• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Bashkëpunim për të ndërtuar bashkekzistencën harmonike njeri-natyrë”

by A R
23/04/2021 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalimin e tij të gjate Samitit të Liderve për klimën ,presidenti kinez  Xi Jinping  tha se përballë vështirësive të pashembullta në qeverisjen globale të mjedisit, bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë angazhime të guximshme dhe të zbatojë me përgjegjësi e të bashkëpunojë për ndërtimin e një bashkekzistence harmonike mes njeriut dhe natyrës.
Ai theksoi se njerëzimi duhet ta mbrojë natyrën dhe mjedisin ekologjik  dhe të promovojë formimin e një modeli të ri të bashkëjetesës harmonike midis njeriut dhe natyrës.

Të mbrosh mjedisin do të thotë të mbrosh produktivitetin dhe të përmirësosh mjedisin do të thotë të rritësh produktivitetin. Ne duhet të braktisim modelet e zhvillimit që dëmtojnë ose minojnë mjedisin ekologjik dhe duhet t’u themi jo qasjeve dritëshkurtra për qëllime përfituese në kurriz të mjedisit.

Përkundrazi, ne duhet të shfrytëzojmë mundësinë e madhe në kalimin e gjelbër dhe të lejojmë që fuqia e novacionit të na shtyjë në përditësimin e strukturave tona ekonomike, energjetike dhe industriale dhe të garantojmë që mjedisi të shërbejë për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror në të gjithë botën.
Presidenti Xi theksoi se duhet të punojmë në bazë të ligjit ndërkombëtar, të ndjekim parimin e barazisë dhe drejtësisë dhe të përqendrohemi në veprime efektive. Ne duhet të mbështesim sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb dhe të veprojmë në përputhje me objektivat dhe parimet e paraqitura në Konventën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshjen e Parisit si dhe të punojmë për përmbushjen e Agjendën për Zhvillim të Vazhdueshëm 2030. Ne të gjithë duhet të bashkëpunojmë për udhëtimin e ri drejt shkarkimeve zero të karbonit. Në këtë proces është e nevojëshme të bashkojmë duart dhe jo të fajësojmë njëri-tjetrin, duhet të këmbëngulim dhe të mos bëjmë ndryshime çdo ditë; duhet t’i mbajmë premtimet dhe mos t’i shkelim ato.

Presidenti Xi theksoi gjithashtu se vendet e zhvilluara duhet të tregojnë ambicie dhe veprime më të mëdha, njëkohësisht të ndihmojnë në mënyrë efektive vendet në zhvillim ,të përmirësojnë aftësinë dhe të ofrojnë ndihmë në fushat e fondeve, të teknikës, të aftësisë në ndërtim etj.

Presidenti Xi përshëndeti rikthimin e ShBA-së në procesin shumëpalësh të qeverisjes së klimës. Kina dhe ShBA-ja sapo kanë publikuar “Deklaratën e Përbashkët përballë Krizës së Klimës”. Kina shpreson të bëjë përpjekje me bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë ShBA-në, për të promovuar qeverisjen globale të mjedisit.

Në fund, presidenti Xi tha se Kina zbaton përparësinë ekologjike dhe zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët. Si pjesëmarrëse, kontribuese dhe udhëheqëse në ndërtimin e qytetërimit ekologjik botëror, Kina praktikon me vendosmëri multilateralizmin dhe përpiqet të nxitë ndërtimin e një sistemi global të qeverisjes mjedisore që është i drejtë, i arsyeshëm dhe me përfitime reciproke. Kina e konsideron bashkëpunimin në fushën e qytetërimit ekologjik si përmbajtjen kryesore të ndërtimit të nismës së përbashkët “Një brez, një rrugë” dhe ka paraqitur propozimet saj për ekologjinë si dhe ka marrë një sërë masash për të vijuar ofrimin e ndihmës në favor të popujve të vendeve të ndryshme që marrin pjesë në ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”.

Next Post
“Skuadronet e vdekjes” janë projekt politik, e jo emocion që vjen nga dopjo e tretë e rakisë: Ju kujtohen thirrjet për “Avni Rustem” e “Vojo Kush”?!

“Skuadronet e vdekjes” janë projekt politik, e jo emocion që vjen nga dopjo e tretë e rakisë: Ju kujtohen thirrjet për “Avni Rustem” e “Vojo Kush”?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Thellohet përçarja, protesta ndahet përfundimisht në dy grupime

VIDEO/ Thellohet përçarja, protesta ndahet përfundimisht në dy grupime

September 9, 2026
Blerjet e pronave, nën monitorim! Rregullat e reja të Kadastrës për shit-blerjet mbi 6 milionë lekë

Legalizimet mbyllen në 2028! Përgjigja për procesin, brenda 30 ditëve! Shkrihen Kadastra dhe Agjencia e Pronave, ndryshime rrënjësore në procedura

September 9, 2026
Dita e 69-të e protestës, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin!

Koinçidenca misterioze e 12 shtatorit, ‘Flamingot’ përplasen me ‘UÇK’

September 9, 2026
Pas Begajt dhe Ramës, ambasadorja e re e Bashkimit Europian takohet edhe me kryeparlamentarin Peleshi

“Parlamenti të luajë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit”- Zbulohen kërkesat e ambasadores së BE-së gjatë takimit me Peleshin

September 9, 2026
Deputetja Iris Luarasi u përndoq dhe u fye nga protestuesit, Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor!

“Qelbësirllëku ushqehet me të pavërtetën”- Aktivistja u arrestua pas denoncimit të saj? Reagon Iris Luarasi: ‘Fake news’ dhe manipulim i shëmtuar, s’ka lidhje me mua

September 9, 2026
Pas gjashtë javësh pushime, Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

BE sfidon Shqipërinë dhe i lë ‘detyra shtëpie’, Kuvendi duhet të miratojë 41 nisma ligjore deri në fund dhjetorit!

September 9, 2026
Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

Kryebashkiaku i Patosit në dëgjesë me qytetarët, nuk pranojnë bashkimin me Fierin

September 9, 2026
Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

Kosova drejt vakumit institucional më 5 tetor, çfarë ndodh nëse nuk zgjidhet Presidenti?

September 9, 2026
“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

Valteri: Më mirë Veliaj ta drejtojë Tiranën nga qelia sesa një person i paaftë

September 9, 2026
Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com