• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Bashkëqeverisja’ i zgjidh hallin durrsakut, merr lejen e legalizimit pas 13 vitesh sorollatje

by Java News
01/05/2018 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Platforma e Bashkëqeverisjes www.shqipëriaqëduam.al vijon t’i japë zgjidhje problematikave të mbartura për vite me rradhë në zyrat e shtetit.

Një problematikë e tillë është bërë publike gjatë intervistës së një prej kooordinatoreve të kësaj zyre për ERTV.

Koordinatorja Elisa Bërziu foli për rastin e një qytetari nga Durrësi i cili kishte 13 vite që sorrollatej në zyrat e shtetit për të marrë një leje legalizimi të banesës së tij. Pasi ai shprehu ankesën në platformën online u deshën vetëm 10 ditë që çështja e tij të zgjidhej.

“Në momentin që qyetari iu drejtua platformës, koordinatoret e ministrisë së drejtësisë hynë në ndërveprim me kabinetin e Ministres së Drejtësisë dhe të gjitha organizmat e tjerë e përfshirë në çështje, për ta zgjidhur atë. Dhe u zgjidh brenda 10 ditëve”, tha Bërziu.
Bërziu shtoi se deri tani ka gjithsej 6654 ankesa në platformë, nga të cilat 2286 ankesa i adresohen Ministrisë së Drejtësisë, zyrave të ALUIZNIT dhe Hipotekave.

Pjesë nga Intervista:

Gazetari: Znj. Bërziu falmeinderit që jeni në këtë takim të dytë këtu në ERTV, dedikuar bashkëqeverisjes me qytetarët. Ju jeni koordinatore e kësaj zyre për Ministrinë e Drejtësisë, Bujqësisë dhe për Qarkun Tiranë. Por le t’ja nisim nga Ministria e Drejtësisë. Cili është volumi i problematikave që trajtoni në këtë sektor dhe të cilës natyrë janë këto problematika?

Nga një analizë të bërë për të gjitha ankesat që janë adresuar në platformë, ku gjithsej janë 6654 ankesa, mund të themi se një e treta e tyre janë ankesa që i adresohen Ministrisë së Drejtësisë. Kemi 2286 ankesa të adresuara pranë kësaj ministrie. Dihet që cështja më shqetësuese në Shqipëri është e ndërthurur me pronat. Përditë ne ndeshemi me problematika që i drejtohen ALUIZNIT, Hipotekave apo vetë Ministrisë.

Gazetari: Për ta kuptuar më konkretisht qasjen që keni ndaj problematikave të qytearëve, a mund t’i referohemi një rasti konkret që keni trajtuar?

Patjetër. Ne mund t’ju sjellim në vëmendje rastin e një qytetari nga Durrësi i cili kërkonte të bënte legalizimin e banesës së tij që nga viti 2005, vit në të cilin filloi vetëdeklarimi i ndërtesave informale. Ai kishte ndërtuar një ndërtesë që në vitin 1992 dhe kishte 13 vite që priste zgjidhjen e problemit të tij.

Gazetari: Dhe si u zgjidh kjo problematikë? Pati një ndërveprim organizativ midis institucioneve shtetërore?

Në momentin që qyetari i adresohet platformës, koordinatoret e ministrisë së drejtësisë hynë në ndërveprim me kabinetin e Ministres së Drejtësisë dhe të gjitha organizmat e tjerë e përfshirë në cështje, për ta zgjidhur atë.

Gazetari: Sa kohë ju desh për ta zgjidhur këtë problematikë?
Vetëm 10 ditë.

Gazetari: Po si ka mundësi që u zgjidh për vetëm 10 ditë një problematikë që nuk ishte mundur të zgjidhej për 13 vite rradhazi?

Është domethënës fakti që këto 6 muaj të funksonimit të bashkëqeverisjes kanë qënë edhe muaj reflektimi të rasteve që janë trajtuar. Mund të përmend edhe rastet e ndëshkimit të ndërmarra nga Ministrja Gjonaj. Kemi 81 zyrtarë të shkarkuar nga detyra, 45 prej tyre kanë marrë vërejtje apo paralajmërim për përjashtim nga detyra, për shkak të këtyre problematikave. Ministrja Gjonaj, në fund të çdo dite të premte merr një raport të detajuar për rastet e paraqitura.

Gazetari: Pas këtij raporti nisin hetimet administrative?
-Po, për cështje që janë zgjatur për një kohë të gjatë, nis hetimi administrativ dhe më pas merren masat e nevojshme.

Gazetari: Sa raste të ngjashme si ky keni trajtuar në punën tuaj? Ju pyes sepse kur përmendni shifrat e zyrtarëve të ndëshkuar, kjo do të thotë që diçka nuk shkon me sjelljen e administratës publike…

-Ne mund t’ju sjellim ca shifra të ankesave të adresuara te Ministria e Drejtësisë. 53 % e tyre lidhen me zyrat e ZRPP-ve gjë që tregon se në këto zyra ka shumë problematika. 25 përqind e tyre i drejtohet ALUIZNIT. Pjesa tjetër hipotekave apo sistemit të burgjeve. Këto janë problematika të mbartura ndër vite.

a.ç

Next Post
Gjonaj: Gjyqtarë dhe prokurorë po largohen vetë nga frika e vettingut

Gjonaj: Gjyqtarë dhe prokurorë po largohen vetë nga frika e vettingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Drafti i PS për referendumet, eksperti Kume: Një hap drejt demokracisë së drejtpërdrejtë

March 25, 2026
Krah Koçiut, Rama ndan pamje nga mbledhja e qeverisë! Edhe ministrat e rinj në tryezë pas betimit para Presidentit

Rama vijon analizat me ministrat, të shtunën mbledhje e zgjeruar me Grupin dhe Kabinetin

March 25, 2026
Ambasadori i BE dorëzon progres raportin për Shqipërinë: KE, gati t’ju mbështesë për mbylljen e negociatave deri në fund 2027

Platforma e dialogut të hapur, Gonzato: Parlamenti ka rol kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë

March 25, 2026
U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

U vra nga bashkëshorti, flet vëllai i Dashurie Rrapaj: Shefitin ta groposin në kanal!

March 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In