes Murseli dhe ditën e sotme, 4 dhjetor, u bë varrimi në fshatin e saj të lindjes.

Të dielën e 3 dhjetorit, autorët e dyshuar të ngjarjes, Plava, Naim Murseli dhe Kokalla dolën para Gjykatës ku u njohën me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Vizionplus.tv shkruan se Murseli ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës. Sipas medieve në Kosovë, shkak dyshohet se është bërë një sugrim jete që Liridona kishte paguar në Suedi dhe në raste fatekqësish, parashikonte një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh.

Një tjetër ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, pasi një 14-vjeçare, e cila rezultonte e zhdukur prej një jave, mrëmjen e djeshme, 3 dhjetor u gjet e vrarë.

Trupi i pajetë i Vanja Gjorçevskas u gjet pranë trupit të një të moshuari.

Pesë persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dyshohen se janë pas ngjarjes së rëndë.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, dha detaje tronditëse për ngjarjen gjatë një konference me gazetarët. Dyshohet se babai shiti vajzën e tij të mitur për para.

“Motivi i vrasjes së të miturës Vanja është interesi vetjak, tha minsitri dhe siç raportojnë mediet maqedonase, rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babanë e vazjës, i cili është marrë vesh me organizatorin e grupit dhe të dyshuarin kryesor, biznesmenin Palevski.

Babai i tregoi orën që vazja kthehej nga shkolla dhe qëllimi ishte zhvatja e parave nga nëna e së miturës.

Grupi e njihte familjen dhe sipas minsitrit bëhet fjalë për një grup kriminelësh.

Sakaq, biznesmeni Ljupço Palevski-Palco dyshohet se është larguar drejt Turqisë.

Mësohet se kanë qenë të arrestuarit të cilët kanë përmendur emrin e Palcos një sipërmarrës ndërtimi i njohur sidomos në Shkup, shkruan focus.mk.

Tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje e pritet të dalin nesër në gjykatë.

Afër 45 mijë gra dhe vajza u vranë në mbarë botën gjatë vitit 2021 nga pertnerët e tyre, sipas Un Women.

Në Kosovë, sipas të dhënave të organizatave për mbrojtjen e grave, nga viti 2010 janë vrarë 50 gra nga burrat, teksa dhuna në familje po ashtu ka shënuar rritje në vitet e fundit.

Vrasjet e lidhura me gjininë, femicid apo feminicide, përkufizohen si manifestimi më brutal dhe ekstrem i dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Next Post
Flakë e tym nga ‘Rithemelimi’, agjentët e BKH shkojnë në Kuvend për të mbledhur provat

Flakë e tym nga 'Rithemelimi', agjentët e BKH shkojnë në Kuvend për të mbledhur provat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In