• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Bashkëqeverisja’, Rama: Pedagogët kanë zgjedhur të bojkotojnë mësimin!

by Java News
09/01/2019 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot në sallën e Hartave në Kryeministri takimin e parë për këtë vit për platformën e Bashkëqeverisjes dhe me koordinatorët e kësaj platforme. Rama tha se numri i rasteve që kanë denoncuar në këtë platformë është rritur. Kryeministri tha se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i drejtohen platformës për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre. Rama tha se nëse do të ketë vonesa të qëllimshme për zgjidhjen e ankesave atëherë do të ketë ndëshkime. Kryeministri foli për studentët dhe bojkotin e mësimit në disa fakultete. Kryeministri nuk la pa përmendur pedagogët dhe anëtarët e sekretariateve, që sipas tij, kanë dezinformuar si dhe kanë zgjedhur të mos shkojnë në orët e mësimit. Rama foli edhe për tarifat e masterit, dhe tha se tarifat do të përgjysmohen vetëm për studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike.

Rama: Drejtohuni tek platforma, ndëshkime për vonesat

Në takimin e zhvilluar me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Rama iu bëri thirrje qytetarëve që t’i drejtohen platformës. Rama paralajmëroi se në rast se do të shihet se ka vonesa të qëllimshme për zgjidhjen e ankesave atëherë do të merren masat. “ Drejtojuni platformës, brenda 10 ditësh do keni përgjigje. Nëse ka do shihet se ka vonesa të qëllimshme atëherë do të ketë ndëshkime.”-tha Rama.

Bojkoti në disa fakultete/ Rama kapet me pedagogët: S’duan të bëjnë mësim, rrinë në kafe, bëjnë lojën e nonë dajës

Kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kësaj here ka folur për pedagogët. Rama tha se të gjithë shqiptarët u informuan se tarifat do të përgjysmohen, por sipas tij, vetëm “bufat e sekretarisë së universiteteve” nuk e kanë ditur. Rama tha për pedagogët se kanë zgjedhur vetë të bojkotojnë mësimin. “Qeveria do paguajë 50% të tarifës për studentët, 100 % për ata me ndihmë ekonomike dhe kategorinë të sepcifikuara që do marrin një bursë studimore. Tani këtë edhe bufat e parkut të liqenit e kanë marrë vesh nuk e paskan marrë vesh disa bufa të sekretarisë së universiteteve. Ka pedagogë që nuk duan të bëjnë mësim, por preferojnë që t’i lënë studentët rrugëve se duan të rrinë vetë nëpër kafe. Bëjnë lojën e nonë dajës.”-tha Rama.

Rama me koordinatorët: S’ndërhyjmë tek masteri, përgjysmim për ekselentët dhe ata me ndihmë ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e qeverisë lidhur me kërkesën për uljen e tarifave të masterit. Rama tha se përgjysmim për masterin do të përfitojnë të gjithë studentët ekselentë dhe ato që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike.

“E kam dëgjuar fjalën master deri në 3 të mëngjesit më shumë se tërë gjelat e Surrelit. S’ka mundësi dhe s’është e drejtë të ndërhyhet tek masteri, nuk ndodh askund. Do të përgjysmojmë masterin për ata me 9-10 dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike. Të tjerët do e paguajnë të plotë. S’kalohet jeta studentore duke kërkuar nga shteti apo nga prindërit. “-tha Rama./a.meta

Next Post
Gjiknuri inspekton autostradën Tiranë-Elbasan: Në pranverë përfundon plotësisht!

Gjiknuri inspekton autostradën Tiranë-Elbasan: Në pranverë përfundon plotësisht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com