• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkëpunimi/ Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

by Java News
06/05/2024 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, i ftuar në bisedë të hapur nga studentët e Universitetit Ismail Qemali në Vlorë. Të nisur natyrshëm nga pozita gjeografike, të rinjtë kërkuan këndvështrimin e themeluesit të një prej grupeve më të mëdha investuese, në lidhje faktorët që do sillnin rritjen ekonomike të qytetit të tyre.

Rreth dyqind studentë patën një dialog në mjediset e Rektoratit të Universitetit me Presidentin e Grupit BALFIN, gjatë të cilit ai ndau me të pranishmit përpjekjet e veta përgjatë 30 viteve për të arritur tek mundësitë që ka sot për kontribut në ekonomi dhe shoqëri. Samir Mane i këshilloi studentët ta konsiderojnë turizmin si sektorin që do marrë peshë edhe më të madhe në ekonominë e vendit dhe të rajonit. Ai shtoi se “duhen gjetur mënyrat për t’i orientuar studimet dhe punësimet drejt industrisë së turizmit. Profesionistët që përgatiten sot duhet të udhëheqin turizmin në Shqipëri e më tej dhe Grupi BALFIN do t’i ndihmojë me të gjithë ekspertizën e grumbulluar në këtë industri”.foto galeri foto galeri

Të rinjtë treguan se ishin të gatshëm që të fillojnë zbatimin e njohurive akademike në projekte konkrete dhe këtë mund ta realizojnë edhe nëpërmjet hapësira që u krijojnë kompanitë e Grupit BALFIN. Me aktivitet në disa industri dhe në 11 vende të ndryshme, këto kompani i janë bashkuar programit B4Students, i cili bën që të rinjtë të njihen me tregun e punës dhe më pas të bëhen pjesë e rëndësishme e tij.

“Me Fondacionin Mane dhe programin e specializuar B4Students tashmë kemi filluar t’i shërbejmë sistemit arsimor dhe të rinjve në zhvllimin e tyre personal dhe profesional” shtoi Samir Mane, duke i ftuar studentët të bëhen pjesë e mundësive që ofrojnë kompanitë e Grupit BALFIN.

Rektori i Universitetit Ismail Qemali, prof.Roland Zisi, shprehu kënaqësinë e vendosjes së një bashkëpunimi shumëplanësh mes universitetit që ai drejton dhe Grupi BALFIN. Nëpërmjet marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin Ismail Qemali në Vlorë, Grupi BALFIN angazhohet të kontribuojë me praktika profesionale për studentët, bursa studimi dhe investime infrastrukturore.

Rektori i Universitetit, profesor Zisi, i dorëzoi Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane, emblemën simbolike të universitetit në shenjë vlerësimi si model i njeriut të suksesshëm në biznes që përputhet me filozofinë e universitetit.

Next Post
Sarandë/ Sherr me sende të forta në një lokal: Shpallet në kërkim 44-vjeçari. Procedohet dhe 26-vjeçarja, dyshohet se…!

Sarandë/ Sherr me sende të forta në një lokal: Shpallet në kërkim 44-vjeçari. Procedohet dhe 26-vjeçarja, dyshohet se…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

Territorialja/ PD kundër dëgjesave në terren, kërkon zhvillimin e tyre në Kuvend

March 11, 2026
“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

“Me mua ji serioze, s’je te Saliu këtu”, Ngjela-Kuçanës: Do të iki, s’flitet kështu me mua!

March 11, 2026
EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Zbardhet lista përfundimtare, 14 kandidatë në garë për kreun e ri të Policisë së Shtetit

March 11, 2026
PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

PD drejt një muzeu politik: Kur opozita kthehet në pronë familjare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In