• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkëpunimi strategjik/ Peleshi vizitë zyrtare në SHBA, pritet në Pentagon nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes

by Java News
27/01/2023 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA u prit në Pentagon nga sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III.

Bisedimet e tyre u fokusuan në vazhdimin e bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara te Amerikës në mbrojtje dhe siguri si dhe në forcimin e dialogut politik.

Sekretari Austin dhe ministri Peleshi diskutuan per ndihmën që iu dha Shqipërisë nga Garda Kombëtare e Nju Xhersit pas sulmit kibernetik dhe ranë dakord të vazhdojnë të punojnë së bashku për të forcuar edhe më aftësitë e mbrojtjes kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes Peleshi shprehu falenderimet për mbështetjen e menjëhershme që dhanë ekipet e specializuara Amerikane të mbrojtjes kibernetike, ndërsa shprehu nevojën që mbështetja e SHBA të jetë më e zgjeruar edhe për sistemet e tjera në vend, veç atyre të Ministrisë së Mbrojtjes.

Gjatë bisedës, Ministri Peleshi e konsideroi vitin e kaluar, vit rekord sa i përket projekteve të përbashkëta me SHBA, duke përmedur këtu nisjen e punës për bazën taktike të NATO-s në Kuçovë, modernizimin e Forcës Ajrore me helikopterët Black Hawk, si dhe projektet në edukimin ushtarak, etj. Ministri Peleshi i prezantoi Sekretarit amerikan të Mbrojtjes edhe projektin e portit të ri të Porto Romanos si dhe rëndësinë strategjike që ky port ka për rajonin, Evropën Juglindore dhe Aleancën e NATO-s.

Ministri Peleshi theksoi angazhimin e vendit tonë për të qenë faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë, ndërsa u shpreh se Kosova është interesi ynë Strategjik Kombëtar dhe ne e mbështesim aspiratën euroatlantike të Kosovës.

Sekretari Lloyd J. Austin III falenderoi ministrin Peleshi për pritjen që Shqipëria i bëri Stërvitjes Defender-Europe 21 dhe të Brigades së Ndihmës së Forcave të Sigurisë së Ushtrisë Amerikane. Sekretari Austin përgëzoi ministrin Peleshi për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, për angazhimin në NATO dhe përfshirjen në të gjitha operacionet e Aleancës.

 

 

Next Post
Kush janë ‘të fortët’ që policia u çmontoi kamerat / Nga grupi i Avdylajt tek vëllai i Rrumit e Plarent Dervishaj

Kush janë 'të fortët' që policia u çmontoi kamerat / Nga grupi i Avdylajt tek vëllai i Rrumit e Plarent Dervishaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

Zgjedhjet në Serbi / Pjesëmarrje e lartë, shqiptarët synojnë tri ulëse në Parlament

October 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In