• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bashkëpunim në luftën kundër krimit, Gjonaj takime me përfaqësues të drejtësisë italiane

by A R
16/11/2017 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të vizitës zyrtare të Ministres së Drejtësisë në Romë dhe delegacionit shqiptar, u zhvilluan një sërë takimesh me Kryetarin e Gjykatës së Lartë Italiane të Kasacionit, Giovanni Canzio, i cili me shumë vëmendje mirëpriti prezantimin e bërë nga Ministrja e Drejtësisë lidhur me zhvillimet e fundit të Reformës në Sistemin e Drejtësisë.

Pasi prezantoi problemtikën që ndeshet edhe në sistemin shqiptar gjyqësor dhe masat e ndërmarra për shkurtimin e afateve kohore të gjykimit të çështjeve civile dhe penale në Gjykatën e Lartë të Kasacionit, Canzio, ofroi bashkëpunimin e tij për mbështetjen e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të riorganizimit të saj, që u mirëprit nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Canzio shprehu gatishmërinë e tij dhe të Gjykatës Italiane të Kasacionit për të zhvilluar në të ardhmen edhe një tryezë me anëtarët e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Një vizitë e shkurtër e delegacionit shqiptar u zhvillua edhe në ambientet dhe sallat e gjyqit të Gjykatës së Kasacionit.

Në vijim të takimeve në institucionet e rëndësishme të drejtësisë italiane Gjonaj dhe delegacioni shqiptar zhvilluan takime me përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Çështjeve Penitenciare në Itali. Delegacioni u prit nga Zëvendësdrejtori i administratës së burgjeve, që bëri një prezantim të shkurtër të gjendjes së sistemit penitenciar në Itali. Më pas, u prezantua organizimi dhe funksionimi i këtij institucioni në të cilin u pasqyruan edhe të dhëna konkrete të konfigurimit të sistemit elektronik që administronte kjo Drejtori, dhe që përmbante informacion të detajuar mbi gjendjen në kohë reale të numrit dhe të shpërndarjes së të dënuarve nëpër institucionet penitenciare në vend.

Në takimin në Ministrinë e Drejtësisë italiane, delegacioni shqiptar vijoi zhvillimin e diskutimeve në nivel teknik me përfaqësues të kabinetit, të departamenteve teknike të Ministrisë së Drejtësisë së Italisë, si dhe përfaqësues të urdhrave profesionalë të noterit, avokatit dhe ekspertëve tregtarë.

Gjatë këtij takimi në nivel teknik, u diskutua më në hollësi mbi çështjet që mund të jenë objekt i Marrëveshjes kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Italisë.

Gjatë vizitës së saj në Romë, Ministrja Gjonaj zhvilloi takime në Këshillin e Lartë të Magjistraturës, me nën kryetarin e saj Legnini dhe delegacionin e tij. Legnini pas vlerësimeve tepër pozitive të shprehura për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, u shpreh i hapur  për bashkëpunim të Këshillit me organet e reja të qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj, vijoi me vizita në dy institucione të rëndësishme të drejtësisë italiane, përkatësisht në Drejtorinë Kombëtare Antimafia si dhe në Autoritetin Kombëtar Antikorrupsion.

Takimi në Drejtorinë Kombëtare Antimafia ishtë pjesë e axhendës së vizitës së Ministres. Në këtë takim, Ministrja u prit nga z. Franco Roberti, Prokuror i Përgjithshëm i Drejtorisë Kombëtare Antimafia, nga zv Prokurori i Drejtorisë dhe prokurorë të drejtorisë. Në këtë takim Ministrja e Drejtësisë Gjonaj bëri një prezantim të risive të reformës në drejtësi sa i përket drejtësisë penale ndryshimeve të fundit për organizimin e prokurorisë, Këshillit të Lartë të Prokurorisë si dhe institucioneve të reja të posaçme për hetimin dhe gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Delegacioni italian ngriti çështjet e ndryshimeve ligjore për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë si rjedhojë e veprimtarisë kriminale, sidomos në rastet kur ato janë pasojë e vendimeve të gjykatave italiane. Ministrja Gjonaj, mori garancinë nga z. Roberti, për vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë institucional me Qeverinë Shqiptare dhe me organet e posaçme të SPAK edhe nën drejtimin e Prokurorit të ri të zgjedhur rishtaz.

Gjatë vizitës së saj në Autoritetin Kombëtar Antikorrupsion Gjonaj u prit në këtë takim nga Presidenti i Autoriteti Kombëtar Antikorrupsion z. Raffaele Cantone. Ministrja e Drejtësisë Gjonaj foli rreth rolit të Ministrisë së Drejtësisë, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, dhe mundësive të bashkëpunimit me Autoritetin Kombëtar Antikorrupsion në kuadrin e prioriteteve të Qeverisë Shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga ana e tij, Cantone shprehu gatishmërinë e institucionit për të mbështetur Shqipërinë në fushën e politikave dhe masave parandaluese antikorrupsion, edhe përmes një memorandumi të mundshëm bashkëpunimi, sikurse është lidhur nga ky Autoritet edhe me Republikën e Serbisë dhe Malit të Zi. Nga ana tjetër, z. Cantone propozoi identifikimin e rregullave koordinuese të të gjithë aktorëve vendas që janë të përfshirë në hartimin e masave antikorrupsion, për një luftë sa më efikase në fushën e antikorrupsionit./a.m.

Next Post
Sigurimsat në PD, Klosi: Gazidede zhduku dosjet e njerëzve me peshë

Ish-atasheu ushtarak: Si përfundoi Gazidede në Ankara me asistencë dhe duke shkruar libra

Comments 1

  1. festim Gjata says:
    8 years ago

    Te thuash qe kishte ardhur vertet koha, tashme dihet kjo.
    Por askush num mundi ta bente kete qe po behet sot.
    Te ndryshojme imazhin e vendit te syte e botes, kjo eshte sfida jone dhe me vjen mire qe dikush po perpiqet vertet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In