• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkëqeverisja po kërkon një president tjetër mbi palët, Shqipëria një opozitë të re!

by Java News
20/10/2021 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi

Prania e presidentit shqiptar Ilir Meta, në tribunën “vip” të Celtic Park, duke festuar si ultrasit e tjerë me shallin ngritur lart, ndërsa këndonte “You’ll Never Walk Alone”, në një ndeshje mes Celtic dhe Ferencvarosh, tërhoqi jo pak vëmendje edhe në Britani.

Kjo lëvizje dhe prania e pazakontë e kreut të shtetit shqiptar në një stadium të mbushur plot me tifozë skocezë vjen pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim vendimin e Kuvendit, për shkarkimin e tij nga detyra. Ai u shfaq në një stadium skocez, për të përjetuar emocione futbolli në të njëjtën kohë kur Berisha po mbante Foltoren e radhës në Dibër.

Presidentit i mbaron mandati verën e vitit që vjen, ndërkohë, shkarkohet ose jo nga detyra brenda këtij viti, maxhoranca besohet se e ka gjetur emrin e ri të kreut të shtetit. Edhe pse i ka votat (70+1 siç u zgjodh Nishani nga PD) PS preferon që Presidenti i ri të emërohet edhe me pëlqimin e Grupit Parlamentar Demokrat, që udhëhiqet nga Lulzim Basha.

Për Presidentin e ri pritet të arrihet një kompromis Rama-Basha, një kompromis normal, siç ishte ai mes kryeministrit aktual dhe presidentit në detyrë, kur u zgjodh Meta në vitin 2017. Kompromisi i PS-së me PD-në shihet i domosdoshëm, nga të dyja palët, sepse i tillë është edhe vullneti i ndërkombëtarëve.

Basha ka hequr dorë nga çdo pretendim për zgjedhje të parakohshme lokale, nisur nga situata e fundit në PD. Derisa të forcojë pozitat pas sulmeve në bazë, ai do të bashkëqeverisë me Ramën, duke ‘kundërsulmuar’ dyshen Berisha-Meta. Kërkesa e tij për ndryshime kushtetuese, mbi Reformën Territoriale, atë Zgjedhore dhe më kryesorja Vetting-u për politikanët, ka gjetur pëlqimin e menjëhershëm të Ramës, nisur edhe nga nevoja e këtij bashkëpunimi që Basha të mos dështojë pas sulmeve të fundit nga brenda PD-së.

Basha po kërcënon Berishën dhe Metën se do t’i çojë të parët në SPAK përmes bashkëqeverisjes dhe përkrahjes ndërkombëtare, derisa t’ju japë atyre goditjen fatale. Berisha e kishte nuhatur me kohë këtë lëvizje, prandaj edhe ka paralajmëruar disa përgjime dhe prova që disponon për të ‘fundosur’ Bashën dhe mbështetësit e tij, nëse nuk i dorëzojnë partinë me qetësi.

A kanë dosje amerikanët, që mund të ndihmojnë SPAK në goditjen e “peshqëve të mëdhenj”? Berisha është shpallur ‘non grata’, përmes akuzave të rënda nga DASH, ndërsa Meta me siguri do të ketë të njëjtin fat, pas dorëzimit të Presidencës. Amerikanët paralelisht me ngritjen e strukturave të reja të drejtësisë, për të përmbushur me sukses misionin, po nxisin konflikte të brendshme politike që ‘aktorët’ të denoncojnë njëri-tjetrin. Në këtë drejtim, politika e jashtme Amerikane, thjesht po e bën më të lehtë punën e saj në Shqipëri, ndonëse dukshëm prej kohësh qëndron e pozicionuar pro Ramës dhe Bashës. Çka do të thotë se Berisha zyrtarisht; por edhe Meta, kanë një problem të madh me SHBA-të, madje të panegociueshëm, që me siguri vetëm ata, Rama e Basha duhet ta dinë.

Kompromisi i parë i madh për të zgjedhur Presidentin e ri vjen në një kohë kur Berisha po përgatit terrenin në PD për shkarkimin e Bashës.

Basha dhe Meta me gjasa mund të shkarkohen para Vitit të Ri. Por nëse Presidentin e shkarkon Kushtetuesja, Basha nuk do të njohë asnjë rezultat që do të dalë nga një votim, të cilin, ai si kryetar i votuar pak muaj më parë dhe forumet drejtuese të partisë, do ta quajnë nul ose të paligjshëm. Kështu do të duhet një sorrollatje e gjatë nëpër gjykata, ndoshta deri në Kushtetuese, gjithnjë nëse Berisha nuk e merr selinë dhe partinë me forcë.

Në fakt Basha në PD nuk e ka dashur kurrë një koalicionin me LSI. Një i tillë besohet se iu imponua nga Berisha. Pas vendimit për të ndarë partinë me të kaluarën e saj, duke e parë atë si një shans mbijetese, PD ngjan aktualisht sikur të jetë në një ‘lufte civile’.

Në këto kushte, pas zhvillimeve të fundit Berisha do të tërheqë Metën pas vetes, për të ngritur një opozitë më të fortë e radikale dhe nga ana tjetër Rama do të afrojë Bashën për të pasur një qeveri më të gjerë e më të fortë.

Berisha dhe Meta do ndajnë detyrat e një kryetari të ri në opozitën e tyre të përbashkët, ose do të qëndrojnë pas një ‘administratori’.

Basha do të jetë i detyruar, t’i përgjigjet edhe më shumë bashkëqeverisjes me Ramën, nga tentativa e fundit e Berishës dhe e Metës, për t’i rrëmbyer pozitat aktuale të kryeopozitarit.

A do të ketë të ardhme një opozitë më radikale, ndaj së cilës është kundër Perëndimi?

A do të ketë vendi më opozitë me Bashën, nëse ai vendos të qeverisë me Ramën?

E para, e ka një përgjigje. Partitë e djathta me tendenca radikale kudo në Europë, pa qenë në një betejë kaq të hapur me SHBA-të siç po ndodh në Shqipëri, po humbin terren në politikë dhe po tkurren çdo ditë.

Tek e dyta, një qeverisje e ndarë mes Ramës dhe Bashës, herët a vonë do të shtojë pakënaqësi te Erion Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës ka ambicje për të marrë drejtimin e PS-së. Ai së fundmi nuk e ftoi Ramën në një mbrëmje ‘gala’, madje ka kohë që nuk po ‘ngrihet herët’, për të riparuar rrugët e kryeqytetit sipas porosive të kryeministrit. Prandaj edhe nga mungesa e një alternative të djathtë, si dhe faktit që ajo ka mbetur peng i njeriut të vetëm, Veliaj mund të drejtojë opozitarizmin, derisa Rama t’i hapë rrugë garës që ai të bëhet lideri i ri i PS-së.

Rama deri atëherë, në bashkëqeverisje apo në opozitë me Bashën e Veliajn, pa u shqetësuar nga faktorë të tjerë, kur të jenë mërzitur nga pushteti i gjatë i kryeministrit mund të tërhiqet, por mund të bëhet edhe President. Pse jo!

Next Post
Kosova/ BE-ja kritikon, kurse Osmani reagon: Unë emëroj, shkarkoj dhe jam ajo që vlerësoj integritetin e KQZ-së

Kosova/ BE-ja kritikon, kurse Osmani reagon: Unë emëroj, shkarkoj dhe jam ajo që vlerësoj integritetin e KQZ-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In