• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

 Bashkëpunim global kundër sfidave të përbashkëta

by
22/09/2021 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalimin nepermjet videos që mbajti Presidenti kinez Xi Jinping në sesionin e 76 – të të  Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së  paraqiti propozimin për zhvillimin global, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në përballimin e kërcënimeve e sfidave globale dhe duke nxitur krijimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit.

“Tani pandemia ende nuk e ka ndalur përhapjen në mbarë botën, duke e ndryshuar thellësisht shoqërinë njerëzore. Bota ka hyrë në një periudhë të re me luhatje dhe transformim. Çdo politikan i përgjegjshëm duhet t’i përgjigjet temës së kësaj epoke, duke marrë vendime historike me besim, guxim dhe ndjenjën e misionit,” shtoi presidenti Xi.

Për të përballuar situatën aktuale, ai paraqiti në fjalim një propozim prej katër pikash.
“Së pari, duhet të mposhtim virusin dhe të fitojmë këtë luftë jetike që ka të bëjë me të ardhmen e njerëzimit. “- tha presidenti Xi. Sipas tij, shpërndarja e barabartë dhe e arsyeshme e vaksinave në përmasë botërore është detyra më emergjente. Kina do të përpiqet të ofrojë 2 miliardë doza vaksinash për botën dhe, në bazë të dhurimit të 100 milionë dollarëve amerikanë planit COVAX, do t’u ofrojë falas vendeve në zhvillim 100 milionë doza vaksinash. Ndërkohë, Kina do të vazhdojë të mbështesë dhe të marrë pjesë në gjurmimin shkencor të origjinës së koronavirusit të tipit të ri, duke kundërshtuar çdo manipulim politik mbi këtë çështje.
“Së dyti, duhet të nxisim rigjallërimin ekonomik për të realizuar një zhvillim më të vrullshëm, më të gjelbër dhe më të balancuar global.  Lidhur me këtë, ai shpalli Nismën për Zhvillimin Global.

Presidenti kinez Xi Jinping mban fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së(Foto:Xinhua)
“Megjithëse Kina ka vështirësi të mëdha për të realizuar arritjen e kulmit të lëshimit të karbonit brenda vitit 2030 dhe të asnjanësimit të karbonit para fundit të vitit 2060, do të bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme brenda mundësive që kemi.

Së treti,  theksoi se duhet të forcohet solidariteti dhe të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve ndërkombëtare me respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunimi me leverdi të ndërsjellë.

“Ndryshimet dhe problemet janë paevitueshme ndër vendet e botës. Por suksesi i një vendi nuk duhet të nënkuptohet si dështim i një vendi tjetër.  Duhet të ndërtojmë një tip të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare në bazë të respektit të ndërsjellë, barazisë, drejtësisë dhe bashkëpunimit me leverdi reciproke, duke bërë përpjekje maksimale për të zgjeruar pikëtakimet e interesave dhe për të krijuar një sinergji sa më të madhe që të jetë e mundshme,” u shpreh ai.

Më tej presidenti kinez tha:

“Populli kinez ka synuar gjithmonë paqen, miqësinë dhe harmoninë. Kina kurrë nuk ka kërkuar dhe nuk do të kërkojë hegjemoninë, as të pushtojë apo të ngacmojë vendet e tjera. Së katërti, kreu i shtetit i Kinës propozoi që duhet të përsosim qeverisje globale, duke adoptuar multilateralizëm të vërtetë.

“Në botë ka vetëm një sistem ndërkombëtar, që është me OKB-në në qendër. Ka vetëm një rend ndërkombëtar, që është rendi i bazuar mbi ligje ndërkombëtare. Ka vetëm një set rregullash të marrëdhënieve ndërkombëtare, që është bazuar mbi parimet e Kartës së OKB-së”, shtoi ai, duke nënvizuar se OKB-ja duhet të ngulë këmbë në garantimin e një rendi të qëndrueshëm ndërkombëtar, duke shtuar përfaqësueshmëri dhe fjalët e vendeve në zhvillim mbi çështje ndërkombëtare dhe duke luajtur një rol udhëheqës në shtimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit mbi marrëdhëniet ndërkombëtare.

/b.h

Next Post
Arrestohet Nikë Markaj dhe dy djemtë e tij, në fund të korrikut…

Aksion në Tiranë! 10 persona të arrestuar në flagrancë, zbardhen akuzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

October 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

October 20, 2026
Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

October 20, 2026
Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

October 20, 2026
VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

October 20, 2026
Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com