• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkëpunimi Shqipëri- Kosovë, Kumbaro firmos me homologun kosovar kalendarin kulturor!

by Java News
18/06/2018 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënshkruhet në Prizren Kalendari Kulturor Shqipëri- Kosovë. Ministrat e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Kujtim Gashi dakordësojnë kalendarin kulturor Shqipëri- Kosovë në Prizren, cilësuar si ‘kryeqyteti’ historik I kombit shqiptar. “

Kultura është hapësira jonë e përbashkët, pa kufij, kultura dëshmon më së miri se nuk ka kufi tjetër mes Kosovës dhe Shqipërisë përveç atyre administrativë,”- u shpreh Ministrja Kumbaro në ceremoninë e nënshkrimit . Në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Kujtim Gashi nënshkruan sot në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Protokollin e Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor 2018. Ministri Kujtim Gashi e cilësoi nënshkrimin e kalendarit si një ditë të rëndësishme për të dy vendet. “Është ditë shumë e veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë. Nënshkrimin e kalendarit vjetor kulturor e kemi ideuar në lokacion të veçantë në shtëpinë tonë të përbashkët. Ky akt hap rrugë të reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh ai.

Protokolli i Bashkëpunimit, i cili nënshkruhet për të pestin vit radhazi cilëson se përmes këtij akti, dy vendet janë pajtuar për përfshirjen e aktiviteteve kulturore në një kalendar të përbashkët, i cili është i bazuar në “Deklaratën e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës” nënshkruar në Prizren më datë 11 janar 2014.

Kalendari i përbashkët kulturor Shqipëri- Kosovë 2018 dakordëson aktivitete në fushën e trashëgimisë, që kanë të bëjnë me digjitalizimin e trashëgimisë dhe trajnime e edukim në fushën e restaurimit dhe konservimit; ekspozita në fushën e arkeologjisë dhe të muzeve; pjesëmarrje e Kosovës në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, që do të mbahet në Tiranë; projeksione të premierave të pesë filmave, bashkëprodhime të dy qendrave të filmit; AQSHF do të realizojë premierën e filmit pa zë “Balkan Ëars”, shoqëruar me muzikë ‘live’ nga artisti kosovar Adorel Haxhiaj; bashkëpunime në fushën e librit, mes qendrave të fëmijëve, etj.

Një ekspozitë e artistes Flaka Haliti do të sjellë në GKA veprat e saj bashkëkohore duke shënuar edhe ekspozitën e parë personale të saj në Shqipëri . Ministrja Mirela Kumbaro Furxhi theksoi se “Ky kalendar është formalizim i një bashkëpunimi dhe komunikimi kulturor, ne angazhohemi si institucione përgjegjëse për të hartuar bashkëpunimin, por merita për realizimin e aktiviteteve artistike iu shkon njerëzve të kulturës, si atyre të institucioneve publike, ashtu edhe atyre të skenës së pavarur”. Të dy ministrat nënvizuan se bashkëpunimi në art e kulturë ka nisur muaj më parë më parë, siç ishte ekspozita me objekte të rëndësishme të Isa Boletinit, apo pjesëmarrja e të dy Qendrave të Filmit në Kanë e Berlin, etj. “Mendoj që ky është një moment që dy institucionet tona janë në krye të organizimeve, duke mos ndërhyrë në pjesën e pavarur të institucioneve të kulturës”- u shpreh Gashi ndërsa shfaqi para medias edhe vlerësim për punën e ministres Kumbaro në raport me lobimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Ministrja Kumbaro vlerësoi skenën e pavarur të Kosovës duke u shprehur se “Ne kemi njohur energjinë që ka skena e pavarur e Kosovës me të cilën duam të kemi një bashkëpunim, por edhe për të mësuar më shumë sepse skena e pavarur ne Tiranë nuk e ka të njëjtën pjekuri si në Kosovë. Në konceptim tim kultura është si lumenjtë, lumenjtë kur kalojnë vijën e ujit nga një vend në tjetrin, nuk pyesin nëse ka kufi dhe as që kanë pasaportë për ta treguar, kështu që unë gjykoj që ne duhet të krijojmë të njëjtin mjedis komunikimi për kulturën, për t’iu lejuar artistëve tanë të zgjerojnë audiencat e tyre“, tha ajo. Të dy ministrat nënvizuan se koncepti i kalendarit të përbashkët është i hapur dhe në të do të përfshihen edhe të gjitha vendet ku ka shqiptarë. “Koncepti i kalendarit të përbashkët kulturor është për të krijuar një skenë të hapur me Maqedoninë, me Malin e Zi, padyshim edhe me Greqinë por jo vetëm”- tha në fund ministrja Kumbaro. /ma.me

Next Post
Vetëm pak tifozë anglezë kanë udhëtuar në Rusi

Vetëm pak tifozë anglezë kanë udhëtuar në Rusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

Kush janë Epshtjejnët shqiptarë!

February 5, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

February 5, 2026
U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

U dërgua me urgjencë ditën e djeshme në spital, ja si paraqitet gjendja e ish-presidentit Moisiu

February 5, 2026
Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

Korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtorë 3 të pandehur

February 5, 2026
Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

Ervin Hajdaraga: Skema e naftës do ribëhet, fermerët do përfitojnë 10% të faturës së shitjes

February 5, 2026
Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

Spiropali në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington, ku ishte i pranishëm edhe Trump: Besimi forcon shoqërinë

February 5, 2026
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Stuhi shiu dhe shkarkesa elektrike, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 5, 2026
Kosova ia ndalon zyrtarëve aplikacionin TikTok, ministria e Brendshme: Ja arsyet

MIA sqaron vendimin për rikthimin e TikTok: Pas ndërprerjes, nis një fazë e dytë e kontrollit

February 5, 2026
Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

Të akuzuar për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë, GJKKO dënon tre persona (Emrat)

February 5, 2026
Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

Debati me Bujar Hudhrin për monumentin e Kadaresë, Brataj: Botuesi aty ishte, pse nuk foli?

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In