Poeti Bardhyl Londo shprehet se zgjedhjet e 25 prillit janë të manipuluara nga Partia Socialiste. Në një intervistë për Neës24, Londo u shpreh se që zgjedhjet ishin të manipuluara e vërtetoi edhe raporti i OSBE/ODIHR me gjithë gjuhën diplomatike të tij.
Poeti Bardhyl Londo i zgjedhur edhe këtë herë si pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, thotë se “Basha frymëzoi demokratët në fushatë, ama s’mundi të bënte të njëjtën gjë me elektoratin gri”.
Londo komentoi zhvillimet në Kuvendin Kombëtar të PD-së ku veçoi tendencën e Mark Markut për t’i thënë gjërat troç.
Ai ndalet edhe tek shpallja non-grata e Sali Berishës, për të cilën tha se përderisa s’ka prova, nuk shikon asnjë pengesë për të qenë pjesë e politikës.
Sa i përket ftesës së Kryeministrit Rama për bashkëqeverisje me PD-në, Londo përgjigjet: Imagjino ç’do bëhet në këtë vend.
/m.j